Kryemadhi bën pyetjen që ngre shumë dyshime: Ku e ka familjen Haki Çako?

26 Tetor 2017, 22:10Politika TEMA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është kërcënuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryemadhi la të kuptojë se familja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako është larguar nga Shqipëria dhe për këtë gazetarët duhet të hetojnë.

“Ku është sot drejtori i Policisë, Haki Çako dhe familja e tij. Jeni gazetar dhe duhet të pyesni”, tha kryetarja e LSI-së në “Opinion”.

Kryemadhi theksoi se historia e kësaj situate është një histori që po kthehet në politikë, për të fshehur diçka më të madhe.

“Dua të theksoj së çështja Tahiri është hallka e fundit e një zinxhiri kriminal. Historia e kësaj situate është një histori që po kthehet në politikë për të mbuluar gjëra më të tmerrshme. Qeveria shqiptare është e kapur nga krimi. Për mua fakti më i madh është të shkosh e të shikosh shqiptarët sot, ata janë më të varfër dhe të papunë”, tha Kryemadhi.

Çfarë do të bëni më tej në këtë përplasje me mazhorancën znj.Kryemadhi?

E para njëherë ne nuk përplasemi me mazhorancën, por ne po përplasemi me kokën e krimit të organizuar në Shqipëri që është Edi Rama. Po pse ka frikë Edi Rama nga Sajmir Tahiri, sepse në fillim e lëshoi Sajmir Tahirin.

Çfarë domethënë koka e krimit?

Koka e krimit të Edi Ramës. Po përse ka frikë Edi Rama nga Saimir Tahiri? Se në fillim e lëshoi Tahirin, dhe pastaj e mbajti. Sepse Tahiri e kërcënon. Sepse Tahiri ka marrë urdhra drejtpërdrejtë nga Edi Rama.

Me çfarë e kërcënon Tahiri-Ramën?

Atë e di më mirë z. Tahiri dhe mund të pyesni më mirë z. Tahiri dhe bashkëpunëtorët e tij. Ku është sot Drejtori i Policisë, z. Haki Çako? Po familja e tij?

Ku është znj. Kryemadhi?

Jeni gazetarë, pyesni. Unë po pyes. Sepse ka dhjetë ditë që Drejtori i Policisë nuk bëhet i gjallë. Kjo është një gjë tjetër, le t’iu ngelet qytetarëve ta vendosin. Ajo që dua të theksoj është që, situata nuk është aq rozë sa mundohemi ne ta shfaqim. Ne mendojmë se situata është shumë e vështirë, nuk është e vështirë për ne politikanët, sepse ne do vazhdojmë të bëjmë atë retorikën tonë çdo ditë, edhe ju gazetarët për të pasur atë paradën e debateve politikë në media për t’ua dhënë shqiptarëve. Por problemi më i madh qëndron që, çfarë do të bëjmë dhe si do të ecë Shqipëria përpara në hapat e saj.

10 komente në “Kryemadhi bën pyetjen që ngre shumë dyshime: Ku e ka familjen Haki Çako?”

  1. Tirana says:

    Ku e blen buken familja e Cakos? He? Pse nuk flet Prokuroria, pse nuk i raporton Leshlise dhe Lulelise? Krim kombetar. Prandaj Monika ka plotesisht te drejt te alarmohet. Pastaj te vazhdojne hetimet se ku e blen ujet, kur shkon ne banje, si e kane humorin etj, te cilat jane tregues te perzjerjes ne krim dhe te frikes nga ndeshkimi. Po u hetuan keto, atehere s’ka nevoje te merremi me Gerdecin, as me 21 Janarin, as me CD-ne e Dritan Priftit, as me tagrambledhesit e LSI-se.

  2. Doni says:

    Oj krymodhe te paska ik çerja fare! Zoti te erdhte hahut, te gjitha ne kete dynja lahen moj baxhelle e shpartallume. Paske morre flake qek me duket, hot flashes apo diçka tjeter po ta ngren temperaturen?

