Tahiri i ashpër me Donald Lu: S’i jam shtrirë barkas dhe s’i kam puthur dorën asnjë ambasadori, në shtëpinë time i zgjidh vetë hallet…

19 Tetor 2017, 23:20Politika TEMA

Saimir Tahiri iu është përgjigjur ashpër akuzave të ambasadorit amerikan Donald Lu, që tha se Shqipëria ka katër klane mafioze.

Kam shumë respekt për ambasadorët në tërësi, pavarësisht se i kam njohur ndryshe secili me të vetat, njerëz janë edhe ata.

S’kam preferuar të jem lloji i politkanit që shtrihet barkas para një ambasadori, apo t’i puthja dorën ndonjë herë një ambasadori.

Kam menduar që Shqipëria është një shtet sovran që me hallet e veta, t’i zgjidhë vet e as kam pritur që të vijë një ambasador të na zgjidhi problemet që ne mund t’i zgjidhim vetë.

Në shtëpinë time s’ka asnjë burrë që vjen të zgjidhë problemet.

S’ka nevojë Shqipëria për ambasadorë që tregojnë se sa familje apo klane mafioze ka, ia kam thënë ambasadorëve që atëherë s’me duhet mua fare kritika publike e një ambasadori, më duhet që kur të flasi per polcinë, të vijë të më japi një ndihmë konkrete.

E kam gjetur me 11 milionë euro ndihma nga të cilat 2 janë reale, të tjerat ishin pallavra, ekseprtizë kot.

Megjithate e vleresoj ambasadorin amerikan per kurajon te pashoq per te denoncuar gjera”, tha Tahiri.

2 komente në “Tahiri i ashpër me Donald Lu: S’i jam shtrirë barkas dhe s’i kam puthur dorën asnjë ambasadori, në shtëpinë time i zgjidh vetë hallet…”

  1. ca bohet mi none says:

    ‘per te denoncuar “gjera”‘????

    …hajde politikan dhe mjeshter hajde..nuk guxon ta zevendesosh fjalen e turbullt”gjera” me fjale me konkrete..sta mban se e di shume mire cdo te thuhet me ato”gjera”

  2. Lili says:

    Bile ketu thot nje gje qe shqiptaret duhet te degjojne 11 millione ndihma, ku vetem 2 ishin reale…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje