Heqja e imunitetit të deputëtëve shqiptarë është rikthyer sërish në fokus të diskurit politik në vend fill pas ngjarjeve që vijojnë të turbullojnë opinionin publik, përfshirjen e një ish Ministri të Brendshëm në trafik droge dhe lidhje të afërta me një grup kriminal si ai i Habilajve në Vlorë.
Votimi i djeshëm në parlament për hetimin dhe jo arrestimin e Saimir Tahirit ka kthyer sërish në vëmendje idenë e heqjes së plotë të imunitetit të politikanit, e mbi këtë çështje është pyetur dhe kreu i shtetit Ilir Meta, përpara se ai të mbante fjalën në konferencën ndërkombëtare për zbatimin e vendimeve gjyqësore.
I pyetur nga gazetarët, Presidenti Meta ka preferuar të mos komentojë çështjen Tahiri dhe atë të imunitetit, por u ka thënë reporterëve se të gjithë duhet të jenë të bashkuar kundër drogës, krimit dhe grupeve të trafikantëve.
Meta: Nuk kam asnjë koment për çështjen e imunitetit por të gjithë forcat politike dhe institucionet e drejtësisë duhet të bashkohen në luftën kundër trafiqeve dhe kundër drogës në përpjekjen për sundimin e ligjit.
Presidenti në Konferencë ngriti problematikën e mosekzekutimit të vendimeve gjyqësore, teksa kërkoi që Kuvendi të tregohet i kujdesshëm në ndërhyrjen në paketën ligjore për përmbaruesit, që bën pjesë tek profesionet e lira.
undefined
Ah lumadhi ti! Ne shqiperi nuk ka per tu bere kurre drejtesi po nuk shkove ti te gjykohesh bashke me kryekriminelin e Vicidolit. Ne qoftese Reforma ne Drejtesi do te shpalle suksesin dhe ti te jesh jashte i lire atehere reforma eshte nje farse per tu hedhur hi syve shqiptareve dhe populli do te sundohet nga kriminele hajdute medioker si puna jote.
Me ne fund foli che regjizori i prapaskenave.
po ky pse fut hundet dhe sdi ca flet, a ba si undefined…
A e ndigjoni krye mafiozin ne nje linje me Sali Serbin ?? .DREJTESI DHE POLITIKA BASHKE ???Nuk ka Drejtesi dhe Politike bashke.DREJTESIA DUHET TE beje punen e pa varur nga politika ,ate qe po kerkon VETINGU dhe EDI,Mbas pergjimeve kjo eshte hera e dyte qe SALI SERBI kerkon grusht shteti