  3. Liri says:

    I ka lexuar ato librat qe i ka vene per zbukurim?

  4. Shelgura says:

    Një grua më negative nuk munt të gjesh
    Kur ajo familje i ka bërë më të këqijat
    Pos berishës
    Këta për të maskur poshtërsitë
    Hoqën i njorat vasilin
    Morën partinë familjare
    O shqipëtarë që votoni këtë
    Si i dilni shoqërisë përballë

  5. qoka bo nomi says:

    Qa je tuj than ti moj e perdl…kena nja Kryminister t’paperlym me droge,na e njohim mire,as droge nuk hec ai ,hiq fare…a ja ke pa syte dhe hunden? e ka nvend.

  6. Tim says:

    Kjo do te thote per ty e your partners in krime shtrengoni rrotaçilen se po ju vjen dita e shumepritur nga gjithe shqiptaret, te ju shohe te gjithe ju behind bars bitch!

  7. Grigor says:

    Jam I bindur se, ne qoftë se kjo Kokelopa do t’i kishte lexuar te tere ato librat qe mban te biblioteka mbrapa kurrizore, do kishte turp nga ato fjale qe ka thene deri me sot

  8. Tani says:

    Hahahaha hidh vrer e genjeshtra. Asnjeri s’te beson. Ku i ke faktet per Edi Ramen qe e quan koka e krimit? Nxirri faktet. Deri dje ti dhe burri jot hanit ngjala e pinit vere ne vilen luksoze te Lalzit me bakllavane tende per ta mbyllur darken me Edi Ramen dhe tani na qenka koka e krimit!?. Llafe qensh kot me se koti, nuk i beson njeri. Edhe per Tahirin. Dolet bllof. Edhe per Cakon, ai eshte ne mbledhje ne SHBA. Ju hidhni balte kot. Ju hidhni nje geneshter dhe ju thoni gazetareve investigoni. Kesaj i thone hedh budallai nje gur ne lume e 100 te mencur nuk gjejne gje. Pra do ta besh lesh e li edhe shtypin me genjeshtrat e tua dhe kur te mos dali gje si me Tahirin do vazhdosh te genjesh prape. Koka e krimit!? Nxirr fakte, letra. Burri jot eshte koka e krimit qe shkonte me bllok ne dore dhe jepte shumat qe do te fitonin per korrupsionet qe donte te bente. Ti vete nuk ke lene biznesmen qe i afrohej Metes per leshime nga Ministrat e drejtoret e tij pa i zhvatur. Ti je si Prefekti Tirones Qazim Mulletja ne dramen e teatrit te Tiranes qe i thoshte atyre qe i jepnin para: Jepjani ketij te shkretit Monit parate se i mbyllni i vrime, mos me jepni mu. Edhe Meta ti dergonte ty biznesmenet dhe ti i zhvatje me menyrat e tua kriminale. Duhet te jepni llogari se ku i gjetet gjithe keto para qe keni. Pastaj te sulmosh te tjeret per krim.

  9. toni16 says:

    Zoje e kamë nje pytje cila hallkë e Krimit është Ilir floriri. Ju dhe sali berisha per hir te krimev qe keni bër nga frika e vetingut kerkoni destabilizim,dhe ket mendoni ta arrini neper mes ndihmes Serbe-Ruse apo si e shpjegon takimin e atij sherbtorit tënd ne parti qe takoj Putinin ne Petersburg tri ditë pa dal kto faktet e famshme.sikur Edi Rama te shkoj ne zgjedhje sot do ti fitoj 82 Deputet pupulli nukë është i marr

  10. ppa says:

    Perdoret shpesh , idiot noterik ; kjo zonja eshte idiote politike ; nuk i merzitet vetja duke u shfaqur nga nje ekran ne tjetrin dhe duke derdellisur te njejtat gjera…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje