LSI ju sulet muslimanëve dhe PD? Gjoni: Kur sheh se Elvis Naçi merr 17 herë më shumë likes se Basha, kupton se ky vend po ikën për le...!

19 Tetor 2017, 13:45Politika TEMA

Me sa duket goditjet në politikë gjithnjë janë të lidhura bashkë, “një gur për të vrarë dy zogj”.

Në kohën që Monika Kryemadhi bën “celebrimin” politik me Bashën duke krijuar Frontin e Bashkuar Opozitar, një tjetër eksponent i LSI, Ralf Gjoni ka shpërhyer në Facebook.

Ai ka thënë se “Kur sheh se Elvis Naçi merr 17 herë më shumë likes, 10 herë më shumë komente e 100 herë më shumë shares se sa lideri i opozitës, athere e kupton se ky vend po ikën për lesh…”!

Është e paqartë nëse Gjoni, ish-këshilltar i Metës, e ka menduar se ky mesazh i tij mund të shihet si fyes për muslimanët.

Sipas mesazhit të Gjonit, ata që janë besimtarë në zot më shumë se në politikë kanë ik për lesh. Akoma për këtë mesazh të tij nuk ka një reagim nga institucionet e fesë islame në Shqipëri.

 

3 komente në “LSI ju sulet muslimanëve dhe PD? Gjoni: Kur sheh se Elvis Naçi merr 17 herë më shumë likes se Basha, kupton se ky vend po ikën për le…!”

  1. Aksi says:

    Te pakten Elvis Naci nuk ben thirrje per te djegur makina e ndertesa e per te kapur njerez zvarre, e nga ana tjeter t’i kete bere ketij vendi 1001 te zeza. Ruajeni veten se keni ikur ju per shële…

  2. Cka tKrishteret besojne. says:

    Meqense e ke shtruar kete pyetje me diplomaci ,une do zgjedh 1miljon here Ilir Meten dhe LSI se sa nje imam bajalldi apo mulla e myfti,Ne fund te kesaj historie pasi te shporet drogaxhiu,kam bindjen se dikush do ekthej emrin ne Mullah Omer Abazi,dhe do na beje propogande xhihadi.

  3. Pellazgos says:

    Zoti Gjoni.
    Asnje Dogme cilado qofte ajo, nuk ka fare lidhje me Zotin dhe kjo eshte e vertetuar historikisht,shkencerisht.
    Zoti eshte drejtesi dhe si i tille ka lidhje me respektimin,nderin,dinjitetin dhe misionin e njeriut ne toke.
    Ne qofte se Historia e “Shqiperise” dhe jo vetem eshte vertetuar qe Osmanet pushtuan,vrane, moren pengje perdhunuan ketu ne Ballkan,atehere a mund te jete Zoti me pushtimet e myslimaneve kthyer me dhune nga Orthodoks.
    Keshtu edhe me Orthodokset qe u dha te drejta dhe e njohu si “Besim ne Zot” Kostandini i Madh qe me vone kur moren ne dore Perandorine Greke te Bizantit da.uan gjithcka,civilizimin Grekedhe e kthyen Ballkanin ne erresire,ndaluan shkencen,dijen,shkollat,akademite,dogjen shkencetare te dijes,vrane sa ata dhe te gjitha keto ne emer te “Zotit”.
    Zoti eshte ndergjegje dhe per Greket e Lashte nje eshte Ai Fuqia e Dijes qe quhet Athina dhe jo lufta e Dogmave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje