Analisti Fatos Lubonja ka komentuar nga studio e News24 sot në rubrikën opinion, nisjen e procesit të vettingut që startoi me inaugurimin e ambienteve për komisionerët, në një ceremoni ku merrnin pjesë edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Lubonja tha se pa një vullnet politik nuk mund të ketë drejtësi të pavarur duke shtuar se vullneti i kryeministrit Edi Rama u pa qartë me çështjen “Tahiri”.
Lubonja u shpreh më tej se vettingu nuk do të sjellë drejtësi, duke vënë edhe ‘bastin’ e tij, një takim pas një viti me ata që e besojnë këtë gjë.
Ai theksoi se mbetet skeptik dhe i zhgënjyer nga ambasadorët që tundin flamurin e vettingut por nuk flasin për situatën, raporton “BW”.
“Pa një vullnet politik për drejtësi të pavarur që qëndron jashtë të gjitha forcave politike nuk mund të ketë. Vullneti politik lexohet qartas, i Edi Ramës në këtë rast. U pa qartas në ngjarjen e Tahirit. Duhet të paktën t’ia kishte lënë 48 orë prokurorisë Tahirin.
Tani janë lëshuar në një fushatë të jashtëzakonshme kundër mediave, që janë një institucion që duhet të jenë të pavarur.
I quan kazan sepse kanë informuar, biles me mungesa do të thosha unë, për ngjarjen e Tahirit.
Pra, kemi një sulm ndaj institucioneve të pavarura, ndaj prokurorisë…atëherë si mund të jemi një proces vettingu. Nuk besoj se vettingu do të sjellë drejtësi.
Mund të lë një takim me të gjithë ata që besojnë tek vettingu pas një viti për të biseduar, nëse do kemi kohë me gjithë këto që po zbulohen. Kështu që nuk kam besim.
Ngelem më skeptik dhe akoma më i zhgënjyer me ambasadorët që tundin flamurin e vettingut dhe nuk flasin për gjërat që duken sheshit.
Të mos shohësh që s’ka shans të ketë drejtësi të pavarur me këtë situatë duhet të jesh o miop, o i paaftë ose i blerë”, deklaroi Lubonja.
a po kur do flase dhe ky deshtaku qe ne jeten e vet nuk beri asgje…
A KA ARSYE QE NJE MENDJE “SEPTIKE” TE JETE SKEPTIKE ?
As une skam besim,
por do te respektoj cdo vendim te saj,
kjo eshte A ja e demokracise.
Drejtesia e saliut nuk besohej dhe nuk respektohej sepse;
jane,ishin grupe kriminale,
ti, beje pjese ne te.
Per kete drejtesi do te kete vetem kur t’i fusin armiqte e tij imagjinare ne burg. Po nuk i doli ketij basti, s’ka drejtesi. Fajin e kane keta te kazanit qe vene e pyesin njerez te rrjedhur, qe paqellishme kane influence ne nje pjese te popullsise.