Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka qenë dje i ftuar në spektaklin e humorit “Portokalli”.
Gjatë spektaklit, nuk munguan edhe pyetjet me ‘spec’ nga dy ‘policët’ Florian Binaj dhe Irgen Çela.
Ata e pyetën me humor ish-ministrin për largimin e tij nga posti i tij.
Tahiri ka thënë se “çdo gjë e ka një fillim dhe një fund”.
Ndërsa në FB, Tahiri shkruan: “As mu ndane e as iu ndahem”.