Lulzim Basha: Policët sot janë të tradhtuar

28 Tetor 2017, 20:33Kronika TEMA

Duke kujtuar ditën e policëve të rënë në krye të detyrës, kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se, mënyra më e mirë për të vlerësuar veprën e tyre është beteja pa kompromis me krimin.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Basha ka theksuar se, për fat të keq, oficerët e rënë sot janë të tradhtuar dhe shpirti i tyre i trazuar, sepse krimi që ata luftuan ndan pushtetin me qeverinë.

“Krimi që ata luftuan sot është në formën e kupolës mafioze, ku janë bashkë qeveria dhe bandat. Ku shefat e komisariateve, besnikë të qeverisë, ndihmojnë trafikantet dhe dhunojnë të pamundurit. Ndërkohë që dëshmorët e policisë dhanë jetën për tjetër gjë, për sigurinë e qytetarëve dhe për të ndalur krimin”, ka thënë Basha.

Ai ka shtuar se nuk mund të lejohet që sakrifica e tyre të shkojë dëm. “Krimi, bandat dhe mafia duhen shtypur, por kjo bëhet e mundur vetëm me një qeveri që nuk i mbron dhe ndan pushtetin me ta, por i lufton, i ndëshkon dhe i çon para drejtësisë bashkë me pushtetarët e korruptuar, që sot janë mburoja e krimit”, ka shtuar Basha.

5 komente në “Lulzim Basha: Policët sot janë të tradhtuar”

  1. Mira says:

    Po mire e ke por fillo nga vetja me pare se ti je i dyti qe ne nje vend me sistem drejtesie te rregullt mbas salehut duhet te ishe ne fresk.

  2. Ahahahahahahhahaha,
    qeka ne humor sonte surratsuma

    per Tradheti mundet te flasi shume gjakupiste se e ka ne gjak

  3. Geri NYC says:

    A ti ke mbaruar o i mbaruar po akoma se ke kuptuar.

  4. Alidemsi vjeter says:

    O “Bukurosh” po dje si ishin? A mos valle ishin ata qe i binin “CIFTELISE” ?

  5. M says:

    Mos te duket se flet ne nje planet tjeter dhe jep leksione per krimin,bandat, korupsioni dhe vjedhjet , apo ke humbur kujtesen dhe nuk di nga vjen dhe kush je!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje