PD paralajmëron debat të ri, e mbështet dhe LSI: Harta territoriale e PS ka dështuar

15 Tetor 2017, 21:29Politika TEMA

Partia Demokratike, krahas reformës zgjedhore do të përpiqet që ndarjen territoriale ta përfshi në rendin e ditës të debatit politik.

Reforma e miratuar vetëm më votat e mazhorancës, sipas deputetes demokrate Jorida tabaku, ka deshtuar ndërsa sot shërben vetëm për hartë zgjedhore në favor të partisë socialiste.

Tabaku: Bashkitë u ndanë thjesht për llogari elektorale. Në qoftë se themi se reforma territoriale do të kursejë 80 mln dollarë, sot sipas Ministrisë së Financave, reforma territoriale shpenzon 60 mln dollarë më shumë se ç’shpenzonte para vitit 2014.

Reforma, thotë Tabaku ne “Ora News” ka dështuar dhe në dhënien e shërbimeve për qytetarët. Territoret sipas saj janë të pa menaxhueshme dhe ndarja nuk është shoqëruar me decentralizim.

Tabaku: Nuk ofrojnë asnjë lloj shërbimi, nuk kanë asnjë buxhet, por paguajnë paga dhe kanë një nivel qeverisje që është i kotë.

Reforma është e cungët thotë Tabaku, ndërsa sipas saj dështimi ka detyruar qeverinë të mendojë për krijimin e disa rajoneve në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Tabaku: Po shumëzojnë me zero Kushtetutën dhe po krijojnë këto mekanizma që në fund të ditës do të luajnë funksionin e qarkut, do të mbledhin funksionet e Arsimit, Bujqësisë, etj pa e ndryshuar Kushtetutën.

Së pari, është antikushtetuese dhe së dyti, nuk ka për të funksionuar. Që kjo reformë territoriale të kishte disa rezultate të pritshme, duhej që ne të kishim ndjekur një rrugë tjetër dhe të mos shihnim interesin elektoral.

Deputetja demokrate refuzon të flas për numër bashkish, por thotë se reforma e re duhet kalojë nëpërmjet një studimi të hollësishëm dhe të mos ndiqen kritere politike.

2 komente në “PD paralajmëron debat të ri, e mbështet dhe LSI: Harta territoriale e PS ka dështuar”

  1. Toni says:

    Po, po vazhdoni si Kalaja e Rozafes. PS nderton e ju shkaterroni. PS ndertojn pasin tek Zogu i Zi dhe ju e shkaterruat. Shiko mos lini asnje cerdhe e kopesht apo shkolle qe ka ndertuar Erion Veliaj. Vijini kazmen sheshit qendror te Tiranes. Mos harroni te shkaterroni cdo rruge, stadium, aeroport qe eshte ndertuar apo do te ndertohet ne 4 vjetet e ardheshem. Faljuani detin grekeve dhe Malit te Zi Shodren. Jepjani Dibren Maqedonise dhe grekut Jugun e Shqiperise. Vazhdoni esadista! Shkaterrojeni Shqiperine, e vijini flaken pyjeve e tritolin godinave. Ju kemi pare per 20 vjet. Por kurre nuk do tju vije dita qe te beni keto poshtersira sepse nuk do ja u japim voten asnjehere. Ne djall vafshi mbeturina te ndyra!

  2. agim says:

    Kesaj i thone me doli gjumi grij uij ne havan.
    Dava peele,prit gomar sa te dalin bare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje