Provat sekrete të Prokurorisë, flet deputetja e PS: Nuk kishte asnjë përgjim, asnjë situatë që implikonte Tahirin

24 Tetor 2017, 13:31Politika TEMA

E ftuar në emisionin #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, deputetja e PS, Klotilda Ferhati, tha se në provat që Prokuroria i cilësonte si sekrete, nuk kishte përgjime që të implikonin Tahirin.

“Në provat sekrete që kishte Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe për të cilat mbylli dyert e seancës, nuk kishte asnjë përgjim, asnjë situatë që të implikonin Tahirin.

Kishte diskutime të personave të tretë, që kanë qenë në hetim, të cilët përmendnin emrin e Tahirit.

Ato që u thanë në Këshillin e Rregulloreve, nuk duhet të ishin sekrete dhe do ta shihni kur të bëhen publike se çfarë provash ishin.

Ne morëm angazhimin që do të mbronim sekretet, sepse jemi juristë, por nuk kishte asnjë të tillë, as emra të personave të tjerë në kërkim.

 Në seancën sekrete një kolegu demokrat, na citoi faqen 100 të një prove,  ne u çuditëm, pasi kërkesa e Prokurorisë kishte 4 faqe, ndërkohë që ai i referohej materialit në medie”, ka thënë Ferhati./Dritare.net

1 komente në “Provat sekrete të Prokurorisë, flet deputetja e PS: Nuk kishte asnjë përgjim, asnjë situatë që implikonte Tahirin”

  1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Prokuroria nuk eshte ne sherbim te shqiptarve por te Sali Berishes dhe Ilir Metes.
    Sot eshte dita kur Adriatik Lllalla te jap DORHEQJEN ky PUSHT KRYEPROKUROR qi perdoret nga Berisha sa her i duhet te largoj vemendjen nga krimet makabre te tij dhe te femijve .
    Pse nuk heton per ÇEZ-IN ku jan vjedh milliona Euro nga paret e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje