Nga Ardit Rada
Të gjithë kanë besuar në fajësinë e Saimir Tahirit deri ditën e sotme. Me gjasë edhe të vetët. Prokuroria shqiptare e përfaqësuar nga tre emra në Komisionin e Mandateve dha shfaqjen më të shëmtuar të drejtësisë shqiptare, duke e kthyer ish-ministrin e Brendshëm në një Gjergj Dimitrov ku nga i akuzuar, Tahiri u kthye në akuzues. Përfundimi i ballafaqimit të mbledhjes së parë në Kuvend duket se ia lehtësoi barrën që deputeti socialist e përmendi aq shumë se po i rëndonte këto 72 orë.
Ka dy faktorë tejet banal të organit të akuzës që vërtetojnë lehtësisht pretendimet e Saimir Tahirit. Ose më saktë, nxjerrin zbuluar se e gjitha është ngritur si pasojë e luftës politike dhe jo mbi bazën e një hetimi të gjerë të një aktiviteti kriminal. Mungesën e hetimit në fakt e pranuan edhe tre emisarët e Adriatik Llallës duke insistuar vetëm në “dyshimin e arsyeshëm”.
Përpara komisionit të Mandateve, Prokuroria presupozohet se ka paraqitur prova sekrete të cilat nuk mund të na i thotë ne, apo edhe vetë Tahirit si i akuzuar. Dhe këtu qëndron farsa e parë. Prokuroria nuk pranoi të njohë të akuzuarin me sekretet hetimore, por ua tha ato sëpaku 5 shokëve e shoqeve të tij. Organi i akuzës e luajti këtë film për të krijuar një shije ndryshe të asaj çfarë u pa prej orësh nga ambientet e Kuvendit. Provat sekrete me siguri nuk janë as përgjime ambientale, as fotografime dhe filmime. Sepse nëse do kishte materiale të tilla, sëpari do t’ia servirte Sali Berishës në formën e “prokurorit dixhital”.
E dyta dhe më bajate është dëshira për të vendosur Saimir Tahirin në pranga. Tre prokurorët pranuan se nuk janë ata që e arrestojnë ish-ministrin e Brendshëm, por Gjykata. Me pak fjalë, ndryshe nga çfarë i shkruanin një ditë më parë Kuvendit, prokuroria ishte ftilluar. Prokuroria ka paraqitur si provën më të madhe hyrje-daljet e sistemit TIMS për të cilat Kuvendit i shkruante se Tahiri ka qenë në makinë me Artan Habilajn. Ndërsa sot, nuk e pranon këtë formulim të sajin.
“Prova” më e madhe mbetet përmendja e emrit në një përgjim të palës italiane, por kjo çështje nuk i është referuar nga homologët përtej detit. Akuza pranon se hetimin e nisi vetëm nga lajmet në media bazuar në një dosje në formën e kopjes elektronike. Por përse kjo është farsë dhe a është i nevojshëm arrestimi i Tahirit? Aq më tepër nxitimi i opozitës për t’i mbyllur mbledhjet, hetimet dhe arrestimet brenda 24 orëve? Sigurisht që nuk ka asnjë urgjencë për prangosjen e ish-ministrit më jetëgjatë të Punëve të Brendshme sepse ai nuk paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore. Pra nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm (me fjalët e Prokurorisë) që Saimir Tahiri të arratiset sonte për gjithë natën. Apo të kryejë vepër penale të lehtë a të rëndë.
Kësisoj, zbardhet dëshira e errët e akuzës së nxitur nga kushedi se kush. I vetmi qëllim është që në arkivat e kronikës së zezë të ekzistojë edhe një fotografi e Tahirit me pranga në duar. Një fotografi reale, jo si ato të qytetarit dixhital ku Berisha përmes montazhit heq kokën e Stresit dhe vë atë të Saimir Tahirit.
Gjërat kanë vajtur shumë larg këtë të premte. Me pak vëmendje do e kuptonit se Sali Berisha, Lulzim Basha, Oerd Bylykbashi dhe Enkelejd Alibeaj kanë akuzuar Drejtësinë italiane si të korruptuar. Por e thënë në mënyrë pësore dhe jo veprore. Pra: Rama ka dërguar njerëz që të manipulojë provat në Itali. Dhe jo: Drejtësia italiane po manipulon provat me njerëzit e Ramës…
Në të arrdhmen te punohet në qetësi.
E ke qare…
Zoti Rada, jo vetem ju. qe punoni e jeton ne SHqiperi, por me qindra e mijra mergimtar te vjete e te rinj qe pam e degjuam akuzat e prokuroris te krimeve te renda, jemi cuditur, jo vetem nga mungesa e profesjonalizmit, per formulimine akuzes, por edhe nga faktet qe sollen ne kete akuze.
Ajo qe ka me shum rendesi dhe tregon se kjoakuze esht nje farse e inicjuar nga kundershtaret politk, te cilet ne takimin e djeshem kerkonin rezimine qeveris Rama dhe arestimine ish ministrit te brendeshem Tahiri
Duke par nje per nje keta perfaqesues te disa partive politike, mendja te shkon se shumica e tyre jan me precedent penal, shum her me te me dha nga akuat ndaj Sajmirit. I pari esht Lulezim Basha, me kater akuza penalenjera me rend se tjetra, Mediu qe u be mljoner me tragjedine gerdecit. Monika Kryemadhin qe bashkeshorti i saj u zu me bllok e figur dhe ze pamvaresisht se drejtesi shqiptare esht ekkoorptuar dhe e mvarur politikish nga Berisha. apo Koco Kokedhma qe dikur Basha kerkonte ndjekje penale per thirjet antikushtetuse qe bente , lidhur me legalizimine droges dh mbjelljen e saj ne fshat. Keshtu qe te pamoralshmit, jan te pabesushem per qyteteret dhe e dyta i bejn presjon drejtesis, qe edhe ajo vazhdon te jet besnike e drejtuseve te PD.
Ajo qe e turperon drejtesin aktuale dhe kryesisht kryeprokurorin LLalla, esht edhe nje fakt tjeter qe ne kete akuze ndaj Sajmirit jan ngarkuar tre prokuror nga Tropoja. Sikur SHHQIPERIA spaska prokuror nga gjith vendi, kjo edhe per opinjon qytetar. Sikur te ishin me yll e ball, te dolktoruar ne Harvard per jurispodenc, sduhet te ishin tre krahinor, qe sic shkruej ne nje gazet paskan lidhje farefisnore me Sali Berishen.
Nga cfar shohim e degjojme, lexojm, kerkesa per arestimin e Sajmir Tahirit ka njgjyr politike dhe si e till duhet te denancohet publikisht, nga profesjonist e konstitucjonalist, per te ftua e drejta dhe jo deshirat e kundershtareve politik, gje qe u duk edhe sot nga perfaqesusit e PD dhe nga trojka e akuzes, te cilet me shum me hamendje dhe supozime kerkonin heqjene imunitetit dhe arestimin e Ish ministrit Tahiri.
Vetem nje gje nuk e theksove Ardit se tre prokuroret ishin “rastesisht” te tre tropojane.