Askush ende nuk mund ta bësojë! Adelajda apo Adela siç e thërrisnin miqtë me përkëdheli, ishte vetëm 31-vjeçe, me projekte, ide dhe ëndrra për të vijuar përpara me gazetarinë.
Një lajm i kobshëm mëngjesin e sotëm shokoi mbarë opinionin publik ku njoftohej se ajo në orët e para të mëngjesit pësoi një atak kardiak që e ndau përfundimisht nga jeta.
Adelajda Xhamanin 31-vjeçaren nga Kavaja të gjithë e mbani mend kur me dëshirën e saj vendosi të bëhet pjesë e televizonit me pjesëmarrjen në “Big Brother Albania”, aty ku theu tabutë e paragjykimet e vendosi të sfidojë fatin e saj, braktisi Kavajën e të fejuarin e zgjodhi të jetojë jetën që donte.
Brenda shtëpisë ajo tërhoqi vëmendjen jo vetëm për thjeshtësinë që e karakterizonte, sinqeritetin por mbi të gjitha për pamjen tërheqëse, duke u cilësuar si një ndër vajzat më të bukura shqiptare, ose si Angeline Jolie shqiptare.
E me të dalë që aty, ajo u la punën si mësuese dhe ndoqi pasionin e saj për letërsinë e shkrimin, duke u bërë pjesë e gazetarisë. Prej vitesh Adelajda punonte në shtypin rozë. Ajo mbante aktualisht postin e kryeredaktores në një revistë, ndërsa sëfundmi kishte nisur edhe një projekt të ri televiziv. Prej vitesh Adela ka punuar edhe pranë “Focus Media Group”, fillimisht pranë suplementit “Bluetooth” dhe më pas në emisionin e mëngjesit “Vila 24” në Neës 24.
Policia e Tiranes ne nje njoftim pe mediat ben me dije se gazetarja Adelajda Xhamani, e cila nderroi jete sot ne mengjes ne shtepine e saj, vuante nga epilepsia. Adela u nda nga jeta krejt papritur ne oret e para te mengjesit te sotem.
Vajza simpatike nga Kavaja, kishte mbaruar studimet për Gjuhë-Letërsi. Prej vitesh Adela punonte në shtypin rozë
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasia Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm.
Nuk ka shenja dhune. Shtetasia e mësipërme vuante nga epilepsia.
Pritet vendimi i mjekut ligjor.
Arrest kardiak?Ka qene perdoruese kokaine gje kjo?
Ngushellime familjes
Overdose.
Aldo, te lutem, nje minimum njerzilleku per ty ne radhe te pare ! Kush njeh sado pak Kavajen dhe kavajsit e di dhe e kupton c do te thote te jesh femer e emancipuar ne ate ambjent.Jane ndoshta njerezit me sensibel e me shpirt artisti qe mund te gjinden nder shqiptare.Per fat te keq Jane dhe shume mbytes ndaj figures se femres moderne e te lire.Kjo i rrit vlerat nje femre si Adela qe nga nje ambjent i tille ngrihet madherishem me guxim.Kavaja eshte plot me vajza te emancipuara por te shtypura qe meritojne respekt e perkrahje.
Me vjen per te vjellur kur shikpoj shkrime te tilla.
Si eshte e mundur? Moss valle ishte mbipeshe, me semundje hipertensive, kolesterol te larte?
Ne jemi eksperte per venien e diagnozes! Atak ne zemer?
Kjo per mua si mjek eshte si e pabesueshme.
Mendoj qe nje do te jepte me shume prova per kete konkluzion.
Ngushellime familjes sesa per keta hale te shtypit cdo gje eshte e mundur.
Me vjen shume keq qe nuk do te shohe me ne ekran moj bije,te ndiqja kudo ku ti dilje,me rrembeve zemren qysh te Bigbrother,nje vajze sa e bukur aq dhe e zgjuar.Gjithshka e ke merituar ne saje te punes dhe kembenguljes tende.
U prehsh ne paqe e te ndrite shpirti atje ku do te pushosh perjete
Ha ha ha Arjan mjek USA,mjek eshte e sigurt qe sje,po me duket si nje shofer kamioni qe njoh