Do të jenë 26 miliardë lekë më shumë, rreth 200 milionë euro, të ardhurat që do të mblidhen në buxhetin e vitit 2018.
Ky është parashikimi i qeverisë shqiptare, i mbështetur në të dhënat zyrtare të bëra publike për herë të parë nga Kryeministri Rama, këtë të enjte, gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Këto të ardhura më shumë pritet të sigurohen nga rritja e përshpejtuar ekonomike dhe operacioni i ri anti-informalitet që ka nisur.
Këto para do të lejojnë shtetin që të mbështesë politikat e tij për rritjen e pagave në adminsitratën publike, për rritjen e mëtejshme të pensioneve dhe për rritjen e investimeve publike në vend.
Gjithashtu, këto të ardhura do të lejojnë qeverinë që të vazhdojë politikën e konsolidimit të financave kombëtare, përmes reduktimit të borxhit nën nivelin e rrezikshëm prej 60%, deri në fund të mandatit. Aktualisht, borxhi kombëtar është rreth 70%.
Këto të dhëna u bënë publike gjatë një takimi të Kryeministrit Rama me përfaqësues të biznesit, me të cilët debatoi rreth ndryshimeve të parashikuara në paketën fiskale të vitit të ardhshëm.
Gazetari Kazani
Pse nuk thoni qe nje pjese e ketyre te ardhurave do vijne nga rritja e takses se pronesise mbi shtepite?
Cdo shqiptar do paguaj disa here me shume takse mbi shtepine. Nese deri sot paguajne 1500 ne vit, nga viti i ardhshem do paguajne 3500 deri ne 6000 leke ne vit.
Pse nuk thoni qe keto te ardhura do vijne edhe si pasoje e futjes se TVSH-se tek biznesi i vogel.
Lajm i mire!!!!
Pffffffff