Kërkesa e Prokurorisë për kufizimin e lirisë të Saimir Tahirit pas përgjimeve të dala nga autoritetet italiane mbërriti në Kuvend në një periudhë kur do të fillonte ai që njihet si thelbi i reformës në drejtësi; Vettingu.
E mes zhurmës së shkaktuar nga çështja “Tahiri”,Vettingu ka filluar dhe e ka bërë këtë pikërisht këtë të enjte me kryetarin dhe anëtarët e majës së piramidës së drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese.
Por a ekziston një lidhje mes dosjes “Tahiri” dhe reformës në drejtësi? Për këtë diskutuan në Top Story këtë të enjte politikanët Dashamir Shehi, Spartak Ngjela, Petro Koçi dhe analisti Arjan Vasjari.
Dashamir Shehi thotë se sjellja e mazhorancës në rastin e deputetit Saimir Tahiri humb besimin tek reforma.
“Çështja Tahiri krijon një çështje mosbesimi dhe paragjykim, që edhe në mes të klimës së reformës në drejtësi, kush ka pushtetin del i palagur”, thotë ai.
Shehi e quajti të pavlerë kontrollin e banesës së Saimir Tahirit nga ana e Prokurorisë këtë të enjte.
“Ishte thjesht një adet. Edhe polici më budalla nuk do të mendonte se do të gjente prova tek shtëpia e Tahirit pas 10 ditëve që flitet në media për këtë. Në Parlament kishte një vlerë politike debati, por edhe aty i kotë ishte. Vendimi i PS tregon që e mbrojtën Tahirin dhe ky është kodi i mafias; ne të mbrojmë ty, ti mos fol”, tha ai.
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela thotë se pavarësisht zhvillimeve në politikën shqiptare, reforma në drejtësi nuk mund të ndalet prej klasës politike. Ai thotë se Prokuroria për Krime të Rënda është një institucion i korruptuar dhe se të gjitha lëvizjet e bëra tani nga palët, sipas Ngjelës, i shkojnë përshtat si opozitës, ashtu edhe mazhorancës.
“Reformën në drejtësi nuk e bëjmë ne, e bëjnë ndërkombëtarët. Prokuroria e Krimeve të Rënda është institucion i korruptuar dhe unë i kam parë në veprim në procese. Ajo që më bëri përshtypje të madhe dhe që më dha të kuptuar që edhe Rama edhe Berisha gjetën një rrugë të re, që sado që të na godasë reforma në drejtësi, ne nuk lëmë arrestin. Me ato ligje që kanë miratuar, nuk shpëton njeri nga drejtësia. Po patën futur duart në korrupsion, këta nuk janë më në politikë. Se çdo të bëjë pushteti i ri gjyqësor, atë nuk e dimë, por po të shikosh ligjin për Prokurorinë, që zgjidhet nga forumet shqiptare, nuk ka fare akses tek Prokuroria e Posaçme”, deklaroi Ngjela.
Dhe kjo ka filluar sipas Ngjelës, me mbërritjen e 86 përfaqësuesve të FBI-së.
“Kanë mbërritur 86 përfaqësues të FBI-së në Shqipëri dhe janë duke u prezantuar nëpër bashki sipas burimeve të mia”, vijoi ai.
Zv.ministri i Mbrojtes, Petro Koçi e lidh çështjen “Tahiri” me reformën në drejtësi dhe jo vetëm.
“Çështja Tahiri ka qenë e përllogaritur për të dhënë goditje disaplanëshe. Ka qenë plani politik, por ka qenë edhe ai për të goditur Vettingun dhe reformën në drejtësi. U është dashur që Vettingut të kompromentohej me një ngjarje, ku publiku të besonte se mazhoranca nuk do reformën në drejtësi”, u shpreh ai.
Ju lutem degjoni edhe Te pa ekspozuarit qe jane Ylli Rakipi,Faosi Bushati dhe Bejtja me juristen Klodiana! O Zot cfere njerezish? Poshtersia eshte tek keta njerez! Si mund te egzistojne keta lloj njerezish?!
i shkreti ti, FBI apo KGB ata vetem dollare duan, sa i manget qe je…kujton se Edscobaret me Liken do ti shtrojne tavolinen.
U pika ne b**th ju alabake e kazanxhinjeve te pacipe!!
Ne cilin vend e keni pare ju qe te ven nga jashte per tu rregulluar punet.
Ata qe mund te vine ne shqiperi nuk jane fbi por kompani private qe vine per te bere para. Ata do bejne ceshte e bere brenda deshirave te atyre qe paguajne dhe do thone cfare duan te degjojne ata qe paguajne. Kjo eshte formula per zhdukjen e korrupsionit ne republiken e kastraveceve??? A nuk u duket paksi e ngjashme me formulen e sistemit aktual ne vend ku prokuroria heton ate qe do ai qecpaguan te hetohet dhe gjykata denon ate qe nuk paguan per tu liruar.
As amerika e as evropa nuk mund te vine e te bejne gjykatesin ne shqiperi pasi as amerika e as evropa nuk duan te ngjallin precedent te tille. Po te donin ta benin nje gje te tille e kishin bere se shqiperia aty ka qene per 27 vjet, me syte nga qelli.
Shqiperia ka nevoje te clirohet nga komplekset krahinore e partiake dhe te edukohen njerezit qe te vleresojne pergjegjesite personale dhe kolektive, dhe kete pune mund ta organizonit ju por kjo eshte pune qe nuk paguan me para dhe ju jeni klasa e skandalit qe nuk dini te veconi midis te mires e te keqes po qe puna per para dhe e lini mutin tu perpije te gjalle nese nuk pagueni per ta pastruar nga vendi juaj, nga qytetet dhe lagjet tuaja dhe madje edhe nga oborret dhe shtepite tiaja.
Shkurt!- ju jeni rraca e mutit qe keni lindur ne mutin e enver hoxhes e do vdisni ne mutin e sali berishes.
Respekt te vecante per Vasiarin , a nuk u lodhet me keto emisione ,qe jane thjesht per te terhequr vemendjen e popullit kjo eshte nje tymnaje , dhe kjo do te thote qe keta nuk duan vitingun , Basha , Meta Mediu , Saliu kane halle te mbulojne te tyret dhe meren me Tahirin, kesaj I thone hodhi nje budalla nje gure ne lume dhe 100 te mencur se nxjerin dot , futni ne burg Bashen Meten Salen dhe Medidin , qe kane vjedhur dhe vrare.