Ministri Ditmir Bushati dhe homlogu i tij grek Nikos Kotzias mund të takohen në Kretë në fillim të nëntorit. Burime nga Ministria e Jashtme greke thonë për Top Channel se takimi, një nismë e Kotzias ka për qëllim të jetë një raund bisedimesh intensive, deri në zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.
Sipas këtyre burimeve, takimi do mbahet në datat 10, 11 dhe 12 nëntor dhe me mundësi shtyrjeje deri në arritjen e marrëveshjes detare, për të cilën të njëjtat burime pretendojnë se ka dakordësi për termat juridike dhe mbetet vetëm negocimi teknik, përcaktimi i referimit të koordinatava se ku do të zbatohet parimi i vijës së mesit dhe se ku palët do të referojnë hapësirën e 12 miljeve detare.
Së dyti është çështja e piramidave tokësore dhe korigjimi në terren i vijës kufitare ku që prej 1913 nuk ka vijë kufitare zyrtare. Në bisedimet e Kretës pala greke pret zgjidhjen e çështjes së varrezave të të rënëve greke në Luftën e Dytë Botërore.
Ndërsa pagesa e pullës apostile, kërkesë e vjetër e palës shqiptare, do të jetë po ashtu pjesë e axhendës, që siç është premtuar nga qeveria shqiptare do lehtësojë kostot për noterizimin e dokumentave të mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që duket se gëzon dhe miratimin e Athinës.
Listës pritet t’i bashkangjitet njohja e patentave shqiptare, ndërsa pala greke pret gjithashtu edhe marrëveshje të karakterit ekonomik.
Burimet thonë se shpesh këto para konvertohen me prona në ishuj ose qendra tregtare greke. Grekët presin firmosjen e një traktati të ri të miqësisë mes dy vendeve.
Burime konfindenciale i thanë Top Channel, se në traktat do gjejnë edhe zgjidhjen praktike për çështjen e ligjit të luftës, apo çështja e pronave të shqiptare në dy anët e kufirit.
Ajo çka ende nuk konfirmohet është nëse pjesë e “menusë” në Kretë do të jetë ose jo çështja e çame, pasi pala greke ende qëndron e palëvizur në pozicionin e saj per të injoruar ekzistencën e saj.
Ajo çka burimet në Ministrinë e Jashtme greke i thanë Top Channel është fakti që pavarësisht dëshirës së mirë mes palëve për bisedime, Athina zyrtare shkon në Kretë jo shumë e bindur se mes dy vendeve do të ketë dakortësi.
Kjo për faktin se Athina nuk i beson mjaftueshëm qëndrimeve të kryeministrit Rama lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.
https://www.youtube.com/watch?v=yBp5aoE-5MY
Rregulli i vetem
Ska pse te bisedohet ne menyre sekrete problemet dy paleshe dihen berisha futi qeverine ne furgon dhe e coi te firmoste ne greqi si rrodhi ngjarja pastaj dihet
Ska pse nje marrveshje doemos per camet
Italia priti qe kroacia te ishte antare e BE-se pastaj i kerkoi atdhesimin e italianeve te istrias te debuar gjate luftes se dyte, provoi te protestonte kroacia e shkrete por pa sukses
Skemi arsye te jemi me inteligjente se italia ne kete rast
Ditmir Bushati ,Ministri i Duhur në postin e Duhur , BRAVO BUSHATI, !!!
Greqise sikurse edhe Serbise duhet t’iu tregohet boterisht se jetojne kembekryq ne teritoret shqiptare andaj,asnje pretendimi teritori,toke ose det,i tyre nuk duhet plotesuar e as biseduar.Personalisht,Bushatit nuk i besoj se do te jete i pakompromis.Shqipetareve nuk iu intereson,Ligji i luftes.
Ore Bardhi lere gjeo-politiken or tu mbyllte ,po merrja ndonje kenge (greke) mundesisht se vetem ate di ti te tjerat lerua atyre qe e kane per zanat !!! Mos harro ene ate shokun me kitare ene beni duet (dyshe) !!
Ceshtja came, ceshtja arvanitase, ceshtja emigranteve, ceshtja detit se na kane ardhur mu ne turi, mbyllja e himares qe nuk kane pune fare, kisha ortodokse… Eshte bere mullar me greqirkat
Mos u mbyllni ne nje dhome ,megjithse Kocia eshte plak dhe nuk i behet me ,ndersa Bushatin e kemi yll eshte i provu nBrasil.