PLANI/ Rama kthen vëmendjen nga diaspora: Duam bashkëpunim edhe nga PD, do mundësojmë regjistrimin e plotë të shqiptarëve

16 Tetor 2017, 11:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do mbyllet me sukses regjistrimi i plotë i të gjithë shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë.

Gjatë prezantimit të “Planit për diasporën”, kryeministri Rama falënderoi të pranishmit, përfaqësuesit e LSI dhe partnerët e vendeve të tjera, duke i bërë thirrje PD që të jetë e pranishme.

Sipas tij, kjo është një temë që nuk ka qasje të majtë apo të djathtë, por ka qasje unifikuese kombëtare.

“Ministri ka bërë të mundur që në këtë tryezë të gjendet sot një dokument i rëndësishëm si pikënisje që ta çojmë përpara dhe ta mbyllim me sukses regjistrimin e plotë të të gjithë shqiptarëve ku ata jetojnë. Dua të falënderoj përfaqësuesit e LSI dhe nuk është sekret që me të njëjtën gatishmëri dhe sens të interesit të përbashkët të kishim këtu dhe përfaqësuesit e opozitës kryesore, PD, sepse kjo është një temë që s’ka qasje as majtas as djathtas, por qasje unifikuese kombëtare. Falënderoj përfaqësuesit e vendeve partnere që janë këtu dhe kam besim që eksperienca e shumëllojshme dhe e pasur e vendeve të përfaqësuara është një burim, që ne mund ta shfrytëzojmë në funksion të këtij procesi”, tha Rama.

1 komente në “PLANI/ Rama kthen vëmendjen nga diaspora: Duam bashkëpunim edhe nga PD, do mundësojmë regjistrimin e plotë të shqiptarëve”

  1. @autori says:

    Keto jane detyra te perfaqesive tona diplomatike ne bote dhe jo te kryeministrit. Duhet te ishin bere me kohe dhe nuk eshte ndonje prioritet. Ti kerkohet llogari Ministrise se Jashtme qe nuk e ka vene ujin ne zjarr akoma dhe kur te behen le ta njoftoje publikun ministri perkates. Kryeministri duhet te flase vetem per krimin dhe korrupsionin, deri sa te shohim rezultate konkrete ne luften kunder tij. Demagogjia vazhdon.. Kesaj i thone:
    “Fshati digjet e kurva krihet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje