Anëtarja e kryesisë së PD-së akuza të forta Bashës: Përcjell konfuzion në drejtimin e demokratëve, humbja dërmuese...

30 Tetor 2017, 12:00Politika TEMA

Anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati ka theksuar se kreu aktual i PD, Lulzim Basha përcjell konfuzion në drejtimin e kësaj partie.

“Humbja dërrmuese, frika nga pushteti, konfuzioni që përcjell Basha në drejtimin e partisë, ndikojnë që demokratët t’i largohen Partisē Demokratike.”- u shpreh Bushati.

Sipas Bushatit, demokratët nuk e kuptojnë pse u hap Çadra kur në fund u bë Marrëveshja me Ramën, ç’përmbante marrëveshja, pse gjatë fushatës PD goditi LSI-në e tani Basha e ka “shoqe” të ngushtë bashkë me Koço Kokëdhimën, nga e gjeti Basha listën “fituese” të deputetëve etj.

Ndër të tjera Endira Bushati tha se “Sot, demokratët kuptojnë që nën drejtimin e Bashës, PD-së i mungon mbi të gjitha morali. Sot, Basha është një kryetar pa parti!”

Bushati thekson se janë këto arsyet që shumë demokratë kuptojnë dita ditës nevojën e një platforme për të dalë kjo situatë.

Gjithashtu Bushati rendit edhe disa pika, me ide e preferenca të ndryshme sesi PD mund të dalë nga kjo situatë.

“Shumë ide e propozime të tjera mund të shtohen. Por problemi qëndron se Basha nuk dëgjon e as, qoftë dhe për formalitet protokollar, përgjigjet një grupi kaq të madh anëtarësh kryesie, këshilli kombëtar, themeluesish e ish deputetësh. Basha, mbase shpreson, se pas skandaleve të Ramës, do t’i “vijë radha” vetë… Që t’i vijë radha, duhen vota… Dhe tani ka 230 mijë më pak se nga vetë humbja e 2013”.– përfundoi Bushati. (Citynews)

1 komente në “Anëtarja e kryesisë së PD-së akuza të forta Bashës: Përcjell konfuzion në drejtimin e demokratëve, humbja dërmuese…”

  1. lul hollandezi says:

    Po ku degjon aio nga ai vesh moj zonja Bushati.ai ka lindur me difekt ne bythen e parfumosur dhe me mungese te shtylles kurrizore,eshte kafshe e nje lloji te vecante dhe ka nje rrufepritese te forte qe si ti ashtu dhe une,por dhe demokratet e thjeshte e dine mire,megjithate ti mire ben qe i ben thirrje atij qe te degjojne disa te tjere te pakten.PD-ja eshte bere si ai stani me lepuj,qe kane bere vrime ne porte dhe ikin ku te mundin,sepse “rojes” se stanit i ka rene damllaja,por nuk do ta kuptoje dhe thote se thjesht e ka zene gripi…Sidomos tani qe ka rene ne dashuri me like sheikun nga Skrapari dhe baxhellen e tij, e ka te sigurte me testament tkurrjen e pandaleshme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje