INTERVISTA/ I kujtuan dënimin e kryeministrit kroat, Rama i kthen përgjigje Prokurorisë: Mos na turpëroni...

26 Tetor 2017, 21:11Politika TEMA

Në një intervistë për televizonin Klan, Kryeministri Edi Rama ka folur për sulmin ndaj gazetarëve. Sipas kreut të qeverisë, ai shprehu vetëm opinione dhe jo ofendime ndaj gazetarëve që i adresuan pyetje.

Z.Rama, a kishte një plan nga ana juaj për t’u shfaqur dje përpara gazetarëve dhe për t’i sulmuar ata, për t’i ofenduar ata?

Edi Rama: Unë nuk kam përdorur fjalën ofendim. Unë s’kam ofenduar askënd. Kam shprehur haptazi opinionin tim.

Është opinion të cilësosh pyetjen e një gazetari si pyetje idiote?

Edi Rama: Është vetëm një opinion mbi një pyetje, nuk është një ofendim për atë që bën pyetjen.

 Z.Kryeministër, me inteligjencën që ju karakterizon, a nuk mund të kishit shmangur gjithë këtë shfaqje dhe të ngriheshit mbi këtë idiotësinë e gazetarëve siç e quani ju dhe të jepnit ju përgjigje të mençura dhe të mos merreshit me etiketime mbi pyetjet e gazetarëve?

Edi Rama: Ky është këndvështrimi im, mund ta kem gabim, por është opinioni im. Dhe nëse pushteti i katërt ka të gjithë lirinë bashkë me detyrimin që atë liri ta vërë në dispozicion të informimit të njerëzve, ata që nuk janë pjesë e atij pushteti po janë pjesë e pushteteve të tjera, kanë absolutisht të drejtë që të kenë opinionin e tyre për pushtetin e katërt.

Po, por opinionin e tyre ata mund ta kenë edhe duke dëgjuar Kryeministrin, duke dëgjuar opozitën, nuk është nevoja që ta mësojnë këtë të vërtetë nga deklaratat që z.Kryeministër bën ndaj mediave. Ju e thoni shpesh që shqiptarët janë kaq të zgjuar sa nuk mund t’i merrni për dele dhe besoj se nuk influencohen nga pyetjet idiote, nga mungesa e informacionit të gazetarëve. Besoj që duke ju parë ju, duke parë deklaratat e opozitës arrijnë ta bëjnë vet dallimin kush është e vërteta, apo jo?

Edi Rama: Ju mund të vazhdoni të gjykoni, natyrisht që kjo është detyra juaj, e përsëris një opinion thjesht i imi. Ju mund ta refuzoni, mund ta hidhni poshtë, mund ta komentoni, mbaj përgjegjësi për ato që them dhe ato që bëj, jo për ato që ju imagjinoni se unë jam duke menduar dhe që kam si qëllim kur them diçka. Unë jam një individ që jam edhe subjekt dhe objekt i katundit tuaj, kështu që kam dhe të drejtën tim të them ndonjë gjë.

Ju keni të drejtën tuaj, por ju jeni Kryeministri i vendit…?

Edi Rama: Edhe kush e tha që po të jesh Kryeministër i vendit duhet të pranosh kokëulur të gjitha llojet e spekulimeve.

Sigurisht që nuk duhet t’i pranoni, por jo të intimidoni gazetarët me opinione, ato që në fakt ishin ofendime.

Edi Rama: Asnjë intimidim dhe asnjë ofendim. Ju thashë më thoni…

Nuk ishte ofendim ajo që ju i bëtë njërit prej kolegëve të mi duke përqeshur dialektin e tij verior?

Edi Rama: Nuk kam nënkuptuar dialekt, thjesht kam nënvizuar në një moment edhe me shumë dashamirësi një element që s’ka asnjë lloj rëndësie, dhe po e përsëris prapë, mos kërkoni ofendim aty ku s’ka. Është opinioni im për punën që bëni ju.

Ai është një raportim i gazetarëve në terren, pastaj analistët kanë një tjetër detyrë, por gazetarët që ju pyetën ju ishin thjesht raportues të gjithë zhvillimeve që ndodhën.

Edi Rama: Ata që ishin sipas jush thjesht raportues, mund dhe t’i kisha anashkaluar. Unë nuk e kisha thjesht me ta, e kisha me të gjithë.

Ju z.Rama nuk e keni asnjëherë me ata që keni përballë?

Edi Rama: E kisha me të gjithë dhe e kam me një fenomen. Nuk e kam me persona të veçantë, një fenomen shumë shqetësues që është pjesë e problemeve që ka vendi ynë me të vërtetën.

Në qoftë se media shqiptare është në këtë derexhe për të cilën ju flisni, si e shpjegoni që e njëjta pasqyrë është edhe në mediat e huaja për Shqipërinë. Janë edhe ato të painformuara, janë të palexuara.

Edi Rama: Unë mendoj që nëse ju do të bënit një….mediat nëpër botë nuk mund të merren me jetën politike në Shqipëri, se nuk është interesante për botën, jemi vend shumë i vogël për të pasur impakt. Por unë mund t’ju them kaq, nëse do të bënit nuk raport statistikor midis lajmeve të mira dhe lajmeve të këqija nga Shqipëria, raporti është shumë në favor të lajmeve të mira në vitet e fundit. Natyrisht që ka pasur një lajm të keq, lajmi i keq ka qenë i lidhur me kultivimin e kanabisit dhe edhe me ndihmën e fuqishme të atyre që janë në politikë për të shfrytëzuar komunikimet anglisht për ta bërë Shqipërinë plot, kjo ka marrë proporcione më të mëdha se çdo duhej, por kjo ka qenë një fazë që tani më ne po e tejkalojmë.

Por kemi një temë tjetër, që është krimi i organizuar…?

Edi Rama: Patjetër që kemi një temë tjetër që është krimi i organizuar, por kjo është një temë e përbotshme. Ne kemi krim të organizuar, ne po luftojmë me krimin e organizuar, por kush mendon se Shqipëria është atdheu i krimit të organizuar dhe fatkeqësisht një pjesë e rëndësishme e konsiderueshme e medias sonë e promovon këtë imazh, thjesht gabon. Rezultati që ka pasur kjo qeveri në luftë me krimin e organizuar nuk e ka pasur asnjë qeveri më parë. Është shumë e thjeshtë.

Z.Rama, bëtë ju të njëjtën gjë siç bëtë me gazetarët, intimiduat prokurorët me deklaratën tuaj?

Edi Rama: Absolutisht jo! Unë thjesht kam mbajtur qëndrimin e Partisë Socialiste bazuar në raportin e komisionit tonë të mandateve dhe në çfarë kam parë me sy dhe kam dëgjuar me veshë si të gjithë shqiptarët.

Si e pritët deklaratën e organit të akuzës kur ju kujtonte z.Sanader?

Edi Rama: Është në shkelje të plotë të ligjit. Vetëm kaq mjafton për të thënë se në çfarë pike jemi. Desha t’ju kujtoj atyre që të bëjnë punën e tyre të shkëputur telefonikisht apo në çfarëdo forme tjetër nga partitë politike dhe të çojnë përpara një proces për të cilin kanë shkollën, kanë dhe eksperiencën e nevojshme që mos turpërojnë institucionin dhe të mos na turpërojnë të gjithëve.

12 komente në “INTERVISTA/ I kujtuan dënimin e kryeministrit kroat, Rama i kthen përgjigje Prokurorisë: Mos na turpëroni…”

  1. linda says:

    O Edo, Tahiri I ka me te lira a me te shtrenjta se Gregu syzat?
    Po e gjete merr tre pike.

  2. Vendetta says:

    Vazhdoni me kete urretjen ndaj verioreve, se drejt rruges me te mire jeni per per te pershpejtuar luften civile mor komunista njeqelizore! Pastaj do e kuptoni pse jane te pushkes ata! Ate qe mbjell do korresh i thone

    1. The Punisher says:

      Verioret te pushkes ?! Hahahaha….ne koherat kur ” jugoret” benin duel, “verioret” te gjuanin me pushke prapa ferres dhe pastaj ngujoheshin ne kulla. Edhe sot e kesaj dite nuk kane hequr dore nga zakoni. Trap me zile qe ka mesuar fjalen “njeqelizore”,

    2. Anarko-Sindikalisti says:

      Pushka ne by… te hyfte! Sa here ngeleni ngushte mundoheni te strehoheni tek gjoja perbuzja e verioreve. Ate qe po mbillni do korrni . Jeni te shquar per te vrare njeri-tjetrin.

  3. po lat nom mor kopuka says:

    ahahahha, shkelen ligjin…si keshtu dhe prape ne kolltuk…..

  4. tz says:

    sa per verioret ne qoftese ke pak njohuri qe nga lashtesia dhe deri ne ditet e sotme kane qene ne nje perqindje te konsiderushme te pa bese.TE PA BESE e perserise.perse u be BESELIDHJA E Lezhes nga Skenderbehu,cka qene KANUNI qe krenohemi aq shume? dhe pergjigjija eshte:ku NUK ka BESE behen BESLIDHJE dhe jepet BESA e fameshme dhe KU ka BESE jepet vetem FJALA

  5. Anarko-Sindikalisti says:

    Pushka ne by… te hyfte! Sa here ngeleni ngushte mundoheni te strehoheni tek gjoja perbuzja e verioreve. Ate qe po mbillni do korrni . Jeni te shquar per te vrare njeri-tjetrin.

  6. Lalai says:

    Dhe pse nuk kam ndonjë Interes mbi Politiqenët e Albanistanit…..Rama ka të drejte.
    Ne Shqipëri nuk ka Gazetari apo ANAL-istë sic duan ti bejne me zorr.
    Ata nuk janë ca rrogetarrë pa rroge e bejne ca u thotë Partia apo Boss-i.
    Rama e ka thene fiks KAZAN MEDIATIK për mos te thene HALE/BANJO/WC mediatike ku vetem Dhitet pa fund,si në politike njesoj.
    Në Albanistan Politika dhe Media pa asnjë përjashtim jane 2 HALE/BANJO/WC siameze.

  7. Per cilen pushk e ke fjalen,,,per ate te saliut,,,,qe shuajti tropojen,,,,,ata djemt nuk i vrau jugu,,,,po’ sali veriori,,,u vran me njeri tjetrin,,,,perpara e kishin pushken per serbin mbas 90 e kthyhen nga vetja,,,,

  8. joel shkodra says:

    Kur i nevojitet, Rama thote se ka nje dell nga veriu, ka pasur gjyshen. Bile i nevojitet edhe si katolike. Prandaj, ne kete rast eshte tallur me gjyshen.

  9. Spartak VERDHA says:

    Mos e luaj shënjestrën hiç . Mos i ven men , pseudove ( gazetarë e ç’fardo qofshin ) . Përgjegjësinë e ke individuale . Për përgjegjësinë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë ,ke zbatimin e programit , asgjë më tepër , por edhe asgjë më pak , që të largohesh me nder , e respektohesh kurdoherë .

  10. Love Tropoja says:

    Urrejtja ndaj veriorve nuk eshte e re….Te majtet e kane ne gjak urrejtjen ndaj veriut.Kete politik ndoqi krimineli Enver perça e sundo.Te njetin qendrim mbajti dhe ndaj fese sepse i duhej sundimi i plot per 50 vjet dhe them vetes dhe sot po te ishte gjalle keshtu do te vahzdonte se ne jemi popull dele qe duam me shume partine se familjen dhe atdheun…..Dhe Edi nuk eshte hera e pare qe e shpreh hapur urrejtjen ndaj Veriut.
    Sinqerisht nje drogmen si ai eshte me mire te na urrej se te na doje…
    Nuk e di ke quani verior ju se gege eshte deri ne Shkumbin apo verior quani vetem Tropojen ju se urrejtjen me te madhe ndaj Tropojes dhe tropojaneve e keni dhe gjithnje e lidhni me salen…
    Nuk thone kot duhet te jesh dikushi qe te te urrejne …
    Mbushni zemrat me dashuri o njerez se jeta eshte e shkurter per ta çuar dem me urrejtje.Kush urren nuk gezon kurr….
    Nuk e kuptoj dhe pse verior nuk e urrej aspak jugun…E dua Shqiperine ashtu siç eshte.Po nuk e deshem ne kush do te na doje o milet…E shqiperi eshte dhe Tropoja apo gabohem???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje