Saimir Tahiri "kryqëzon" Ilir Metën: Unë po shkoj në burg, ndërsa ai me bllok dhe numëron 7 përqindshat është president

19 Tetor 2017, 23:28Politika TEMA

Së paku tre herë është përmendur emri i Ilir Metës mbrëmjen e sotme nga ish-ministri i Brendshëm ndërsa ky i fundit e rikthesoi se zgjodhi të mos bëhej mik me të.

“30 minuta para ngjarjes në Gërdeci ka folur me pronarin e firmës. Dhe nuk u thirr kurrë që të dëshmojë. Vetëm se u permeda nga dy kriminelë, unë po shkoj në burg, po arrestohem.

Kjo është Shqipëria ku ai që numëron fletët e bllokut dhe numëron 7 përqindshat, është Presidenti i Republikës. E kam armik që nga dita e parë si ministër. Nuk më intereson fare. Kjo është Shqipëria”, tha Tahiri.

Deputeti i PS u shpreh se politika sot bëhet me aleanca në korridore. Më herët ai komentoi se ka pasur plot raste kur politikanët kanë paguar kriminelë që të përmendin emrin e kundërshtarit politik me qëllim që emri t’u mbetet në rekorde.

“Unë e di që….interesante. Dhe sot po ju them se nuk është dita që të merrem se kush ja rol në këtë histori. Të shkoj edhe në qelinë më të largët të burgut. Do rri aty dhe pasi të zbardhet e vërteta. Unë kam qenë ministër. S’po largohem. Sot më intereson vetëm e vërteta. Më intereson që im bir nesër kur të rritet, të mos kthejë kokën pas. Që familja ime të jetë e qetë” – tha ish-ministri i Brendshëm.

15 komente në “Saimir Tahiri “kryqëzon” Ilir Metën: Unë po shkoj në burg, ndërsa ai me bllok dhe numëron 7 përqindshat është president”

  1. Zigur Qarri says:

    Meqe dole ne shteg;-po kriminelin Lul Berisha,kush e perdori kundra Ben Blushit?

  2. Une says:

    Tahri,”lluku lluku babashta” trego shoket o loqe se po ta fusin jo ta kane futur,nxirri emrat qe te te ulet denimi,thjesht thuhaj RAMA,MATA,SALA,BASHA etj,..etj,,,etj,,,

  3. qoka bo nomi says:

    pse tani u kujtove per drejtesine ti…..ku ishe ti dhe partia jote per te nxjerre deri ne fund te verteten e Bllokut apo Gerdecit, po rrugen e kombit ,ke ndonje verejtje?

  4. Mentari says:

    Pe te mos jete e qete???????????? parate e krimit te droges ja kane siguruar te ardhmen .

  5. mirel says:

    Oh, e paska dhe me Ramutin direkt.
    Doemos, kush i kurdis haleancat?

  6. Janulles, me sqepar kokes... says:

    Ouuuu !!!! Tani te dogji ty qe Meta eshte president ?! Perse nuk e ngrije zerin atehere kur u be marreveshja qe Meta te behej president ? Po marreveshja me Lulin cfare eshte ? Apo me vone do ja ndiejme krismen edhe kesaj….

  7. roland says:

    po ju e votuat per president zoti tahiri

  8. Jak Boston says:

    Meta bllokun dhe 7% kurse shefi yt Rama firmat e ndertimit dhe 20%.
    Berisha dhe femijet po e njejta gje.
    Sa poshte ka rene Shqiperia?!

  9. Zeriaresyes says:

    Saliu dhe like floriri me mafien italiane po te kryqezojne sepse ti je i drejte dhe i ndershem, sot qe te mbijetosh ne politiken shqipetare duhet te jesh maskara dhe i 99 te nentave. Dita jote do te vije more djale se je i drejte. Je trim dhe e verteta do te triumfoje mbi keta politikane te cthurur e maskarenj te medhenj. Mjere ky vend ne dore te kujt eshte. I miri i drejti luftohet maskarenjet hajdutet dhe vrasesit lartesohen ne pozita qe nuk ju takojne sepse ketu ska drejtesi. Drejtesine e bejne hajdutet dhe huliganet e tyre.

  10. Lili says:

    Po ju si minister pse nuk i mblodhet faktet per ta siç po bene italia? Per cka ishit aty? Vetem per me arrestuar njerezet qe nga skamja nuk paguajte fakturat ? Po kur arrestohet baba i atij djalit qe bertitke jo jo,a patet ju meshire per ate femije? Jo.
    Ne kete dyja paguhen mekatet,edhe ne qofte se nuk keni vepruar kunder atij qe foli 30 mn ,apo atij qe mbledh 7 % shin,po ky eshte mekat edhe i madhe bile se eshte gjaku i shqiptareve qe po vriten per 5 pare, eshte gjaku i shqiptareve qe po burgosen neper burgjet e botes per 5 pare, eshte mallkimi i nenave qe po humbin femijet e tyre rrugeve te botes,neper burgje apo rrugeve tiranes nga droga qe po shitet fale paaftesise e Shtetit me vepruar.
    Po fajtor jeni per kete, po sigurisht jo ma i madhi,pra duhet nje pastrim i madh edhe te jeni me shume shok aty ku shkoni…

  11. Pensionisti says:

    Po. Nje thenie e vertet e Sajmir Tahirit. edhe pse ky duhet denuar ne rastese eshte i implikuar ne trafikune droges. Por te rrije jashte qelise ai qe Dogji vendin me 1997, vrau 29 njerez e midis tyre dhe femije duke luajtur ne oborrin e shtepise, te pushkatoi para deres se shtetit 4 njerez te pafajshem,te pengoje drejtesine te beje detyren e perseri te beje politik e te hiqet si shpetimtari i ketij vendi eshte marrezi jo nga ai vet ,por nga ne populli. Thenia e Sajmir tahirit eshte e drejte sepse te behet president ai qe duhet te ishte ne burg per floririn e vjedhuer, per blloqet e 7 perqindeshit me vidio te vertetuar nga nderkombetret te cilet i kerkoi me ngulm, por i largoi se thane te verteten e gjeti 3 mjeran ketu ,te cilet thane ate qe u kerkuane te thone, eshte marrezi ,jo nga ai vet,por nga ne populli. Po keshtu nuk qendron pas tyre edhe ku qe uluretper drejtesi ,kur per vete nuk e perfilli drejtesine, pjesmarres ne vrasjen e 21 janarit, eshte turpo e marrezi ,jo per vet ate ,por per ne popullin qe ende e degjojme. Sajmiri ka te drejte kur thot per ta . Hajdutet jane mbrojtur me vendime te qeverise. U vodhen 7 miliard leke te vjetra ne bange e drejtori shetit duke e paguar me miliona lekee . Ndaj them se Sajmir Tahiri edhe pse e emriton qeline ,ne rastese eshte i perziere, por perseri eshte marrezi per ne kur degjojme vilaxhinjte, pasurixhinjte me djersen e popullit ,te brohorasim per ta. Ne jemi te burgosur per jete e jo Sajmir Tahiri qe thote nje te vertet. Ai vjedh flori e qendron me bllok ne dore , me seksere, vajza te reja apo djeme te rinje, behet president………,tjetri kerkon te behet kryeminister. Ekush ? Ai qe edhe gruas ia hoqi neneshtetesine shqiptare e pret nga dita ne dite te rrembeje sa me shume e te largohet. Flet ky per largimet e te rinjeve ,kur vet iken c’do jave jashteshtetit,kur pjesa me e madhe e familjes mohone vendin e saj. Kjo eshte marrezia jone,ky eshte turpi yne si popull e jo i atyre qe na kane gjetur ne Syleshet, pse jo na qujne edhe budallenje. Flet zonja e madhe per hallet e popullit, kur vet ka ngrene me dreka e darka me vrasesit,hajdutet e kriminele te provuar,e tani na hiqet shpetimtarja e vendit. Jo ata nuk kane faj. Faj eshte i yni ,o populll ,kur degjome keta vilaxjinjte,parexhinjte ,kriminelet e hajdutet e ketij vendi. Turpi eshte per ne.

