Kulisat e “dorëheqjes”: Tre pikpyetjet e largimit të Visho Ajazit

30 Tetor 2017, 19:22Politika TEMA

Dorëheqja e Visho Ajazit që ra si një rrufe në qiell të pastër, është interpretuar deri më tani vetëm nga dy figurat kryesore të opozitës.

Lulzim Basha e trajtoi atë si një përpjekje për të fashitur skandalin e përgjimeve të Tahirit.

Misteri i këtij largimi nuk mund të lihet pa u parë në sfondin e skandaleve të përgjimit.

Këtë qëndrim mbajti edhe Berisha, që shkoi edhe më tej.

Ish- kryeministri i akuzuar nga kundërshtarët e tij se kishte një lidhje direkte me njeriun që e kishte emëruar pesonalisht në krye të SHISH-it, pretendon se “dorëheqja” u dha nga presionet e Edi Ramës.

Sipas tij, materialet e tjera që Visho Ajazi kishte për vëllain e Ramës dhe më disa ministra, e kanë detyruar atë të dorëhiqet.

Ky version që mbrojnë krerët e PD, edhe nëse mund të konsiderohet i besueshëm, në rastin më të mirë është i paplotë.

Po pse kur paskësh qenë në konflikt me Ramën, kur paskësh pasur material për të ish- shefi i shërbimit inteligjent, duhej të dorëhiqej?

Mos kish pasur ndonjë anë të errët me të cilën e kanë shantazhuar?

Mos i dinin ndonjë gjë që nuk e di publiku?

Sepse nëse nuk është luajtur ndonjë lojë e tillë, Ajazi nuk kishte përse të largohej.

Ai nuk mund të dorëhiqej vetëm nga presioni.

Po të qe thjeshtë për presion, ai do ishte dorëhequr me kohë, që kur kjo mazhorancë i ngriti komision parlamentar hetimi dhe e telendisi për një çertifikatë sigurie.

Pra, pyetja është pse nuk u largua atëherë dhe e bëri tani, kur qenkësh një njeri që nuk e mbante presionin?

Pa marrë përgjigjen e kësaj pyetjeje, version i opozitës duket pak i besueshëm.

Një pistë tjetër është ajo e marrëdhënies me presidentin Meta.

Disa media theksuan se Ilir Meta ia kishte konfirmuar mbështetjen shefit të shërbimit inteligjent pak kohë më parë.

Dihet se ai nuk shkarkohej dot pa miratimin e kreut të shtetit.

Prandaj pyetja është: Mos e shiti Meta, Visho Ajazin?

Mos vallë ai dha dorëheqje pasi e kuptoi se pas kryeministrit nuk kishte më as mbështetjen e presidentit?

Mos vallë Ramës i duhej me çdo kusht koka e Vishos dhe ai e ka shkëmbyer atë me një koncesion të madh për ish- aleatin e dikurshëm, ose për LSI-në?

Kjo hipotezë pritet të vërtetohet shpejt.

Nuk ka dyshim se pasuesi i Ajazit i propozuar nga Rama, Helidon Bendo, është një njeri që ka besimin e kryeministrit.

Para se të propozohej, ai është skanuar dhe kaluar në filtër nga shefi i qeverisë.

Pra, nëse edhe Meta e miaton kandidaturën e tij, duke i hapur rrugë kontrollit të shërbimit nga kryeministri, del qartë se ka pasur një deal të mëhershëm.

Në këtë rast koka e Visho Ajazit nuk ka fluturuar me vullnetin e Ramës, por edhe me bekimin e Metës.

Ka edhe një hipotezë tjetër ende të pakonfirmuar, se Visho Ajazi ka rënë pre e manovrave të “Rrugës së Elbasanit”.

Dihet që ai të dhënat për krimin dhe trafiqet në Shqipëri i ndante edhe me shërbimet partnere.

Përpos amerikanëve, ai i ka dhënë shumë informacion edhe shërbimeve sekretet të Europës, ndërkohë që SHBA donte më shumë ekskluzivitet mbi SHISH-in.

Dhe kjo ka bërë që ata të kërkojnë një njeri më të besuar dhe më pranë tyre si Helidon Bendo.

Vetëm në këtë rast, Rama dhe Meta mund të binin dakord në heshtje, ndërsa opozita të shpërndante më kot shashka tymuese, pa guxuar të thotë të vërtetën.(Lapsi.al)

9 komente në “Kulisat e “dorëheqjes”: Tre pikpyetjet e largimit të Visho Ajazit”

  1. Bogonica says:

    Per mendimin tim,me shume gjase ka qe te jete eshte ceshtje parash.Nuk ka para,nuk punon SHIK-u pa para,nuk bashkpunon njeri pa para(ne menyre te vecante per trafikun e droges).Mund te bashkpunoje ndonjeri por kerkon para te madhe,agjentet e ShIK-ut ne teren,jane si peshku pa uje,asnjeri nuk u beson atyre,nuk ka informacion prandaj SHIK del i zbuluar me gjithe ato detyra qe i ngarkohen.Ky eshte problemi.Spiunime falas nuk ka me.Ketu duhet shtuar edhe efekti i goditjes qe ju be sherbimit sekret te kaluar,mbasi sic dihet metodat e punes se sherbimeve sekrete kane ngjashmeri,pavaresisht sistemve politike.Nuk ka besim njeri tek sherbimi sekret i sotem,kini parasysh se c’ndodhi me agjentin Copa ne Durres,mendohet se ate e kane shitur te tijet.Dhe kur shesin te tyre, nuk kane perse te ruajne te tjeret.

  2. bregdetari says:

    DOREHEQJA BEHET VETVETIU ME NJE ARSYE DHE BINDJE TE DORTE TE SUBKOSHIEBCES TENDE KUR NUK MUNDESH ME TE BESH ATE QE DETYRA TA KERKON TA BESH ME PATJETER DHE RRETHANAT E KUSHTEZIMET NGA FAKTORE QE NUK VAREN PREJ TEJE TE KANALIZOJNE NE NJE VEPRIM KAQ PAQESOR SIC ESHTE DOREHEQJA.
    KJO MUND TE VIJE EDHE SI REZULTAT I TE ASHTUQUAJTURIT PRESION NGA FAKTORE OBJEKTIVE DHE SUBJEKTIVE SHUME HERE ME TE FORTE SE TY DHE KOSTUMI I PUSHTETIT QE TE KANE VESHUR.
    DHENIA E DOREHEQJES NUK KA TE BEJE FARE ME SHKEPUTJEN NGA VASALITETI NDAJ POLITIKES QE NJEANSHMERISHT I KE SHERBYER DUKE U BERE KESHTU MISH PER TOP.
    MBETESH TASHME NGA NJE NJERI ME VLERA TE VECANTA NE NJE NJERI QE DO TE TE DALIN NE DRITE PASOJAT QE KE SJELLE PREJ SHKELJEVE TE DETYRES.
    ABUZIME KE BERE PLOT POR EDHE DIC DO KESH TENTUAR TASH SE FUNDI QE DETYROHESH DHE JEP DOREHEQJEN.FAKTE S’KEMI POR LOGJIKA PUNON.
    EDHE PADRONET E TU TASH QR KUFTA KA VAJT NE ZGIP DO TE TE KENE KERKYAR NDONJE “QOFTE” TE NXEHTE SA KE VAJTUR DERI NE KETE PIKE
    NDERKOHE QE MUND TE VAZHDOSH TE SHERBESH ENDE ME ZELL TE MADH POR TASHME NUK KE GJE NE DORE DHE NUK KE CFARE TE OFROSH.EDHE PRONARET E TU E KANE TE QARTE QE LAKU ESHTE NGUSHTUAR PER TA DHE TI NUK MBETESH PAS APO LARG KETIJ LAKU.MBAN PERGJEGJESI ZOTROTE EDHE PER DROGEN EDHE PER MOSZBULIMIN E VRASJEVE DERI TEK KOLEGET E TU TE PUNES …NUK JE PA GJE NE KETE KASAPHANE.OSE NUK KE DHENE INFORMACION OSE I KE FSHEHUR TE VERTETAT TRONDITESE QE KANE KRIJUAR DRAMA DHE TRAGJEDI RRENQETHESE TEK KY POPULL.
    PO TE KUJTOJME ATE KENGEN …NGA PAS TE VJEN HISTORIA…
    DHE HISTORIA JOTE SOT U NIS TE SHKRUHET SE DERI PAJ ORE ME PARE KE BERE HISTORI.
    KJO DOREHEQJE MUND TE PERSHKRUHET “PER ARSYE SHTETERORE …”

  3. opinionist bjond fevzi kaqureli says:

    Tahiri e ka kapur veshon me presh ne bythe duke pergjuar3qeverrine,ambasadoret, deputetet ne menyre te paligjshme.
    Lufte per egzistence midis dy grupeve qeverritare mafioze per pushtet.
    Hiq saliun ve ramiun.
    Mut permbi mut.
    O shoku maksut

  4. artan says:

    O Boronice. Quhet SHISH jo SHIK or taj.

  5. Shvejk says:

    Te gjithe skenare fantastike. Pergjigja eshte eshte shume e thjeshte: Sot filloi vetingu, Visho eshte viktima e pare, te tjere do vine pas. Me mire doreheqja se shkarkimi me turp. Ai e di mire qe corba e prishur qe ka ngrene, dikur do qelbi dynjane.

  6. Tirana says:

    Kulisat e Vishise duhen kerkuar në:
    – Cila eshte e kaluara e Vishise, c’perfaqeson ky emer jo shqiptar, kujt i ka bere ysmetin?
    – Cfare metodash ka nstaluar Vishija ne SHISH?
    – Cilet njerz ka promovuar Vishija, profesionistet apo sherbetoret e klanit te tij?
    – Kujt krahu politik i ka sherbyer Vishija? Ne kete kuader, cfare ka fshehur per figurat politike te krahut te vet?
    – Cfare NUK ka raportuar Vishijadhe cfare KA raportuar Vishija?
    – Kujt i KA raportuar Vishija dhe kujt DUHET t’i raportonte?
    – Ne c’mase jane kapur dhe parandaluar rreziqet kunder sigurise kombetare, cilat ka fshehur dhe cilat nuk ka fshehur Vishija?
    – C’rol ka Vishija ne ngjarjet e 97, ne Gerdec, ne 21 Janar, ne tranzicionet e pushtetit nga nje parti tek tjetra?
    – Shkurt, Vishija eshte vegel e nje sherbimi antishqiptar apo?
    – A ka qene VISHIJA njeriu i duhur per aleatet strategjike si SHBA, apo eshte pleksur me sherbime te tjera?
    Etj, etj.

  7. Mihali says:

    Ana e eret e visho ajazit eshte ’97.Ai megjithe se duhet te bashkepunoj me k/ministrin ai asnje here nuk e ka informuar per problemet qe dalin.Ai ka informuar vetem Berishen.

  8. Lili says:

    Tstsss . Largimi i tij eshte nje kushte sine qua non nga bashkia nderkombtare.
    Jo se ndryshon gje.
    Po vetem se para publikut nderkombtare,keta nderkombtare nuk munden me perkrah nje shtet qe ka si numer nje te sherbimit informativ nje njeri qe nuk pa asgje,nuk degjoj asgje, ,nuk lajmeroj per asgje askkend per sa i perket skandalit qe Shqiperia po perjeton si shtet e qe komprometon po ashtu shtetet miqe te Shqiperise…
    Pra sigurisht se as per meten as per ramen as per berishen,po vetem si kushte sine quo non per opinionet publike nderkombtare fluturon ky njeri fort i dashur prej pushtetareve tone tash e 27 vite..

    Les voies de Dieu sont impenetrables.. rruget qe merr Zoti per te te heq qafes jane te pakapshme per ne

  9. nikolla says:

    BOGONICA JE GABIM VISHO AJAZI ASHTE NJE TURK SHKODRET SPIJU I BERISHES I KORRUPTUM FONDEMENTALIST MBIEMRI I TIJ LIKA JANE TANE SPIJUJ TE ENVER HOXHES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje