Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka thënë se nga provat që ka parë për çështjen e Saimir Tahirit, nuk e fajësojnë atë.
Xhafaj ndërkohë ka kritikuar Prokurorinë, e cila, sipas tij, po përdoret politikisht.
“Dje kur më pyetët u thashë që është një çështje që është iniciuar dhe shqyrtuar nga drejtësia italiane.
Nuk kam asnjë kontribut në këtë çështje. Thjesht duan ta përdorin.
Nëse do më pyesni nga pikëpamja ligjore, nëse do më pyesni nga pikëpamja legale, ajo çka është çuar nga prokurorët e Krimeve të Rënda dhe aq sa unë kam lexuar, nuk është një gjë që shpreh vullnetin e ligjit dhe bazueshmërinë në prova.
Sipas meje jemi në rastin kur individë të prokurorisë po vetëpërdoren politikisht në një situatë në nxehtë politike.
Flas për sa unë kam parë dhe kam lexuar. Nëse prokuroria ka prova të tjera le ti shohim.
Para se të jem ministër, jam jurist dhe nga ky këndvështrim po jap vlerësimin tim.
Precedent të tillë janë të rrezikshëm për drejtësinë dhe marrëdhëniet parlamentare për aq sa unë kam lexuar.
Nëse prokuroria ka prova të tjera mbetet për tu parë dhe për tu gjykuar.
Unë jam i shqetësuar mos ndodh ajo që ndodhi te operacioni i pak ditëve më parë në Vlorë, kur prokurori u përdor politikisht për një çështje thellësisht hetimore.
Kjo është e përsëritur dhe shumë e dëmshme për autoritetin dhe organin e akuzës”, tha Xhafaj.
Keni bërë një grafi të gjithë situatës, çka ndodhur me Policinë?
Koha është e shkurtër, s’mund të bësh një vlerësim të plotë. Sidomos për luftën kundër krimit të organizuar. Do tu japim mundësinë që ta shihni shumë shpejt këtë vlerësim.
Do të shihni prova dhe vullnete konkrete shumë shpejt. Sa I përket çështjes konkrete duhet të bënit një analizë të plotë. Edhe për Habilajt.
Ka dy referime nga policia në prokurori për këtë çështje dhe ka pak ose aspak nga prokuroria.
Kjo i mbetet të ardhmes për tu parë dhe për tu analizuar.
Adriatik Llallaj i përgjigjet Xhafajt: Nuk është i qartë, s’di se çfarë thotë…
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka reaguar pas akuzave të ministrit Fatmir Xhafaj, se Prokuroria po përdoret politikisht në rastin e Saimir Tahirit.
Llalla ka thënë se Xhafaj nuk është i qartë.
“Ish- kryetari i reformës në drejtësi, ministër i Brendshëm, nëse nuk është i qartë për ndryshimet ligjore ligjore, është problematikë e tij.
“Nëse zoti Xhafaj nuk është i qarte, është problemi i tij.
Situata është e tensionuar, kriminaliteti është në të gjithë territorin e vendit dhe veçoj Vlorën, Lushnjen, Elbasanin.
Detyra jonë është që të vihen para drejtësisë autorët”, tha Llalla.
Bllokojeni me vendim parlamenti. Shtetin nuk e ka ne dore Llalla. Deri sa arresti eshte veprim i palighshem, nuk ka pse te kete dyshime per kete.
Ca eshte kjo diktatura e Berishes dhe Llalles?
Mos ja dorezoni Tahirin se do dilni BQ ,eshte loje e Metes dhe Berishes,i ka zene frika e vetingut qe po fillon.
Jeni ne vete ju te PS pa filluar lufta dorezoni ushtaret!!
Mortja qe sju bie te gjitheve.
PSE vetem me fjale trafikantesh denohen njerezit. Pa prova askend nuk ke Te drejte as ta lendosh e jo me ta denosh.
Ky llalla ska bere asgje gjat gjith mandatit. Eshte nje injoarnt i vertet dhe per me teper ka marre rroga kot nga taksat tona
Zoti Xhafaj, Zoti Rama, a e shikoni kete mender MUT prokuror, se cfare thote!!!!!. Ky NUK ka asnje baze/ motiv per te urdheruar arestin e Z.Tahiri!!!!!!!!. MOS e lejoni kete te ndodhi sepse kjo eshte thjesht nje mashtrim i cili do t’ju kushtoje Ju dhe vendit shume……
Eshte e pamundur sa prokurore te paafte kemi, Jemi vendi numer nje per gjyqsor te paafte dhe per me teper per nje prokorur plere qe perdoret politikishtt. Vettingu do bej at qe
Cfare eshte ky prokuror i paafte keshtu. Nuk duhet te zbatoj procedur ky zoteria? TURPPPP Shpresoj ti vi dhe dita te dali para vettingut
Po normal se kemi prokuro te paafte. Ska per ta mbajtur mend njeri se ka qen prokuror sepse mandatin e tij sberi asgje
Po nuk kane nevoj per prova keta rrine ne shtepi dhe shohin lajmet hahahahahaha.
Nje prokuror ne nje nivel kaq te lart shteteror qe nuk di te zbatoje ligjin dhe per me teper kerkon qe te bej si i zgjuar esht e tmerrshme…..nje shprehje popullore thot budallain mos e put se te tego vet ….keshtu dhe llalla ben si i zgjuar ne budallallallik
Me ne fund Z. Xhafaj u shpreh qarte. Analiza kafeje bejme te gjithe; pjese e histerise politike do nuk do, behesh ne kete vendth; mbase nuk na kane pelqyer cilimilleqet e ish-ministrit, apo edhe paaftesia e tij; etc.etc.etc shume te tjera si keto…
por ama e rendesishme qe te mos vendoset per fatin e dikujt nisur nga emocionet. Pavaresisht pelqesave ose mos pelqesave personale, ketu po flitet per nje arrestim. Nese ka prova, le te ndodhe arrestimi; por nese prova nuk ka, le te bejme poezi e proze tere diten.. nderkohe mbase prokuroria nderkohe qe ne jemi ne krijimtari e siper, ben pune e vet primare: punon!!
shtet muti, shtet llumi….kjo eshte corba 25 vjecare
Nuk pyet me prokuroria per prova, ka ca lajme ca indicjeca hamendje dhe boll i kane se mos suhet edhe ndonje ligj i zbatuar.
Duan te akuzojne nje politikan te pafajshem vetem se nuk u bindet interesave te tyre politike..Po nga perfjimet sikur doli se ishte nje tjeter sajmir …..Perdundimisht ktu duhet vetngu qe edhe llalla te ike njeher e mire.