  12. Abc says:

    …me e bukura eshte se ata bejne moral sot! Kane drejtesine ne dore dhe ske çben.
    Luli se bashku me dr e policise i lutej “fermereve te kultivimit te kanabisit ne kooperativen e tipit te larte te Lazaratit” te mos mbillnin e shisnin nja nje muaj sa te jepej vendimi nga BE per statusin ne 2009

  13. shushica says:

    Kjo eshte tragjedia e Shqiperise. TAHIRI mundt te mos jete engjell ,por Berisha ,Meta ,Basha,Mediu,Nano dhe ata dy qe nuk jetojne ,Hajdari dhe Pashko ,jane dhe ishin perbindesha ne kuptimin e plote ,konkret te fjales.Vetem shkaterrimi i ekonomise ,shtetit ,aresimit ,shkences ,mbrojtjes ,kultures ,mbrojtjes dhe cuarja e Shqiperise ne 97 drejt vdekjes duhet ti conte keta personazhe ne ferrin dantensk ,te pakten ne burg te perjeteshem .Por loja e te djathtes europiane ,ku ka shume ringjallje te fashizmit ,agresiviteti i lobit serbogrek qe jo per rastesi jane riaktivizuar ,si dhe dobesia tragjike e te majtes europiane ,ku nje polici e drejtuar nga i ..majti…Miniti i dergon Bashes pergjimet telefonike ,deshmon qarte se eksperimenti me Shqiperine dhe shqiptaret nuk ka perfunduar.Duket çudi ,qe ne nje Europe tashme te dominuar nga e djathta ne Shqiperi te dominoje e majta ,edhe pse Rama eshte thjesht nje liberal dhe me perdredhjet e tij teatrale tip bunkart ,shtepia me gjethe perpiqet te afirmohet si antikomunist i betuar.Sidoqofte Rama po ben disa perpjekje per ringritjen e Shqiperise ,por duket se ka shume forca qe nuk e duan .Vete fakti qe Beogradi ,fajtor per krime te tmerreshme ,perkedhelet ,nuk njeh Kosoven megjithate ka filluar bisedimet per pranim ne BE nderkohe qe Kosoves nuk i japin liberalizim vizash vetem per nje mosmarrveshje kufitare me Malin e Zi ,deshmon per frymen e forte antishqiptare qe ka ne nje pjese te madhe te lidershipit europian.
    Sidoqofte qe te rrjedhin ngjarjet ,populli i majte i Shqiperise ,por se fundi edhe ai i Kosoves dhe Maqedonise nuk mund te mposhten .Rama ,Tahiri e te tjere jane kalimtare ,populli i majte dhe idete qe e frymezojne nuk vdesin kurre.Gjate fushates u dalluan djem dhe vajza te mrekullueshme te cilet shume shpejt mund te marrin drejtimin e te majtes dhe ta cojne ate perpara ,drejt Europes moderne .

  14. ronny says:

    Nese ai plepi i gjate do shese Saimirin per ate shale shkurtin hajdutin dhe kelliren e botes me koke si alien, atehere ne hale te shkoje edhe ai vete…..sepse cfare do qe te kete bere ky saimir, e para me dakortesine e te gjatit e ka bere dhe e dyta, sido qe te jete puna nuk mund te krahasohet nje person qe u mundua te beje rend me nje qe edhe sot qe flasim nen rrogoz do te cbeje shtet,,
    kaq mjafton dhe te tjerat jane loje kurvash politike,,, qe sme interesojne fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje