Rama nuk sulmoi gazetarët, ai u tall me disa të rinj me mikrofona në duar

26 Tetor 2017, 11:45Blog TEMA

Nga Edi Oga

Dhamë… lajmet!

Kryeministri nuk u tall me dhe sulmoi gazetarët, ai u tall me dhe sulmoi disa të rinj me mikrofona në dorë që synojnë të bëhen kryeredaktorë, drejtorë informacioni, analistë apo moderatorë të talkshoë-ve politikë.

Vetëm në këto pozicione, një gazetar është dikushi, ka një status, një rrogë, një taraf dhe një influencë në kategorinë e tij por edhe më gjërë.

Për fat të keq, nëse në Shqipëri ka pak shëndetësi të vërtetë, pak drejtësi, pak shkencë, pak art, pak sport të vërtetë, nuk ka fare gazetari të vërtetë. Zero.

Gazetaria e vërtetë është shprehja maksimale e nevojës për të njohur të vërtetën.

Gazetaria funksionon nën dimensionin e lirisë personale të gazetarit dhe i shërben lirisë së përgjithshme të shoqërisë.

A mund të jetë i lirë një gazetar përsa kohë rrogëtar tek dikush që është klient i dikujt që ka pushtetin?

Nëse të vërtetat e punës së gazetarit cënojnë sadopak pushtetin, çfarë nevoje dhe interesi ka punëdhënësi i tij-klient i pushtetit ta paguajë?!

Sot lajmi është më së shumti një produkt me vlerë në duart e atij që e parafabrikon, e monton, e transformon dhe e përçon tek audienca për qëllime përfitimi personal. Lajmi është një mjet presioni apo shantazhi.

Si i tillë ai nuk mund t’u lihet në dorë disa të rinjve në formim e sipër, që në fakt nuk kërkojnë lajmin në terren, por mënyrën më të mirë për t’u shërbyer shefave të tyre në zyra.

Vetëm duke bërë këtë, ata mund të shpresojnë për një karrierë.

Me fjalë të tjera, nëse një gazetar në terren për hir të gazetarisë së vërtetë bën një pyetje ‘jo komode’ për një pushtetar, nuk merr përgjigje fare ose e quajnë idiot, ndërsa kur të kthehet në zyrë do të promovohet, nëse pronari është kundërshtar politik ose do të shkarkohet nëse pronari është klient i pushtetit.

Po lajmi, ku është lajmi?

Pa merak, lajmin e krijon drejtori i informacionit sipas interesave të pronarit, ia përcjell kryeredaktorit i cili udhëzon një redaktor për ta shkruar dhe publikuar. Këto lajme, bashkë me lajmet që fabrikohen në zyrat e pushtetit apo opozitës, i serviren publikut të gjerë.

Në mbrëmje ky lajm ‘bëhet telef’ nga analistë dhe komentatorë të gjithëditur në programe të moderuar nga narcizistë të pakurueshëm.

Dhamë… (me nder) lajmet!

18 komente në “Rama nuk sulmoi gazetarët, ai u tall me disa të rinj me mikrofona në duar”

  1. qoka bo nomi says:

    Ja me ne fund ata qe mendojne se nuk jane plehra te medias apo te ashtuquajturit te vetquajtur anal iste.

    Shume e vertete dhe e sakte.Umori ne Shqiperi ka marre permasa dramtike apo tragjike, thuaj. Pikersiht per tipa si puna jote e kishte edhe i dashuni juj Kryminister.

  2. fatosi-kosove says:

    I dashur Edi nese do ta lexoje nje fare gazetari dhe analisti nga kosova qe quhet nuzhala,por edeh çim peka ti do te urrehesh njelloi si Tahiri nga vrasesit e PD-s,prandaj behu pak me i bute me ta e sidomos me ata dy qe i ceka sepse ata kane lidhje edeh ne serbi,maqedoni e greqi dhe te bajne hore!

  3. USA says:

    Po sikur me pas qene Berisha nami ishte ba
    O shkerthate ti edhe Mero Baze
    Apo vetem mos te jete nga Veriu po te tjeret te bejne ca te te duan
    A Mero , djalin ta punesuan edhe do leke ti dhane me hape televizorin tani shaje sa te duash
    O Mero kane vra nje kinez ne Kine dhe shkruaj nje artikull
    dhe thuaj e ka vra Berisha
    Postoje dhe mos u bej pule

  4. shqiptari says:

    RRespekte EDI OGA ,shkrim dhe asyetim i vertet dhe i sakt brravo .

  5. shqiptari says:

    RRespekte EDI OGA ,shkrim dhe asyetim i vertet dhe i sakt brravo .ne komente edhe do te shajn se jan njerzit e opozites ata nuk te len kurr te thuash ate qe esht e vertet se dhe vet PDja meLSIne nuk e duan shtetin dhe te verteten , por ti mos u zemro , kaloi ofendimet me sportivitet se varet kujt niveli i perkasin RRespekte per shkrimin,

  6. Arbnori says:

    SHKRIM I VERTETE VEÇ KE HARUAR MANEKINET QE PER HATER TE DHENDRIT TE ISH BLLOKMENIT BEKTESHI, ARDIT GJEBREA DHE KLLOUNIT MODERN MAMAQ MAMAQI HEQIN EDHE BREKET E NGRENE SHALET PERPJETE. EDHE KETO JANE ANEYARE TE SHOQATES SE GAZETAREVE PROFESIONISTE.

  7. ela says:

    me sakt ska ku te shkoj

  8. bregdetari says:

    BRAVO !
    BRAVO !!
    BRAVO !!!
    C’TE THEM TJETER ?
    PERTEJ KETYRE FJALEVE PERSHENDETESE E TE SINQERTA NDODHET VETE E VERTETA.

  9. faro says:

    Realist. Deformimi i lajmit ka kohe qe ndodh. Madje sh gazetare te vertete, jane pushuar nga puna,

  10. Jeff says:

    Sakte, respekt per artikullshkruesin

  11. pro says:

    ..edhe une si Ju mendoj..bukur…!

  12. Mondi says:

    Edi ndjese nuk e kam zakon por…….ja ke fut kot plako,ja ke fut kot.Ato gazetare mua me kane habitur me integritetin e tyre,kur i hoqen mikrofonat kryeministrit,ato jane GAZETARE dhe vetem ata.Rama ishte jasht loje por tjeter hall kishte ndaj u soll ashtu,ndersa te ishe ti o doktor Edi do te kishe bere cicin se ti shoku nuk u bere as mjek as moderator se duhet integritet shoku qe ty te mungon,ke disa aftesi tjera me sa kuptoj por shko cfaqi tek portokallia.Qendro prane Meros qe te marrish te pakten pjesen e “inatcorit”tek ai se dhe ajo te duhet,ai kur nxehesh i thonte Berishes “JO” dhe kujdo tjeter.

  13. Alban Dega says:

    KRENARIA E GAZETARISE DHE MARIONETAT
    E MAFISE

    Forca e argumentit perballe argumentit te forces dhe ABC- ja e gazetarise

    Jam krenar per gazetare te vertete, per krenarine e medias shqiptare si Bedri Islami, Skender Mixhozi, Viktor Malaj. Xhevdet Shehu, Shpetim Nazarko, Mero Baze i dekades se fundit, Adrian Thano, Artan Hoxha,
    Baton Haxhiu, Kimete Berisha, Jeta e Arbana Xharra….
    Ka edhe te tjere qe vertete jane krenaria e gazetarise shqiptare.
    Me vjen ndot kur shoh e degjoj marioneta te antigazetarise si Blendi Fevziu, Berat Buzhala, Ylli Rakipi, Cim Peka, Artan Hoxha “ Presidenti me gisht ne prapanice”, Frrok Cupi, Klodiana Lala e shume te tjere qe me shume bejne krygjykatesin e kryhetuesin, kryeoperativin… babain e se vertetes absolute qe e degjenerojne krejtesisht ate dhe vete gazetarine.
    Ngritja e zerit, grushti ne tavoline, cjerrjet hesterike nuk jane fakte , nuk jane analiza, nuk jane gazetari. Jane diktat! Jane cmenduri! Jane pisllek !
    Me shume se informatorin publik ato perfaqesojne jo vetem instruktorin, urdheruesin dhe diktatorin politik ala Enver Hoxha, ala Kim Jong Un, ala Sali Berisha e bile edhe kllounin e tij zeshtjerre e zecjerre Lulezim Basha.
    Forca e argumentit gjithnje eshte me e fuqishme se argomenti i forces!
    Forca e aresyes eshte gjithnje me e fuqishme se aresyeja e forces !
    Fuqia e faktit eshte shume me forte se llogjet e fuqishme!
    Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra, eshte filozofia e babait te gazetarise bashkekohore dhe i “ The New York Times “ Sullzberget qe Hali nje Epoke te re ne publicistiken boterore !
    Shembulli i “ The New York Times” e “ Le Monde”, i “The Times” e “ El Pais “, i CNN e BBC- se… flasin vete !
    “ Nje fakt flet ne shume se nje thes me pallavra”
    Kush zbaton kete ABC eshte gazetaria e vertete, krenaria e saj !
    Kush e mbyt ate me fuqine e pallavrave eshte turpi i saj, eshte Marionete e rrenes, mashtrimit, keqinformimit, diversionit, e Mafias !
    Ata mund te jene gjithcka por jo gazetare !
    Te shkruarit ne nje gazete apo krekosja, diktati, ulerimat, dreqosja neper ekrane te ben gjithcka por jo gazetar !
    Gazetaria eshte shkence, zanat teper i veshtire !
    Gazetaria eshte po ashtu pune shume fisnike… eshte arti i informimit dhe jo dizinformimit, deformimit te publikut !

    1. Azgani says:

      Ti the disa te rinj me mikrofona ne duar,,un do thoja disa kalamaj me mikrofona ne duar te keqpaguar, te perbuzur nga padroni i tyre partiak, gazetar kalamaj qe rrin me ore te tera me mikrofon ne dore para dyrve te institucioneve vetem per te nje pyetje figurave politike, edhe ate pyetje nuk e bejn tamam se nuk ja u din kuptimin,,,dhe mbas lodhjes rraskapitese te dites,dhe pas drekes me byrek dhe dhadhe e konsumuar ne kembet,Ka rrezik qe te marin edhe nai shpull mas qafe nga padroni nje partiak kur te kthehen ne redaksi,,,,ky ishte kuptimi i RAMES,,,qe jeni bere per te qar hallin,,,,,gazetaruca pa dinjitet dhe te perbuzur nga punedhenesi i tyre,,,,

  14. Shqiptari nga Kosova says:

    Thjesht , BRAVO..!

  15. moza says:

    Nuk ka gazetar . gazetari kur ben pyetjen duhet te kete ber kerkime per ate pyetje.Me vjen keq per gazetaret po ju duhet te punoj for te mbajn ate emer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje