Felaj garanton opozitën: Agjentët amerikanë nuk cënojnë sovranitetin, janë 60 mln euro të bllokuara nga transaksionet e dyshimta

16 Tetor 2017, 14:11Politika TEMA

Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit të Sigurisë u shpreh se Vettingu është thembra e akilit për reformën në drejtësi, trupat e vetingut kanë filluar të plotësohen dhe shumë shpejt do të fillojë nga puna reale.

Felaj u shpreh se janë bllokuar 60 mln euro transaksione të dyshimta nga gjyqtarët dhe prokurorët

“Është një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh të verifikuar, një numër i madh transaksionesh i bërë nga ata ose familjarët e tyre”, u shpreh Felaj.

Agjentët e huaj që do vijnë në Shqipëri nuk cënojnë sovranitetin.

Ato vijnë për të ofruar ndihmë, dhe kjo nuk është hera e parë. 

Çështja e kërkimit të agjentëve të huaj është një çështje që nuk ndodh vetëm në shqipëri, natyra e hetimit është transnacional dhe prandaj janë thirrur agjentët e huaj”, u shpreh Ermonela Felaj.

Felaj deklaroi se rastet e transaksioneve të dyshimta janë denoncuar në Policinë e shtetit dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por e rëndësishme është përfundimi i hetimeve, dënimi i personave të përfshirë në aktivitet kriminal ose pastrim parash.

“Ka shumë rëndësi që palët të bashkëpunojnë të gjitha palët për kryerjen sa më të mirë të vetingut, anëtarët e PD-së së Komisionit të Sigurisë Kombëtare nuk kanë qenë se kanë pasur mbledhjen e grupit të PD”, u shpreh deputetja e PS.

1 komente në “Felaj garanton opozitën: Agjentët amerikanë nuk cënojnë sovranitetin, janë 60 mln euro të bllokuara nga transaksionet e dyshimta”

  1. Alban says:

    Ata jane para te vjedhura nga Shqiptaret ndaj e vetmja detyre e qeverise eshte ti marr mprasht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje