Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp, pas operacionit të zhvilluar nga policia në Babicë.
Ai ka kërkuar nga Prokuroria të veprojë sa më parë, pasi sipas Bashës, të gjitha faktet implikojnë Saimir Tahirin në trafikun e drogës.
Megjithatë, sipas tij, çështja nuk duhet të mbyllet vetëm me Tahirin.
Basha thotë se i implikuar është edhe Rama, që sipas tij, po bën pakt me Tahirin, pasi ky i fundit ka filmime dhe prova që implikojnë Ramën.
“Rama dhe Tahiri po bejne nje marreveshje.
Tahiri ka dokumente, filmime dhe përgjime për përfshirjen e Edi Ramës me klanet mafioze.
Rama e ka jetikë një marrëveshje me Tahirin në përpjekje për të shpetuar.
As arrestimi i Tahirit nuk do ketë sukses përsa kohë që peshku më i madh është ulur në karrigen e kryeministrit”, tha Basha.
Ai sulmoi edhe kreun e Policisë së Shtetit ,Haki Çako, që sipas tij, sot u mundua të spostonte vëmendjen me shkarkimet e drejtuesve në Policinë e Elbasanit.
“Dua të dënoj përpjekjet e Haki Çakos për të tërhëqur vëmendjen nga ky operacion i suksesshëm që u zhvillua me sukses për shkak të izolimit nga segmentet e korruptuara të policisë.
Ka kaluar një muaj kur opozita denoncoi me revoltë të madhe ngjarjen e tmerrshme të Elbasanit.
Veprimet e Haki Çakos sot nuk janë thjesht të vonuara, ato janë pa vend.
Haki Çako në mos duhet të ishte dorëhequr, duhet të ishte shkarkuar.
Katër tonëshi i kapur sot është maja e ajsbergut”, u shpreh Lulzim Basha.
Keq qeveria por kur opozita eshte luli edi rana duket lule
,,,nje dite te tere del e bubullon,,,qe “Rama e shiti Saimirin “,,,
,,sot del e birbilos,,,qe “Rama nuk e shet dot Saimirin”.
A ka qenje humane t’a kuptoje kete artikulim ??????
Eeeeee kur e thua ti mer Lul, është e besueshme
Hem,nese tahiri fundoset,marrin fund te gjithe sepse jane te lidhur si hallkat e zinxhirit.Pedeja do na propozoje perversin-mafioz