Në lidhje me hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, prokurori i përgjithshëm dhe prokurorët e Krimeve të Rënda kanë kryer një sërë shkeljesh.
Mbledhja e Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit i nxorri blof përfaqësuesit e organit të akuzës.
Gazeta “Sot” ka bërë një hulumtim, pas një konsulte dhe me juristë të njohur, duke nxjerr të gjitha nenet që janë shkelur nga prokuroria.
Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, prokurorët deklaruan se me shtetin italian kontaktoi Prokuroria e Përgjithshme sa i takon marrjes së dosjes për Tahirin, ndërkohë që ligji e ka të përcaktuar qartë se në këtë proces duhet që të përfshihet Ministria e Drejtësisë.
Në nenet 6 dhe 4 të ligjit “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet Penale”, thuhet qartë se është Ministria e Drejtësisë organi kompetent. “1. Letërkërkesa e autoriteteve gjyqësore vendase i përcillet autoriteteve gjyqësore të huaja nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, përveç rastit kur ky ligj parashikon ndryshe.
Në rast se Ministria e Drejtësisë konstaton se letërkërkesa nuk plotëson kushtet e nenit 5 të këtij ligji, ia kthen autoritetit gjyqësor vendas për plotësimin e të metave”, thuhet aty. Një tjetër shkelje që është bërë nga prokuroria, është se nuk ka njoftuar palën e akuzuar.
Në nenin 34 dhe 34/a të Kodit Penal thuhet qartë se sapo bëhet regjistrimi i procedimit, peroni do të duhet të njoftohet zyrtarisht. Me Tahirin nuk ka ndodhur kështu. “Personi nën hetim ose i pandehuri ka të drejtë: të njoftohet në një kohë sa më të shkurtër, në gjuhën që kupton, për veprën penale për të cilën hetohet, si edhe për shkaqet e akuzave”, thuhet aty.
Gjithashtu një shkelje tjetër rezulton të jetë mungesa e shortit. Ligji përcakton se duhet të jenë 3 prokurorë por, duhet ndarë me short se kush është prokurori përgjegjës.
Ndërsa shkeljet më të mëdha të prokurorëve dhe Adriatik Llallës janë bërë me deklaratat publike. Përmes sulmeve ndaj kryeministrit Edi Rama, janë shkelur Neni 9 paragrafi i 3 i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në R.SH” dhe nenet 37, 101/c dhe 102/ë të ligjit “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në R.SH”. Po ashtu, kryeprokurori ka shkelur nenin 25 të Kodit të Procedurës Penale, pasi aty thuhet se prokurori është i pavarur dhe askush nuk duhet të ndërhyjë në çështjen e tij. Pra, duket qartë se kemi dhe një sulm të ndikuar politikisht./
Soko Hazizaj: Prokuroria mori kompetencat e SPAK
Prokuroria ka gabuar me çështjen “Tahiri”. Që në momentin që prokuroria dorëzoi relacionin në Komisionin e Mandateve, një gjë të tillë e ka pohuar edhe juristi Sokol Hazizaj.
Në një prononcim për gazetën Sot, juristi Sokol Hazizaj duke u mbështetur tek Kushtetuta tha se prokuroria gaboi me Tahirin pasi ka nxituar me hetimet dhe mori kompetenca që nuk i takonin. Madje sipas Hazizajt përveç prokurorisë gaboi dhe Kuvendi pasi filloi të diskutonte provat gjë që nuk lejohet.
“Unë mendoj që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndonëse në ligjin procedurial penal ka një dispozitë tranzitore që i lë kompetencën për të ndjekur lëndën e SPAK-ut, ka nxituar në hetimet e saj.
Për shkakun më të thjeshtë se nuk është ajo organi procedurial i hetimit që të ketë në kompetencë atë për të cilën akuzohet për një pjesë të madhe të veprave penale Saimir Tahiri. Po kaq i gabuar Kushtetueshmërisht ishte dhe veprimtaria e Kuvendit të Shqipërisë veçanërisht Komisioni i Mandateve që nuk ka konstatuar këtë defekt të organit procedural të hetimit na njëra anë. Dhe nga ana tjetër filloi të bënte diskutimin e provave gjatë procesit të veprimtarisë së komisionit dhe në seancën plenare”, u shpreh Hazizaj.
Juristi Sokol Hazizaj sa i takon letërporosisë me Italinë, për faktin se a i është shmangur Ministria e Drejtësisë, ku theksoi se Ministria nuk është shmangur por sipas tij Prokuroria e Përgjithshme nuk ka qenë në rolin e duhur. Pasi gjithë kërkesa që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda është joligjore.
“Jo, unë mendoj që organi procedural i hetimit, Prokuroria e Përgjithshme dhe vetë prokurori i Përgjithshëm nuk ka qenë në rolin e duhur, në rolin kushtetues të tij. Për mua gjithë kërkesa që ka bërë organi procedural i hetimit, Prokuroria e Krimeve të Rënda është sa joligjore, aq dhe jokushtetuese. Targetin e vërtetë të kërkesës për marrjen e autorizimit për të shmangur çdo lloj dyshimi në veprimtarinë e organit hetimor, e ka pasur prokurori i Përgjithshëm”, tha Hazizaj.
Atehere, po qe se kane shkelur ligjin pse nuk paditen sipas ligjit, por merreni me thashetheme, o plehrat e shqypnise Albanistaneze.
Nese e kan shkelur duhet te rrasen ne burg, boll me me vajtime si vajtocat por veprim konkret ndaj dhalles &co. Ose perndryshe pritni kur te vrasin dike ose ta futin edhe kryeministrin brenda.
Të gjithë malokët në role të ndryshme në shtet, janë sabotatorë të shtetit dhe vegla qorre të kryemalokut që i morri nga kooperativat dhe i vuri kollare. Çdo gjë e pamerituar ka një çmim, nënshtrimin pa kushte.
i cilit rrace pas kesh qen gamori ,
qi i ka pallue loken ktina kokshtames .
i njifet ktina atesia ,
se ka shkaktu reagime te forta ne gjendjen civile maloke
Kur e shkelim ligjin ne te thjeshtet, na vihet pas policia, gjykata, prokuroria madje edhe komshija. Po pse kur e shkelin ligjin keta, shkelje qe sjell pasoja te tmershme edhe psikologjike per personin dhe familiaret, kalohet me nje, na falni se u ngateruam. Ne burg per shkelje ligji.
Ky Sokol Hazizaj na Vlora eshte mo i vrare ??????? si nga Babica me duket nga mbiemri… Prokurore nga BC e avokate nga VL..vari leshte shkoi kjo pune …krisma nuk pati as hashash ????
Po mire ai kuvend ka juriste, byro juridike qe shqyrton mbeshtetjen ligjore te gjithe kerkesave padive apo flene gjume ne strofke ….
Llalla nuk eshte ky qe e bija 17 vjece kishte nje makine lluksoze apo 2, 3 se ne kemi nje vete e na duken te gjithe si ne… edhe kshu kshu e bija e llalles kur merzitej me te jatin ikte flinte ne nje hotel me 5 yje etj etj dmth gjera plot qe vetem prokuroret shqiptare mund ti kene ne juridiksat qe kemi studiuar jashte shtetit kenaqemi me 2 jave pushime ne vit.
a) art 34 e 35 a) eshte i kodit te proçedures penale e jo i kodit penal. b) nuk eshte e vertete qe personi i hetuar ka te drejte te informohet menjehere por ne kohen me te shkurter (kur nuk ka sekret hetimor) . 3) lejohet ne baze te konventave nderkombetare edhe komunikimi direkt midis organeve gjyqesore kompetente, pa qene e nevojshme komunikimi nepermjet Ministrise se drejtesise.