U arrestua për trafik droge në Itali, Basha: Habilaj lëvizte në makinën e ish-ministrit Tahiri

16 Tetor 2017, 16:40Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se sot në Itali është arrestuar kreu u trafikut të drogës nga Shqipëria, i quajtur Moisi Habilaj.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryedemokrati bën një lidhje mes të arrestuarit dhe kryeministrit Rama ku thotë ky person lëvizte me makinën e ish- minsitrit Tahiri.

STATUSI I PLOTË

Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj.

Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande.

Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote?

Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen

1 komente në “U arrestua për trafik droge në Itali, Basha: Habilaj lëvizte në makinën e ish-ministrit Tahiri”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje