SURPRIZA/ Alfred Peza: Rikthehem në media…, por tashmë si botues!

27 Tetor 2017, 11:02Politika TEMA

I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, Alfred Peza ka folur për romanin e tij të ri “Sarah”, por edhe për rikthimin në media.

Lidhur me romanin, Peza ka thënë se ka qenë shumë impenjativ pasi periudha për të cilën flet është ndër më pak të ndriçuarat.

“Një ndër periudhat më të shtrembëruara, është pikërisht periudha e mbretërimit, pra periudha mes dy luftërave botërore. Bëhen të paktën dy-tre gabime në qasje, ku romanin tentojnë ta analizojnë si histori dhe kërkojnë të gjykojnë atë periudhë me informacionet dhe mentalitetin e kësaj kohe.

Duhet të futesh në lëkurën e personazheve për ta kuptuar atë periudhë me dinamikën e asaj periudhe. Nuk është vetëm një histori dashurie, është një roman politik, një roman për emancipimin, për gratë e lira dhe burrat e vërtetë”, tha Alfred Peza.

Ai gjithashtu u shpreh se ky roman është një tentativë për të ç’mitizuar periudhën e mbretërisë dhe për të sjellë aspektet njerëzore të personave më me influencë të kohës.

“Jam përpjekur ta ç’mitizoj këtë pjesën mbretërore dhe hyjnore dhe ta shoh në përmasat njerëzore.”

Pyetjes së Enkel Demit lidhur me rikthimin në gazetari, Peza iu përgjigj se e ka tashmë një projekt, por jo më si gazetar por si botues.

“Kam një projekt, do të rikthehem në media jo si gazetar, por si botues. Kam një projekt të mediave elektronike, një ka filluar tashmë që është alpenews.al, kam një grup shumë të talentuar vajzash e djemsh.

Në ndryshim nga ne që kishim vetëm pasionin e leximit, janë shumë të dhënë edhe pas botës dixhitale.

Ky projekt ka tre elementë, ka word-press që e ka çdo media tjetër, ndërsa dy dimensionet e tjera janë që ka blogun e vet, ku janë të ftuar të japin opinionet e tyre të gjithë dhe dimensioni i tretë do të jetë televizioni në web”, u shpreh Peza./ alpenews.al

5 komente në “SURPRIZA/ Alfred Peza: Rikthehem në media…, por tashmë si botues!”

  1. Kris says:

    Eshte ndjere mungesa juaj Z Peza! Urime do te te ndjekim! Mos na deluziono!

  2. Kola says:

    BRAVO PEZA! Suksese te kesh edhe si botues, por me teper si shkrimtar.

  3. vang says:

    Nuk e kam lexuar asgje nga Z.Peza dhe nuk dua ta paragjykoj.Mund te jete i talentuar ose jo kete e vlereson kritika.Talenti i te shkruarit eshte nje dhunti si ne cdo fushe tjeter.Talentin o e ke ,o nuk e ke.Nuk mund te haesh me te.Nuk mund te thuash;”…tani do shkoj te frymezohem pak….”etj.Por puna e shkrimtarit eshte e madhe kur e materializon frymezimin e tije.Z.Peza thote se donte te jepte pak drite per nje periudhe jo shume te njohur apo edhe te idealizuar.Qe ta ndricoje kete periudhe nuk eshte aspak me vend(pamvaresisht se ben letersi) te sajosh per persona historik shume te rendesishem takime,biles edhe dialogje,qe nuk kane ndodhur.Fjala eshte per Nolin ,Fishten,dhe Konicen.Nuk mund ta konceptoj kete mendjelehtesi.Kur Tolstoi shkroi ”Lufta dhe Paqja” studioi gjate dekumentacionin per ngjarjet e luftes te pushtimit francez ,me sakte NAPOLEONIT.Mendoni per nje moment qe Tolstoi te fuste aty edhe biseda diplomatesh apo ushtarakesh te larte me emrat tyre te vertete te cilat Nuk ishin bere.Letersia eshte letersi por kur ty te pelqen te flasesh me emrat e personazheve historik aty ndalu, aty do ti permbahesh fakteve. Nese do letersi xhepi ahere mos genje per personat reale.Hapi rrugen frymezimit per letersi te vertete..Te iki nga Tolstoi dhe te afrohem pak me pyetjen”,,,A e ke” lexuar” DIMRI I MADH”???????Aty flitet me fakte,,

  4. In says:

    Nuk morem vesh ato miliona euro si i kishte vene? Apo ci q….!!! Te tjereve sekuestto makinen 10000 euro. Kshu nuk behet ky vend.

  5. emigranti says:

    Shko ku te duash, por me pare ne burg per ato qe ke vjedhur, shoqeruar me konfiskim te pasurise se pervetesuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje