Të gjitha sëmundjet e shoqërive shqiptare në Ballkan e kanë një burim: papërgjegjësinë ndaj të mirës publike. Si mund të dilet nga ky qorrsokak?
Nga Enver Robelli
I Në librin e tij «Arratisje nga burgjet e historisë» publicisti Piro Misha përshkruan se si në pranverën e vitit 1998 kishte shoqëruar shkrimtaren e famshme amerikane Susan Sontag gjatë një udhëtimi në Shqipëri. Ata kishin parë Universitetin Bujqësor të Kamzës të shkatërruar, të plaçkitur dhe të pushtuar nga «malësorët e ardhur nga veriu i vendit», pastaj kishin vazhduar rrugën për në Vlorë, ku panë një qytet që ishte bërë «simbol i dramës së errët» pas trazirave të vitit 1997.
II «Ku e ka rrënjën kjo e keqe?», pyet Branko Merxhani, njëri prej publicistëve më të rëndësishëm shqiptarë të gjysmës së parë te shekullit XX. Duket se me të njëjtën pyetje ballafaqohej edhe Susan Sontag në vitin 1998, ndërsa po kthehej nga Vlora në Durrës, ku ishte ndalur për kafe. «Përse po mendon?», e kishte pytur Misha. Sontag: «Po mendohem sesi ka për të qenë ky vend pas njëzet vjetësh!» «Si mendon se do të jetë?», ishte pyetja e radhës e publicistit shqiptar. «Mendoj se do ta ketë të vështirë të ndryshojë».
III Çfarë i kishte bërë më shumë përshtypje intelektuales së njohur Susan Sontag në Shqipëri? Plehrat, plehrat që i shihte kudo, plehrat në rrugë, plehrat që hidheshin nga dritarja, plehrat që një grua në Kavajë i hidhte në trotuar. Pastaj Sontag tregonte se gjatë luftës në Sarajevë, gjatë rrethimit të këtij qyteti nga agresorët serbë, qytetarët gjatë pauzave të bombardimeve dilnin nga shtëpitë për të pastruar rrugët. «Kur shoh plehrat kam frikë se ky vend (Shqipëria) do ta ketë të vështirë të ndryshojë!»
IV Sa kanë ndryshuar Shqipëria dhe Kosova që nga viti 1998? Në vija të përgjithshme ndryshimet janë pozitive: lufta e Kosovës ka përfunduar me lirinë e saj, që kulmoi me pavarësi shtetërore më 2008. Shqipëria është këndellur, ka hyrë në NATO, është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Janë realizuar disa projekte të infrastrukturës që lidhin më mirë të dy vendet. Do të mund të numëroheshin edhe shumë zhvillime të tjera pozitive. Megjithatë, në këto suksese roli i botës perëndimore shpeshherë është dukshëm më i madh se i vetë shqiptarëve. Sepse shqiptarët as 20 vjet pas pyetjeve të frikshme të Susan Sontag nuk janë larguar nga mentaliteti i bashkëjetesës me plehun. Të gjitha sëmundjet e shoqërive shqiptare në Ballkan e kanë një burim: papërgjegjësinë ndaj të mirës publike. Hedhja e plehut (bërllokut, siç i thonë në Kosovë) në hapësirën publike simbolizon raportin e shqiptarit ndaj shtetit: çdo gjë që gjendet përtej pragut tim, s’më takon mua, është e shtetit, shteti është armiku, kundërshtari, dashakeqësi.
V Vërtet shtetet që kanë sunduar shqiptarët kanë qenë kryesisht armiqësore, nuk na ka sunduar Britania e Madhe, e cila do të linte pas së paku një administratë funksionale, një gjuhë botërore dhe për argëtim lojën e kriketit. Por, për marrëzitë e tyre shqiptarët nuk mund të fajësojë vetëm «pushtuesit e egër», të cilët e paskëshin penguar zhvillimin e hovshëm të kombit me origjinë ilire. Për çdo komb vjen dita kur duhet të marrë përgjegjësi për punët e veta, për të ardhmen e vet. Sa kanë marrë përgjegjësi shqiptarët për punët e tyre? Frikshëm pak. «Elitat» politike sillen në një rreth vicioz mes ideve të mprapshta «për t’ia hedhur Europës» dhe fokusimit jo në qeverisje, por në shndërrimin e qeverisjes në instrument të plaçkitjes së buxhetit, resurseve, pasurisë publike. Kjo është përgjegjësi e institucionalizuar.
VI Dhe ja ku jemi. Me një ish-ministër të Brendshëm të Shqipërisë që dyshohet për lidhje të ngushta me trafikantë të drogës. Çfarë po raportojnë mediat italiane nuk është ndonjë risi, është konfirmim i asaj që kanë raportuar edhe mediat shqiptare, çfarë kanë thënë diplomatët në kushte anonimiteti, çfarë kanë denoncuar rivalët politikë, të cilët shpesh, fatkeqësisht, janë xhelozë që s’janë vetë në pushtet për të përfituar nga krimi e korrupsioni. Çfarë shohim në Kosovë është një turmë politikanësh që pasi s’kanë lënë gjë të zezë pa i bërë vendit, nisin e mallkojnë Europën me atë retorikën e stërvjetëruar dhe aspak të besueshme: «Europa plakë, kurvë, mashtruese, proserbe…».
VII «Ku e ka rrënjën kjo e keqe?» Te përtacia jonë e përgjithshme, te apatia, te mbyllja ndaj qytetërimit, te mosekzistimi i konceptit të së mirës publike, te besimi në politikën e bërrylave dhe jo të trurit dhe përgjegjësisë. Te besimi fatal se jemi nafakëkëputur dhe të mallkuar të qeverisemi nga politikanët që askund në botë nuk merren seriozisht, sepse në çdo takim ata nuk shikohen vetëm si përfaqësues të një shteti, por edhe si përfaqësues të krimit të organizuar. Paramendojeni njëherë ministrin socialist të Punëve të Brendshme, i cili shkon dhe takon kolegun e tij italian dhe flet me të për luftimin e kontrabandës me drogës, ndërkohë që aparatet e përgjimit të policisë italiane punojnë pandërprerë. Ose: t’i paramendojmë sundimtarët e Kosovës, të cilët në çdo takim me ndërkombëtarë kanë një dert: si të marrin vesh nëse janë në listën e ngritjes së aktakuzave. Kjo «klasë politike» është prodhim edhe i kësaj shoqërie, jo vetëm i rrethanave lokale dhe ndërkombëtare. Për të ndryshuar pozitivisht shoqërive shqiptare në Ballkan u duhet një kthesë mendore, morale dhe kulturore. Kjo kthesë nuk arrihet pa u përshëndetur me partitë klienteliste, të cilat demokracinë e keqpërdorin vetëm për të ardhur në pushtet. Duke i thënë lamtumirë politikanëve që shurdhojnë opinionin me retorikë boshe, hapet një shteg drejt ardhmërisë. Që ky shteg të bëhet rrugë – për këtë duhet të zgjohet tërë shoqëria nga apatia.
Pikerisht,ke prekur ne nerv.
Kryetari Bashkise jep leje ndertimi ne sheshet publike,Gjykata ja jep privatit territorin e Shkolles,
Policia nuk protokollon denoncimet(por edhe kur protokollon nuk merr masat e duhura),qytetaret,
Shteti, indiferent ndaj shkatrrimit te prones publike.Kryeministri,Presidenti,Ministrat dhe te gjith
funksonaret e larte te Shtetit,jan abuzuesit me te medhenj te ligjit,mesuesit shesin notat,dipllomat…..!!!!
Lironi muret dhe territoret e Shkollave te pushtuar nga barbaret,nese doni te vendosni nje gure ne
themelin e kulures dhe Demokracise shqiptare.Shkolla eshte kulti mbi te gjithat kultet,nga aty
ngrihet ose degradon nje shoqeri,nje komb.
Shtetet qe kane sunduar shqiptaret nuk ishin “miqesore” si britaniket???!!! Po cfare shkruan more derdimen???!!! Mos valle atje ku sunduan britaniket (Indi, Pakistan, vendet arabe ne Lindjen e Mesme, etj), ata popuj jane me me nivel se shqiptaret??!!
Po kush ka sunduar shqiptaret? Greqia e Lashte, Alexandri i Madh e me pas Perandoria Romake apo Perandoria Romake e Lindjes (Bizanti). Sigurisht qe nen keto “sundime” nuk ishin vetem “shqiptaret”, por pothuajse te gjithe popujt e Europes. Keshtu qe nuk ka llogjike ky arsyetim!
Atehere ku i ka rrenjet kjo e keqe? Te sundimi osman? Edhe popujt e tjere te Ballkanit ju nenshtruan ketij sundimi, por nuk e kane kete “semundje te keqe”, te pakten ne nivele te tilla te neveriteshme si te shoqeria shqiptare!
Atehere, ku i ka rrenjet kjo e keqe? Vetem te bastardimi total i identitetit shqiptar, tek islamizimi i popullsise shqiptare si dhe vazhdimesia shume shekullore e vet-izolimit te shoqerise shqiptare ne nje mentalitet mesjetaro-patriarkalo-barbar!
Ik or bithekir i janullës
perfytyroni nje officer te sherbimit informative shqiptar,nje polic te policise shqiptare,nje minister te brendshem shqiptar shef policije a dike tjeter te ktij lloji. kur ai kujton koleget e tij qe kan bere te njejten pune ne vitet e monizmit,pra minister brendshem,operativ sigurimi polic I policis popullore te enver hoxhs etj etj,dhe qe anatemohen sot sikur te mos ken pas punu per shtet dhe komunitet dhe per ruajtjen e ligjit,por qe po cilsohen sot si kriminela,megjithse ata s kan fut gjo n xhep por vec kan sakrifiku rinin dhe jeten e tyre me pun te ndershme,pra kur shikohet se njeriu qe punon per shtet e ligj shperblehet me shqelm bythve dhe me sharje e edhe burgime,keta te sotmit pra,koleget,nuk jan me budallenj dhe mendojn keshtu:
dikur ishin ca ligje qe I kishte shteti I atehershem,dhe njerzit qe punonin per ato ligje po degjenerohen dhe diskretitohen nga aleanca e brendshme dhe e jashtme bashkekohore… meqe ligjet e atehershme ndryshuan dhe sot jan inekzistente.
po sikur edhe ligjet e sotme te ndryshojn ne nje te ardhme a do te degjhenerohemi edhe ne si paraardhesit tane? pergjigja esht e njohur. shiko historine,. ajo ta jep pergjigjen.
me shkoqur:
ishin ligjet kunder agjitacjon propogandes,arratisjes,spiunise ,etj etj. tash kto s jan me . dhe ata sigurimsa qe punuan per kto ligje sot jan dele e zez.
tash ka ligje kundra drogs,kundra trafikut,kundra prostitutave.
do vij koha qe droga do jet legale, qe njerzit do levizin ku ti doj trapi pa lejen e askujt dhe qe cdo femen do bej me trupin e saj ca ti doj dafllaku pa qen e inkriminuar,pra prostitucjoni do jet legal.
atehere ku do shkojn kta qe sot “pergjojn drogen”,perndjekin prostitucjonin, ndalojn kufijve dhe kthejn mbrapsht njerzit vec se s kan nje cop vul a nje cop firm me vete!!!
pra kemi nje paralele ndermjet operativave te sigurimit te djeshem dhe ketyre “operativave te ligjeve” te sotem.
te dyja palet jane punonjes te ligjit dhe kur kto ligje dalin jasht funksjoni kta njers quhen kriminela.
imagjino tash nje drog dealer si shqiptaret e shumt apo si ata kolumbjanet e famshem qe do dali ne foltore parlamenti dhe do akuzoj ministrat e brendshem policet dhe pergjuesit e sotem qe pergjojn bisedat e shitsve te droges,pra ti akuzoj si kriminela,dhe parlamenti te marr vendim dhe te nxjerr ligje qe I degjenerojn dhe I demaskojn dhe I deferencojn dhe I persekutojn per arsye se tashme ,ne ate te ardhme pra,krimi I droges do jet jo me krim se droga do jet legale. perfytyro se cdo behet,kur te gjith te denuarit per drog do ngrihen ne shoqaten e te persekutuarve te droges (si ajo e te persekutumve politike) dhe do marrin edhe demshperblime.
kurse te gjith kta deputete,dhe qeveritare qe kan miratu dhe ber kto ligje te sotme do shpallen armiq ashtu sic u shpallen ata te byros politike komuniste.
ka gallat.
sepse demokracija esht kurv dhe nga kurva prit gjithcka.
sot po krenohen e pordhnojn pse po pergjokan me aparate pergjimi njerzit e lir ne pun t t yre!
nderkaq qe anatemojn komunizmin per shtpin e gjetheve e cila eshte si nje grimce rere ne krahasim me malin shkemb te demokracis,nese bejme krahasimin e pergjimit dhe survejimit midis asaj qe ndodhte ne komunizem e asaj qe ndodh sot n demokraci.
ti mos survejo ,I thot demokracija komunizmit,
un po
ti mos pergjo
un po
ti mos perndiq
un po!!!
ne sistemin komunist kishte shum ministry . dhe ministrija e brendshme kishte shum drejtori. ishin,drejtorija e sigurimit,drejtorija e policis,drejtorija e kufirit,
nga te gjith kto ajo qe persekutohet sot eshte sigurimi. pse? flitet gjoja si luft kunder komunizmit. s esht ashtu.
shkaku esht,sepse sigurimi kishte nje te vecant. perdorte nje form pune qe quhet spiunimi I njeriut prej njeriu,perdorte edhe pergjimin secret, e forma te tjera te ktij lloji. dhe sigurimi sulmohet jo pse ishte mbrojts I diktaturs por sepse perdorte ato forma pune qe u permendem. se po te jet fjala qe e kan hallin te diktatura,ne rradh te par duhet sulmu partija e puns,komunistat, ata e vendosen . ata I benin ligjet.
pasandaj ne ministrin e atehershme te brendshme ne deg te kufirit jndodhnin vrasje ne kufi. dhe nuk sulmohet drejtorija e kufirit por sigurimi.
dhe,po te jet halli me luftu komunizmin atehre luftoni ushtrin popullore qe ishte gati per luft kundra NATOs. luftoni minatoret e atehershem qe jetonin dhe punonin me parrullen “kromi can bllokaden imperialiste”, apo naftetaret qe “nafta can bllokaden”.. ishte moto e tyre. e te mos flasim per frymzuesit e popullit ne art e kultur muzik piktur letersi,me ismail kadare qe I kendonte parti enver jemi gati kurdoher…
eshte ajo qe u tha.
njerzit kan inat spiunerin.
dhe ata qe e sulmojn kete ata e bejn per vete edhe me shum.
shikoni se cfar pergjimesh ben demokracija…
pergjon tjetri si bythqimat!!! dhe jan krenare. edhe bythqi edhe krenar. kjo ndodh vec n demokraci..
turp!
po ti shash dhe persekutosh ata njerez qe per dekada te tera kan punu per ligj dhe per shtet,atehere do sjellesh njeres qe s do dun me ja dit se cfar esht shteti dhe ligji.
mir t ju bohet!
degjenerut nje brez te tere qe ngriti shqipnin nga varfnija ne qytetnim dhe tash doni qe njerzit te bejn shtet!
harrojeni.
sa koh qe ekziston memorja popullore se ai qe punon per ligj dhe per shtet degjenerohet dhe shpallet edhe armik,sic u be me ata qe punun e luftun per 5 dekada per shqipni,per aq koh s do ket me trapa qe t punojn per ligj a per shtet.
vet e ngrejtet kte tip njeriu si antipod te “njeriu te ri” kominist.
tash pijani longun.
edhe ata qe do vijn ne pushtet ne t ardhmen ,per krime do ta ken mendjen. sepse me rrugen e ndershme te punes s fitoj kush por vec u persekutu. a nuk esht turp emri “parti e punes”? dhe nder “parti demokratike”?
pra kemi dy togfjalsha ku fjala pun esht turp dhe fjala demokraci esht mir,esht tamam.
atehere ,ndjejani t miren demokracis……..
posht parti e puns ,lart parti demokratike, dmth posht puna ,rroft demokracija. dmth rroft antipuna……
kjo esht llogjik matematike.
Nje artikull brilant, qe duhet ta lexoj cdo shqiptar.
A mundet autori ta sqaroj pse perendimi zgerdhihet para kamerave dhe nenshkruan “marrveshje” me tipa qe njekohesisht ndodhen ne krye te listes se Gjykates Speciale per krime te renda. Sepse kinse ata i paskan “fituar” zgjedhjet “demokratike”. Pse perendimi diti qe me 2004 ta shkarkoj me procedure te shpejte Bajram Kosumin, atehere kryeminister i Kosoves dhe Nexhat Dacin, atehere kryetar i kuvendit te Kosoves, per kinse disa mijera euro korrupcion, e tash gjoja nuk po mund ti shkarkoj hajnat e kriminelat e miliona eurove? Shembull tjeter eshte deklarata e para dy-tre viteve e ish administratorit te Kosoves rreth vitit 2004, Soren Jessen-Petersen, i cili pat thene se ne kohen e tije pak para se te arrestoheshin rreth 150 “peshq te medhenje” i ka ardhur urdheri nga autoritete te larta perendimore qe te mos behet arrestimi i tyre. Para disa vitesh ish kryetari i Frances, Nikolas Sarkozy pat thene per ish kryetarin e Afganistanit, Hamid Karzai: E dijme se eshte i korruptuar, por ai eshte njeriu yne ne Afganistan. Ose edhe ma shkurt: The tango takes two.
epo,ato aksjonet me pun vullnetare te enverit,ato te djelat qe delnin njerzit dhe fshinin rruget vullnetarce ato organizimet komunitare alla komunistce paskan qen jo gje e keqe. se ne qeshim e tallemi tash me ate “njeriun e ri” te kohes se enverit qe delte dhe fshinte shkallet e pallatit,apo qe jepte edhe jeten me shpetu pronen e perbashkert si shkurte pal vata,apo ….
tash s po kuptojm,a ishte gje e mir ajo menyr jetese ne komunizem apo esht e mir kjo menyr jetese ne kapitalizem ku secili shef bythen e vet dhe s pjerdh se ca ndodh matan deres se tij.
hall I modh se s dijm se kush osht e mira e kush e liga.
u tallem me ushtrin popullore e me bunkerat ,I prishem,i shkatrrum,ngelem bythperjasht pa mbrojtje,shyqyr qe esht NATO se sa per ne edhe nje njesit mafjoz serb me kallasha sovjetik na pushton…
u tallemn me fabrika uzika kombinate duke I cilsu komuniste dhe I shkatrrum. morem rruget e kurbetit neper bot duke mbush birucat e te tjerve me lend te pare. burgaxhinj.
ne shqipni nga ajo harmoni qe kishim me njeri tjetrin dikur kur punonim bashkarisht edhe ne aksjone vullnetare per ndertimin e vendit u kthym ne vrasesa dhe kriminela te shoshoqit aqsa po burgosim jo vetem ordinera por edhe ministra e qeveritare dhe po ekzaltohemi lumnijet prej ksaj.
dikur shkonim neper shkolla dhe me zotsi delte secili sipas aftesive. sot shkolla blehet.
dikur martohej robi tamam ne menyr bio,pa artifice pa interesa thjesht pelqeheshin dhe martoheshin,sot me lek pallon dhe harron se ke ke pallu. hajde rradha. jan bo gocat “a thu se po ha ndonji hamburger e jo se po han hajdar”.
dikur shkoje ku t doje,fush m fush e mal m mal e s t thoshte kush gjo. ishim pronar t krejt shtetit t gjith.
tash ta ka zan me gardh rrugen tjetri “pron private”. kan privatizu edhe detin lumen liqerin .. prit se do privatizojn edhe ajrin nanjiher…