E vërteta e pengmarrjes nga “njeriu” i Ruçit në Fier, denoncuar nga Lulzim Basha

16 Tetor 2017, 11:04Politika TEMA

Lulzim Basha ka postuar një denoncim nga “qytetari dixhital” ditën e djeshme.

Sipas tij, një njeri i besuar i Gramoz Ruçit në Fier, ka marrë peng një 20-vjeçar, ndërkohë që policia, sipas tij, e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen.

Por, e vërteta është krejt ndryshe, pasi policia ka pasur një njoftim publik për ngjarjen atë ditë.

“Në lidhje me statusin e publikuar nga Kryetari i Partisë Demokratike në rrjetin social facebook ku akuzohet Policia e Fierit për fshehjen e një ngjarje, informojmë se ngjarja në fjalë nuk është fshehur, por sipas procedurës standarde të punës është publikuar dhe mund të gjendet lehtësisht si çdo njoftim tjetër në faqen zyrtare online të Policisë së Shtetit.

Konkretisht ngjarja e pasqyruar në ëeb “Më datë 03.10.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Heqje të paligjshme të lirisë” parashikuar nga neni  110/2 i Kodit Penal, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi më datë 03.10.2017 është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi F.L., 20 vjeç, banues në fshatin Petovë Fier, se në datë 02.10.2017, në lagjen “1 Maj” Fier është rrahur nga disa persona dhe është mbajtur peng për disa orë në një banesë”.

Policia e Shtetit është e vendosur të kryejë detyrën me përgjegjësi e seriozitet dhe të ndëshkojë çdo paligjshmëri e këdo që shkel ligjin. E për këtë arsye, Policia e Shtetit fton çdo qytetar dhe parti politike të kërkojë informacion duke u garantuar përgjigje në kohë, për të shmangur pasaktësitë në mos abuzimet me faktet”, sqaron policia.

Kush është Renato Çami

Renato Çami, emri i vërtetë i të cilit është Renato Saliu, është konsideruar vazhdimisht si eksponent krimi në qytetin e Fierit.

Ndërsa krahu i djathtë i tij është konsideruar shtetasi Gramoz Yzeiri, i cili deri në vitin 2009, ku u ekstradua nga Amerika, konsiderohej si një person me rrezikshmëri të lartë dhe ishte një ndër më të kërkuarit e drejtësisë shqiptare.

Gramoz Yzeiri, nga lagjja “Sheq i Madh” i Fierit, njihej si person me precedentë të shumtë penalë.

Rezultonte i skeduar në listat e personave të shpallur në kërkim që nga viti 2003 dhe i kërkuar për vrasjen e Xheladin Qelisë, ngjarje e ndodhur në vitin 1998, në qendër të qytetit të Fierit, shkruan Panorama.

Për këtë ngjarje u dyshua si i implikuar edhe Renato Çami, madje kishte dyshime se vrasjen e kryen në bashkëpunim.

Sipas Policisë, Gramoz Yzeiri, së bashku me Renato Saliun, kanë ndaluar shtetasin Xheladin Qelia, i cili ka qenë duke udhëtuar me një motor së bashku me një person tjetër, me inicialet Sh.J.

Autorët nën kërcënimin e armëve, pasi kanë ndaluar viktimën dhe personin që e shoqëronte, kanë qëlluar me breshëri automatiku mbi shtetasin Xheladin Qelia, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas kryerjes se krimit, Yzeiri dhe Çami janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Postimi i Bashës:

Ky eshte shteti mafioz i Edi Rames dhe Gramoz Rucit me kompani:

Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit.

Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi policia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesen e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhen prape ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar deshmine e tij.

Dua te them se Renato Cami esht sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci. Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur totalisht kete ngjarje. Ju lutem anonim”.

4 komente në “E vërteta e pengmarrjes nga “njeriu” i Ruçit në Fier, denoncuar nga Lulzim Basha”

  1. €piriiiiii says:

    Te Shohim sa SERIOZ eshte Ministri i Ri i Brendëshëm. Se ne Fr e dinë të gjth që Renua kishte Miqsi farefis me ishMinistrin e Mëparshëm.

  2. dani says:

    Renato Cami ka qene krahu djathte i Olldashit ne Fier ne zgjedhjet e 2009.

  3. Bedri says:

    Renato (Cami )Salia,j eshte killeri me i madhe i te gjithave koherave ne Shqiperi,ka kryer mbi 15 vrasje qe nga Tan Llumja ,vellezerit Mula ,motren e Backallinjeve,e vrasjet e fshehura nga policia te cilat i ka proceduar si vetevrasje,policin e Fierit dhe te Vlores e ka blere,kane frike nga ai se cdo drejtor policie e pagun cdo muaj,Renato Saliaj eshte kapoja i jugut,eshte i sukseshem ne trafikimin e Hashashit dhe heroines,ka pare, ka ushtar,keshtu qe shteti Shqiptar eshte i pa fuqishem para tij,se i ka blere te gjithe ministrat e brendeshem,por me e bukura eshte se ka qene i denuar me 22 vite burge per vrasje,por per cudi e hoqen nga lista e personave ne kerkim,mos e kruani me Renon se jene te pa fuqishem para tij,respekte Reno vazhdo ne rrugen tende te xhungles dhe mos u trembe nga keta legena,ti je trim ti je cami me i mire,dhe ne Vlonjatet kemi nje shprehje per camin me te mire.

    1. fieraku4u says:

      @Bedri

      HAHAHAHAHA BEDRI, HALLALL PER KETE KOMENT. TE GJITHA QE KE SHKRUAJTUR JAN TE VERTETA. DHE AJO CFARE KA SHKRUAJTUR BASHA ESHTE E VERTET. RENATO JAHO KA MBESHTETJEN E PARTISE SOCIALISTE. KY NJERI ESHTE NJE BIR KURVE, DHE NJE GJAKATAR I VERTET.

      SIC THONE VLONJATET: CAMIN ME TE MIRE, ESHTE TA VARESH NE SHESHIN E FLAMURIT NE VLORE. JU DHJEFSHA POLICIN EDHE SHTETIN SE KY NEJRI NE FIER NUK PYET AS PER POLICI DHE AS PER NJERI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje