Rama ironi me Akademinë e Shkencave: Sovjetikët s’morën nëndetëset, na lanë mbi det ASH...!

30 Tetor 2017, 11:06Politika TEMA

Me tone te forta dhe akuza direkte, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot prere se nuk do të kete financim nga buxheti per Akademinë e Shkencave.

Ai e cilesoi ate si nje institucion sovjetik mbetur si relike qe nga largimi i sovjetikeve ne kohen e nendeteseve.

Ne fjalen e tij ne mbledhjen e grupit te PS, Rama tha se Akademia e Shkencave duhet ti nënshtrohet një reformimi që nuk diktohet nga qeveria, duke deklaruar se financimi do te shkoje për kërkimin shkencor në Universitet.

“Ne nuk do të financojmë Akademinë e Shkencave. Ka një keqkuptim të madh pasi është ngritur në hava një akuzë se po i  japim dërmën studimeve albanalogjike…Jo. Nuk është e vërtetë.

Qendra e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë të financohet siç është financuar. Studimet alabanologjike do të mbështeten drejtpërdrejt.

Ndërkohë që në kushtet e reja Akademia Sovjetike e Shkencave do të duhet të hyjë në një proces reforme që nuk diktohet nga shteti.

Ndërkohë paratë e shpenzuara kot për rroga dhe shpenzime të pajustifikuara për të tundur flamurin sovjetik mbi çatinë e Akademise se Shkencave, edhe 27 vjet pas rënies së komunizmit dhe nuk e di  sa vite bëhen nga largimi i sovjetikëve që nuk i morën dot nëndetëset me vete dhe lanë mbi det Akademine e Shkencave do të shkojnë për kërkimin shkencor në Universitet”-tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje