FOTOT/ Akademia e Sigurisë certifikon efektivë të rinj të Policisë

27 Tetor 2017, 18:02Kronika TEMA
FOTOT/ Akademia e Sigurisë certifikon efektivë të rinj të

Akademia e Sigurisë  ka certifikuar 22 efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët përfunduan me sukses Kursin e IV-t për formimin e motoçiklistëve të Policisë së Shtetit.

Në zbatim të Urdhrit të Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së shtetit, me nr 1/963, datë 24.07.2017.

“Për pjesëmarrjen në trajnim me temë “Kursi i IV-t për formimin e motoçiklistëve të Policisë së Shtetit”, nga data 04 Shtator deri në datën 27 Tetor 2017, në Akademinë e Sigurisë, u zhvillua kursi i IV-t për formimin e motoçiklistëve të Policisë së Shtetit.

Për këtë qëllim në datën 27.10.2017, në Akademinë e Sigurisë u zhvillua ceremonia e përfundimit të kursit dhe dhënia e certifikatave.

Kursantët demonstruan në sheshin e akademisë disa ushtrime me motoçikleta.

Në ceremoninë e përfundimit morën pjesë Drejtori i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Bilbil Memaj, Drejtori i Rendit Publik Drejtues Albert Dervishaj, Drejtori i Policisë Rrugore Drejtues Mitat Tola dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit. Kursin e përfunduan me rezultate shumë të mira dhe të mira 22 punonjës policie, efektive të DVP Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Elbasan dhe Gjirokastër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje