Ish-themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami, i është përgjigjur ish-kryeministrit Berisha në lidhje me artikulimin e këtij të fundit për bashkimin e PD-së.
Berisha në emisionin “Studio e hapur” të Eni vasilit, dy ditë më parë tha se:
“Kondita të panegocioueshme nuk shkojnë në një familje.
Le të ulen të diskutojnë.
Por të vendosin pastaj, ata duhet të kuptojnë që i takon forumeve.
Unë mendoj se Arben Imami, la një aksion për mua shumë të goditur.
-Kryetar ne ishim bashkë, na ndave, tani na bashko, ka thënë ai.
Imami ka qenë një nga më kritikët.
Por bien emocionet dhe zemërimi i ligjshëm.
Secili duhet të mbrojë investimin e tij. Unë nuk e ndihmova Bashën. Dhe jo pa qëllim nuk e ndihmova.
Unë preferova të shpreh për çdo anëtar mendimet e mia.
Por unë nuk dalë jashtë statutit të saj. Ligji duhet të na bashkojë ne.
Gjatë 23 viteve, në të gjitha ndarjet, kanë ndodhur gjithë ato bashkime.
Sali Berisha ka qenë luajal i plotë i atij vendimi”.
Arben Imami ka thënë diçka ndryshe nga ajo që ka komentuar ish-kryeministri Berisha.
Në mbledhjen e datës 21 shtator 2017, Imami ka thënë:
“Analizën ta ka bërë Berisha. Mjafton ti ta kuptosh.
Pse nuk kishim nevoje për bashkim para 6 muajsh po kemi sot? Se ti vendose kështu.
Unë jam i hapur për bashkim por duhet të japësh prova pse të besojmë Ju e keni bërë i thashë, ju keni detyrimin që ta bashkoni partinë.
Nuk është hera parë që ndodhet PD në këtë situatë.
Sali Berisha e tregoi në 2005, arritën që të kalojë 10 vjet, problematika e ndarje etj etj edhe ishte e vetmja rrugë drejtë fitores dhe drejt qeverisjes së PD në vija prerëse””?
“CityNews.al”, kontaktoi me Arben Imamin, i cili i qëndroi edhe një herë asaj që kishte thënë në mbledhjen e Kryesisë, pra faktit, se Basha duhet të japë prova për bashkimin e PD-së. Sipas tij, ai deri më sot nuk ka dhënë asnjë të tillë.
“Sa i përket rrugës së dytë, rrugës së përpjekjeve serioze për të çuar drejt bashkimit të të gjithë demokratëve, edhe ata që kanë qenë jashtë, nuk është bërë asnjë hap.
Ndërhyrja e zotit Berisha, them që, për hir të së vërtetës, pas zgjedhjeve ka qenë i pari që e ka shtruar, Berisha, dhe kur i është rikthyer çështjes që ai ka shtruar edhe në intervistën e dy ditëve më parë, ka bërë shumë mirë, është e vetmja rrugë për ta shëndoshur PD”, tha Imami për CityNews.al.
I pyetur se a ka ndonjë hap konkret nga zoti Basha në lidhje me atë që ju keni thënë “ju e ndatë e ju duhet ta bashkoni PD”, ai tha se “nuk ka asnjë përpjekje në këtë drejtim, për atë që ai vetë e ka konsideruar çështja themelore për ekzistencën e Partisë Demokratike”.
Aktori Arben ne kohen e diktatures ishte engjell kurse ne demokraci nderroj rolin dhe u be hajdut ordiner i veshur me pushtet si bosi i tij cubi Sali e kompani.Ne nje shtet normal demokratik koto plehra normalisht duheshin te ishin ne burg per te gjitha demet e vjedhjet e vendit tone te varfer.Mendoj se me pak investigim gjenden te gjitha bemat e tyre.
U zhdukte rraca e juaj. E keni shfrytezuar ate vend barbarisht dhe nuk duam te ju shofim rracen tuaj. Jeni mutra te gjithe.
Stambolli digjet
K krihet.
Ke themelu PD
Ke ik nga PD
Ke rrezu ne Vlore PD(’97)
Shkaterruat kete here PD
Cfare te ka ngel PA bere me?
Mero, më duket se nuk harron dot “dashurinë e parë”, prandaj po përpiqesh ta paraqesësh përsëri PD-në, si parti “të rregullt” politike dhe Berishë-shpellarin- skizofren-kriminel, si politikan-lider “të rregullt”, kur të gjithë shqiptarët e dinë se PD-ja, është thjesht një bandë neokomunistësh mafiozë, ish sigurimsa dhe avangardë të nomenklaturës hoxhiste, pasuar nga llumpeni dhe llumi i shoqërisë shqiptare…! Streha e çdo gjëje negative që ka ky komb…, duke filluar nga spiunat “e burgosur” e deri tek hajdutët ordinerë…!
Po qelbet Shqiperia me berishista e bashista si edhe me ata qe i quajne alternative opozitare. Cudia eshte se kjo e ashtuquajtur “Kaste Sunduese e Majte e Djathte”, s’ ka asgje te perbashket me 80% te popullit