Durrës, u arrestua para 2 ditësh gjykata liron ish-shefin e Krimeve

28 Tetor 2017, 13:45Kronika TEMA

Gjykata ka liruar nga burgu inspektorin Krenar Dehari, i cili u arrestua dy ditë më parë për shpërdorim detyre. Gjithashtu gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje për inspektorin, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Dehari akuzohet se ka ndërhyrë në një sherr mes dy vëllezërish të ndodhur 3 ditë më parë, të cilët gjatë konfliktit  janë qëlluar me mjete të forta me njëri tjetrin.

Krenar Dehari kur ishte në detyrë ka kërkuar arrestimin e njërit prej vëllezërve, por kjo nuk është miratuar nga Prokurori Arjan Ndoja. Por pavarësisht kësaj inspektori ka arrestuar njërin nga vëllezërit dhe kjo është konsideruar shkelje  detyre nga prokurori Ndoja i cili ka urdhëruar më pas arrestimin e tij për shpërdorim detyre. Por gjykata e liroi dhe tashmë Krenar Dehari do të hetohet në gjendje të lirë.

1 komente në “Durrës, u arrestua para 2 ditësh gjykata liron ish-shefin e Krimeve”

  1. muzeum says:

    Mbaj Sitroenin tani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje