VIDEO/ "Bomba" e dokumentarit rus: CIA komplotoi për vrasjen e kryeministrit grek Karamanlis, për shkak të gazsjellësit South Stream

18 Tetor 2017, 10:22Rajoni TEMA

Një dokumentar i prodhuar nga një televizion rus “Vesti” hedh hipotezat se shërbimi sekret amerikan ka patur synime që të likujdojë fizikisht ish-kryeministrin grek, Costas Karamanlis.

Si arsye për këtë komplot hipotetik jepet politika e Karamanlis ndaj Rusisë dhe hapja ndaj saj në vitin 2009, por edhe gjeopolitika e energjisë në Ballkan.

Sipas këtij dokumetari që jepet i titruar edhe në anglisht, shërbimet ruse kishin interceptuar një bisedë mes agjentëve të CIA-s që flisnin për rrëzimin e Karamanlis nga zyra dhe madje edhe vrasjen e tij.

Pas këtij komploti qëndronin interesat për gazsjellësit South Stream dhe Bourgas – Alexandroupolis.

Sipas këtij dokumentari në veprim do të viheshin shtatë njësi terroriste, orkestrim i dhunës në rrugë dhe infiltrim në partitë politike.

Plani ka patur edhe një emër të koduar, Pythia -1.

Në vitin 2017 gjykatat greke gjykuan një agjent të CIA-s, William Basil që akuzohej se organizoi përgjimin telefonik të Karamanlis dhe gjysmës së kabinetit qeveritar përfshirë zyrtarë të Ministrisësë Mbrojtjes dhe asaj të Rendit.

2 komente në “VIDEO/ “Bomba” e dokumentarit rus: CIA komplotoi për vrasjen e kryeministrit grek Karamanlis, për shkak të gazsjellësit South Stream”

  1. .. says:

    Ja kush dhe perse e futi Greqin ne rrugen Falimentit.

  2. Kuq e zi says:

    Edhe maqedonia do shperbehej nqs do kalonte rrjedha jugut greqi-maqedoni-serbi
    Kush do gaz ta bleje te tap
    Prandaj jemi aleatet e amerikes ne ballkan sepse perputhen interesat dihet qe greqia u zmadhua pese here ne territore fale rusise po ashtu dhe serbia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje