Basha i merr 'qytetarin dixhital' Berishës, denoncon pengmarrje

15 Tetor 2017, 19:04Politika TEMA

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vendosur në veprim ‘qytetarin dixhital’ të ish-kryeministrit Sali Berisha duke bërë një denoncim për pengmarrje.

Basha deklaron se një efektiv policie nga qyteti i Fierit i ka shkruar se Renato Çami mori peng për tre ditë një person, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë.

‘Qytetari dixhital’ i shkruan Bashës se personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte së bashku me një tjetër person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Bazuar te denoncimi që publikoi, Basha shkruan se ky është shteti mafioz i Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit.

Sipas mesazhit kjo ngjarje ka ndodhur ka dy javë më parë, por policia e ka fshehur, ndërsa personi që u mor peng është torturuar.

Deklarata e kreut te PD:

Ky eshte shteti mafioz i Edi Rames dhe Gramoz Rucit me kompani:

“Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit.

Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi polic​ia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesen e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhen prape ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar deshmine e tij. Dua te them se Renato Cami esht sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci.

Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur totalisht kete ngjarje. Ju lutem anonim.”

2 komente në “Basha i merr ‘qytetarin dixhital’ Berishës, denoncon pengmarrje”

  1. Meri says:

    Ky eshte shteti mafjoz i krijuar nga ti dhe kopeja jote dhe ti je aktor i ketije shteti mafjoz he qurrash i felliqur.

  2. Jimi says:

    Mire moj Lulekuqe politikan nuk behesh dote, po c’dreqin ke qe ne cdo hap do te kopjosh ne menyren me te keqe tellallin e se keqes qoftelargun?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje