Kronologjia e një inskenimi/ Historia “Zagani”, falja e pronave nga Berisha në Vlorë dhe mbrojtja e paprecedentë politike

29 Tetor 2017, 14:35Politika TEMA

Dritan Zagani është një emër i njohur tanimë nga opinion publik. Ai është amplifikuar dhe mbrojtur nga Partia Demokratike  në mënyrë të vazhdueshme edhe pse historia e tij me ligjin në Shqipëri është problematike.

Ajo që bie në sy po të bësh një kronologji reagimesh, është fakti që PD i ka dalë përherë në mbrojtje Zaganit edhe pse ishte i hetuar e dënuar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Madje, në qershor të  vitit 2013, Zaganit iu falën nga Berisha me anë të vendimit të qeverisë, prona në Orikum.

Ish-shefi i sektorit të antidrogës në Policinë e Fierit, Dritan Zagani, u arrestua në datë 3 maj të 2014-ës nga SHKB me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “moskallëzim krimi”

Sipas dokumentave të publikuara sot në media, në datë 2/05/2014 për Zaganin është lëshuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Pas arratisjes, Zagani mori azil politik në Zvicër dhe që nga ai moment, filloi të japë intervista të cilat u shpërndanë dhe amplifikuan nga Partia Demokratike.

Në 6 shtator të vitit 2015 Partia Demokratike e shpalli hero Zaganin të cilit në 2013 i kishte falur prona në Vlorë,  kur publikoi një intervistë të tijën. Mesa duket, Zagani po i kthente borxhin Partisë Demokratike. Në video ai akuzonte ministrin e asaj kohe të MB, Saimir Tahirin për lidhje me Habilajt dhe trafikun e drogës. Kur e sheh sot në paskohë, kupton se ishte i njëjti skenar si me prokurorinë javët e fundit,  e thurur nga PD, pa asnjë provë, por që synonin gjyqin politik ndaj një ish-ministri të Ramës.

Nga ajo ditë, PD filloi të prëdorte si prova kundër Tahirit akuzat që kishte bërë Zagani. Edhe pse Tahiri kërkoi vetë dhe u hetua nga Prokuroria për mjetin “Audi” ku doli i pastër, PD vazhdimisht sulmonte me Zaganin dhe mbronte Zaganin politikisht në deklarata publike.

Kështu mbi atë që kishte thënë një i kërkuar nga drejtësia shqiptare i cili pak para zgjedhjeve kishte marrë nga qeveria “Berisha” prona në Vlorë, PD bënte politikë. Sintonia ishte e plotë, sikur ta kishte shkruar e njëjta dorë përgjigjet e Zaganit dhe sulmet e PD-së. Kjo vazhdoi nga shtatori deri në fund të vitit 2015, ku mbi ato që thoshte Zagani PD bënte politkën e saj dhe e mbronte në mënyrë fanatike “heroin” e saj. Por e gjitha kishte në mes diçka të çuditshme që e bëntë gjthçka të dyshimte; ato që thoshte Berisha dhe Basha në media, i konfirmonte Zagani në intervista e preononcime.

Në tetor 2015 Berisha dhe Basha mbronin me fanatizëm Zaganin, madje duke shkuar deri aty sa në datë 24 tetor 2015, Berisha do shprehej se “Tahiri e shpalli në kërkim ndërkombëtar qëllimisht duke i vënë kështu vulën marrëdhënies PD-Zagani.

Sipas linjës së Berishës, e gjithë PD mbronte në studio televizive Zaganin.

Koordinimi PD-Zagani vazhdoi edhe në muajin nëntor të 2015-ës, ku bazuar në ato që vazhdonte të thoshte nga arratia Zagani, PD shprehej nëpërmjet Ristanit se “Shteti ka rënë, jemi në duart e mafias” .

Sapo në media doli dosja “Habilaj” para pak javësh,, PD i doli sërish në mbrojtje Tahirit. Në preononcimet për “Opnion” Basha dhe “Studio e Hapur” Berisha, ishin në një linjë kur shpallën hero Zaganin dhe thanë se ato që thuhen ndaj tij janë baltë politike. Duke hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, PD vazhdonte të mbronte Zaganin. Pas tyre kudo, çdo eksponent i Partisë Demokratike, nga Salianji te Grida kanë mbrojtur Zaganin.

Sot ishte radha e Alibeajt i cili doli dhe mbrojti sërisht Zaganin, pasi Balla më herët kishte nxjerrë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndaj Zaganit ishte marrë masa “arrest me burg” për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “moskallëzim krimi”.

Zagani deri më sot e ka bërë siç duhet punën e tij për t’i kthyer reston Berishës e Bashës që i dhanë pronat në 2013. Këta të fundit po e mbrojnë gjthashtu Zaganin, të vetmin argument iu ka mbetur për të sulmuar.

20 komente në “Kronologjia e një inskenimi/ Historia “Zagani”, falja e pronave nga Berisha në Vlorë dhe mbrojtja e paprecedentë politike”

  1. Kola says:

    S’ka asnje cudi. Kjo eshte partia e cubave qe kerkon te marre prape pushtetin e ta ktheje vendin ne Vaterlo. Zagari s’eshte asgje tjeter vec nje cub i bandes serbe te kopilit te Karaxhicit.

  2. katarakti says:

    Nje minute ju lutem. Siç pohohet edhe ne shkrim, Zagani qe me 2015 ka perfolur lidhjet e Tahirit me Habilajt! Pastaj Tahiri ia shet makinen e tij pikerisht kushurinjve “te dhjete” Habilajve! Makine, qe siç e ka pohuar edhe ai vete, e perdorte perseri here pas here! E po ketu ka diçka qe mban ere.

    1. Sit back and relaks says:

      Ore Mero a kush a ka shkruar ket palo artikull, zagani mund te jete burri me i poshter ne planet ama, ato qe ka thene qe ne 2014-2015 dolen sot te verteta. Fakti qe denincimin qe i ka bere zagani tahirait e merr dhe e perdor berisha nuk i ul vleren denoncimit. Keni bere 1km artikull per ti sherbyer kazanit te Rames.

      1. lora says:

        Po si dolen te verteta, o njeri pa emer, merhum, kush i vertetoi Saliu apo Lulezimi, ti apo Monika? Une s’kam pare gje akoma!

    2. Samiu says:

      Katarakti, Makina u eshte shitur habilajve ne 2013….

  3. eli-tiv says:

    ..shume qarte denimi i ketij njeriu…me vendimet perkatese..ketu nuk hyn llogjika “sipas meje ” e”sipas teje”..Ajo qe ben pershtypje ne kete c’eshtje falje toke me vkm…pse ?/ kushdo qe te jete.. mund te krijohen shume kushte…por te falesh toke ne bregdet..?? kush k ka perfituar nga vkm-te e saliut?…Edhe tokat te falura nga turqia qe patjeter besnikeve te saj..qe me siguri nuk kane lidhje me pavaresine e shqiperise te mos quhet…kemi toka te blera nga stergjysherit e dekumentuara deri ne fund e nuk i marrim…ndersa gruaja e nishanit gezon toka te kohes se Turkut…qesharake deri ne budallalek

    1. Skënder says:

      Cili dënim është i qartë more, këta thonë është dënuar për shpërdorim detyre dhe moskallzim krimi po në të vërtetë me sa nxorri dhe Balla sot ai është dënuar pasi iku në Zvicër për largimin nga arresti shtëpiak. Për akuzat nuk e kanë dënuar fare po vetëm se iku.

  4. azilanti says:

    Si skeni turp njhere qe flisni keshtu. Po pse ja dhane azilin politik athere ketij zvicerranet? Se ishte nje hajdut e nje cub? Apo se e meritonte. Nderrojeni emrin e gazetes dhe vireni Tema Rama. Skeni turp skeni.

  5. Zigur Qarri says:

    Policet sulmohen dhe mbrohen sipas intresave politike,kjo ka
    demtuar efektivitetin e Policise dhe i ka dhene krah krimit.
    Dritan Zagani eshte viktime e Shtetit dhe politikes se inkriminuar.
    Dritan Zagani zbuloi qe segmente te rendesishme Shtetrore,ishin
    te lidhur me krimin,dhe si alternative te vetme,gjeti mbeshtetjen
    tek antidroga Italiane,te cilen e informoi.Ky ishte dekonspirimi,
    qe detyroi Ramen te largonte Tahirin nga trysnia e perendimorve,se
    sa per trysnine e PD dhe mafiozeve te LSI,Tahiri,beniamini Rames,
    nuk largohej kurren e kurres nga posti i ministrit.Ne cilen koh kishte
    ndodhur,qe droga te transportohej me helikopter,dhe kjo e perseritur?
    Ky eshte fak i pakundershtueshem,qe mafiozet ishin lidhur me pushtetaret
    shqiptare.Tahiri do te shpetoje,per te shpetuar Shtetin shqiptare nga nje
    gjygj nderkombetare,kjo,per te mos perseritur kaosin e 1997,qe per
    perendimin do te kishte kosto me te larte se sa denimi i Shtetit shqiptare,
    per implikim ne tregtine droges me mafiozet nderkombetare.
    Kur te mbarojn akuzat dhe kunderakuzat politike,kur te depolitizohet Policia,
    atehere do te filloi nje epoke e re.Akuza qe nuk shkon ne gjygj,perben faj.

  6. VLORA 9 says:

    Ore hetoni se si i eshte dhene toka ne Orikum ketij njeriu. I nxirni dokumentat .Kaq e veshtire eshte apo keni frike se penalizohet Berishen dhe beni teater me popullin.

  7. spartaku says:

    Kuptohet,dhe eshte e qart,se Zagani eshte bisht tigani ne sherbim te Berishes,kundra Edi Rames,dhe ps-te.Zagani eshte paguar me paga te majme per te sajuar shpifje sipas mendjes se pjerdhur te Berishes.Zagani eshte nje zagar qe leh ne favor te Berishes.Ai nuk ka vend ne shqiperi,se eshte tradhetar,dhe kriminel.

    1. Skënder says:

      Po more prandaj ato që tha ai dolën të vërteta dhe shteti zviceran i dha azil politik.

  8. Alpini says:

    Po tre efektivet e tjere qe u arrestuan dy dire pas Zaganit perse nuk permenden? Pse nuk thuhes asgje per Bledar Naçin, Bernars Fejzan dhe Antonio nazeraj?
    Ata u arrestuan me urdher te tahirit nepermjet makinacioneve te ShKB

  9. MONIKA , NEPERKA PIKA - PIKA says:

    Po pse , sulltanet osmanllinj , si pushtues qa ishin ,kishin
    te drejte te falnin e dhuronin cifligje , te cilat po i kerkojne
    poseduesit e dokumenteve te asaj kohe , kurse sulltani i
    vetshpallur ne Shqiperine postkomuniste , nuk e paska
    kete te drejte ?! Jemi a s`jemi turq mor burra ? ! ! ! ! ! ! !

  10. TRAPI says:

    ENVERI I MORI FLORIRIN PRONAREVE SALIU I VODHI PRONAT..KUSH ESHTE ME I MIRI,PRONA PRODHON FLORI,PARA ..

  11. Silvani says:

    Nuk e kuptoj se si mbroni nje ish-minister qe ka shitur makinen trafikanteve te droges, ku keta te fundit helmojne me droge jete njerezish e femijesh? Kaq te verber jeni per te share sepse keni bindje partie?

    Tahiri eshte i denuar perjetesisht te pakten moralisht. Ju derdellisni. Eshte e frikshme, qe populli te harroje c’eshte e mira dhe e keqja, Nese nuk mbrojme ate qe eshte e mire dhe denojme ate qe eshte e keqe, nuk ka gje qe e bashkon kete popull ne te ardhmen e per 100 vjet te tjera.

  12. shkodran says:

    NE fakt ka te “drejtea” gazetari leter higjenike kur thote , se pergjimet e kriminelave i beri Berisha , dhe milionat e droges qe qarkulloje mund te kene marre dhe ndonji sterpikel gazetari , dhe keshtu do te shkruaj , ja kane erresu shikimin parat e pista , i pa kareter eshte dhe me u milioner nga katundare nga zonat me te humbura te vendit ne mes te Tiranes duhet te lepihesh atyre qe kane para here djathtas e tash ish komunistave.

  13. spata says:

    Dakort jam me te gjitha .Nje gje skuptoje .Me urdher arresti si mund te arratiset e te mari strehim politike nje kacak . Ma thoni se dhe une dua te shkoje ne Zvicer dhe do tju tregoje me shume nga keto qe thot Zagari .

  14. zikur q(k)arri says:

    More kopil I saliut qe ke bere 20 komente, zigur. Qarri (lexo k) .ku I gjen tokat qe fal satrapi sali? Kush ja ka lene sheqere kurva qe e beri me karaxhixhin?
    Pse nuk I ka fal kopili I sheqeres take ndonje polici vlonjat?
    Kopila. Rrace e ndyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje