FOTOT/ Tahiri mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kush e shoqëron ish-ministrin?

27 Tetor 2017, 14:14Kronika TEMA
FOTOT/ Tahiri mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Tahiri ka mbërritur në orën 14:01 në Prokurorinë për Krimet e Rënda ku do të merret në pyetje nga Prokurorët e çështjes.

Tahiri është paraqitur vetëm por pas tij kanë mbërritur menjëherë edhe dy avokatët e tij Artan Hajdari dhe Maksim Haxhia.

Tahirit i ka mbërritur sot në banesë ftesa e cila mban firmën e prokurorit Besim Hajdarmataj dhe kërkohet në Prokurori për të dëshmuar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e ish- ministrit Saimir Tahiri si i përfshirë me bandën e Habilajve, anëtarët e të cilëve janë arrestuar në Itali për trafik droge dhe armësh, por Kuvendi me votat e mazhorancës rrëzoi kërkesën e Prokurorisë.

Një ditë më parë, 4 oficerë të policisë gjyqësore kontrolluan banesën e ish-ministrit për disa orë me radhë. Kujtojmë se ditën e parë pas publikimit të përgjimeve të grupit “Habilaj”, Tahiri kërkoi një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla por që nuk u realizua kurrë.

Tahiri ka deklaruar më parë se nuk ka asnjë ore kohë për të humbur duke i kërkuar prokurorisë së Krimeve të Rënda të përshpejtojë procesin për zbardhjen e së vërtetës.

1 komente në “FOTOT/ Tahiri mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kush e shoqëron ish-ministrin?”

  1. tomorri says:

    Z.Sajmir Tahiri me kete urgjence duhet te kerkoshe nxjerrjen para pergjegjesise ligjore te gjithe keta qe muarre dhe zbatuane si idjote qe jane nje urdher politik ,duke kujtuare se do te dilnin pa lagur.Beje Sajmir kete denoncim se e verteta eshte me ty dhe kurre mos ki frike nga keta se jane ekstremishte pa tru dhe shume te trashe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje