Muç Nano: Ça heroi është Azemi, atë e vranë për gjakmarrje. Ishte një frikacak, që poshtërohej nga Berisha dhe nuk reagonte

30 Tetor 2017, 18:44Politika TEMA

Publicisti Mustafa Nano i përgjigjet vajzës së Azem Hajdarit, pas replikës së saj për Azem Hajdarin.

Nano, në një intervistë për gazetën “Panorama”, shprehet se Azemi, si personazh i historisë, nuk ka pse mbrohet nga e bija sepse në shkrimin e tij, sipas Nanos, ai nuk ka tentuar të japë qëndrim për Azem Hajdarin si baba, si bashkëshort, si vëlla dhe si familjar.

Sipas Mustafa Nanos, diskutimi po bëhet për një personazh që ka lënë pas zhurmë dhe statuja. E në këtë kontekst, për Nanon, me statujat për Azem Hajdarin, që vijnë pas atyre të Skënderbeut, po përdhunohet historia.

Publicisti i njohur këmbëngul se Azem Hajdari, sipas Gjykatës është vrarë për gjakmarrje dhe nëse do të kishte një version tjetër, duhet të kishin qenë familjarët dhe miqtë e tij, që duhet të kishin rihapur gjykimin për t’i vendosur një tjetër përcaktim vrasjes së tij, gjë që nuk është bërë.

Shkrimi juaj për Azem Hajdarin ka shkaktuar debat. Nuk mjafton akti i tij i dhjetorit ‘90, për të pasur një shtatore në qytetin “Studenti” dhe një në vendlindjen e tij në Tropojë?

Së pari, unë nuk jam dakord me vlerësimin e shpërpjesëtimuar që i është bërë dhe i bëhet lëvizjes së dhjetorit. Sigurisht, ata që u ngritën atëmot, sidomos studentët, meritojnë respekt e mirënjohje, por le të mos e teprojmë. Sepse nuk ishin ata që e rrëzuan regjimin komunist. Ky i fundit u rrëzua vetë. U këput nën peshën e krimeve të veta e të varfërisë që mbolli. Ajo që ndodhi në vitin 1990, ishte shumë e thjeshtë: regjimi komunist po binte, dhe u ngritën disa mijëra shqiptarë dhe i dhanë një të shtyrë. Mes tyre, ishte edhe Azemi. Që ishte më i bujshmi.

Nuk duhej guxim që t’i jepje një të shtyrë?

Jo të gjithë ia dhanë atë të shtyrë. Ok, duhej një guxim prej qytetari, por jo një guxim prej heroi.

Pra, nuk ka pasur asnjë hero në atë kohë?

Absolutisht asnjë. Nuk mund të flitet për heronj. Është absurde të flitet për heronj. Pati thjesht njerëz që u shfaqën në lartësinë e detyrës qytetare në atë moment historik. Kaq. Madje, mes këtyre, unë më së pari, do veçoja ata që, menjëherë pas shpalljes së pluralizmit politik (ky është momenti që duhet shquar në atë njëpasnjëshmëri ngjarjesh: pluralizmi politik), iu kthyen jetëve të tyre.

Disa ikën jashtë Shqipërisë. Disa edhe sot nuk janë bërë të gjallë. Disa janë bërë të gjallë për të kritikuar sundimtarët e rinj, që erdhën në pushtet pas komunistëve. Këta pra, janë heronjtë e mi. Luftojnë, ia arrijnë qëllimit dhe nuk nxjerrin gjoksin. E njihni ju Pal Serreqin? Me siguri, nuk e njihni. Sepse ai kurrë nuk u ngrefos.

Madje, edhe tani që po ia përmend unë emrin, atij me siguri i vjen zor atje ku është, i zhytur në përunjësinë e tij. Mirëpo, andej nga viti 1993 apo 1994, ky ish-student i dhjetorit refuzoi një dekoratë a medalje të Berishës. Vini re: nuk e refuzoi pas Gërdecit, as pas 21 janarit, as pasi u pa qartë se kush ishte Berisha. Jo, jo, e refuzoi në një kohë, kur ky gjest do të kalonte pa u ndierë. Siç edhe kaloi, në fakt.

E refuzoi në shenjë proteste ndaj Presidentit, që po sillej si satrap, ndaj SHIK-ut që po sillej njësoj si Sigurimi i Shtetit, ndaj një regjimi të ri që po instalohej, etj, etj. Me këtë nuk dua të them se duhet një përmendore për Pal Serreqin. Dua të them se një përmendore do duhej t’u kushtohej të gjithë atyre studentëve.

Ajo lëvizje ishte e të gjithëve. E që të jem edhe më i qartë në këtë pikë, po ju them një gjë tjetër: Më shumë çmoj Shenasi Ramën se sa Azem Hajdarin. Dhe të mendosh që me të parin më ndan një botë e tërë. Kemi vizione fare të papuqshme mbi botën.

Azem Hajdari nuk ka asnjë meritë, sipas jush?

Azemit unë i njoh meritën që shfaqi, tok me të tjerë, guxim në atë rrethanë. E theksoj: guxim për aq sa lipsej. Mirëpo, do kish qenë mirë të kish patur edhe inteligjencën për të kuptuar se misioni i tij mbaroi kur u shpall pluralizmi. Unë e di, duhet shumë inteligjencë “mazokiste” për ta kuptuar se misioni yt mbaroi, por e mira e Azemit kjo do të ishte. Ai zgjodhi të bënte tjetrën: U zhyt me kokë në politikën aktive. Dhe aty u shfaq ashtu si ishte: i vogël, i pafuqishëm, pa ide, poterexhi, sektar, frikacak.

Frikacak?

Po, po, edhe frikacak. Kishte një kompleks, droje e frikë ndaj Berishës. E me që ra fjala, më duhet të them këtu, se ka pasur vetëm një shqiptar që e ka poshtëruar Azem Hajdarin. Emri i tij është Sali Berisha. Të tjerët, thjesht kanë bërë kritika ndaj tij. Siç është edhe kjo që po bëj unë.

Po ju çfarë mendoni për Azem Hajdarin që keni njohur? Sepse ju thoshit që e keni njohur.

Unë e kam takuar disa herë në jetën time. Dhe vetëm në një rast kemi ndenjur bashkë, pa praninë e të tjerëve, një ditë të tërë, në Skrapar. Dhe kam kujtime të mira në planin e një marrëdhënieje personale. Ishte spontan, instiktiv, me një brio të lezetshme antikomuniste, dhe me veset e limitet që ai i kishte të shumta, si shumë të tjerë. Por këta nuk i bëjnë homazh këtij lloj Azemi.

Këta i bëjnë homazh një Azemi që nuk ka ekzistuar. “Personaliteti më i jashtëzakonshëm i këtij kombi”, e quajti Berisha në Tropojë (shihni në http://www.syri.net/politike/ 104140/tropoje-perurohet-shtatorja-madheshtore-e-azem-hajdarit-marrin-fjalen-personalitete-te-shquara/). Përsëris: Personazhi më i jashtëzakonshëm i këtij kombi!!!! Hë, duhet besuar kjo? Më lehtë mund të besohet që unë kam fjetur me Berishën. Dhe kuptohet, kur thuhen marrina të tilla, personazhi të zvjerdhet fare edhe sikur të ketë pasur vlera.

Me pak fjalë, ju mendoni se shtatoret janë të tepërta? Nuk i takojnë?

Absolutisht jo. Pastaj, unë jam me idenë se shtatoret në këtë vend duhen ngritur jo për njerëz të fortë e trima. E kemi mbushur Shqipërinë me buste kushtuar njerëzve me prerje si të Azem Hajdarit, Avni Rustemit, Isa Boletinit etj; dhe me lapidarë e simbole nderimi kushtuar ngjarjeve e personazheve pa rrezatim kombëtar. E dini ju se çfarë ka qenë Myslym Shyri, meqë ra fjala? Një partizan i thjeshtë. Tani, unë nuk jam kundër që një partizan i thjeshtë komunist që ka dhënë jetën në luftë kundër pushtuesit të huaj të nderohet. Përkundrazi, personazhe të tillë më emocionojnë.

Por nuk mund të bie dakord që rruga më e mirë e Tiranës të mbajë emrin e një partizani të thjeshtë. Kësaj rruge do t’i shkonte fare mirë emri i Eqrem Çabejt, Lord Byronit, Edith Durhamit, Vaso Pashës, Gjergj Fishtës, Elena Gjikës, De Radës, shoqërisë Vatra, Fan Nolit, Faik Konicës, Ndre Mjedës, Ismail Qemalit etj., etj. Mirëpo, askush nuk kujtohet ta bëjë këtë rrokadë. Në këtë kuptim është krejt e palogjikshme, dhe fyese, që statuja e Azem Hajdarit (më ndjeni, duhet në shumës: statujat) të jenë më të mëdhatë që ekzistojnë në këtë vend, pas atyre të Skënderbeut. Kësaj i thonë të përdhunosh historinë.

Por për vrasjen e Azem Hajdarit ç’mendim keni?

Ka mbetur e paqartë ajo që ka ndodhur. Gjykatat shqiptare kanë dalë në përfundimin se ai është vrarë për gjakmarrje. Dhe kjo është e vetmja vulë që shteti i ka vënë asaj ngjarjeje. Në kujtesën institucionale e juridike të shtetit shqiptar, Azem Hajdari është një i vrarë për gjakmarrje.

Dhe askush ndër miqtë, familjarët, e mbështetësit e tij nuk është kujtuar “për t’ia vënë nderin” në vend, d.m.th askush nuk është kujtuar ta rihapë atë gjyq, në mënyrë që të dalë në dritë një e vërtetë tjetër, aq e pretenduar prej të tijve. Kjo do të thotë se as për ata nuk ka një të vërtetë tjetër. Kjo do të thotë se Azem Hajdari është vrarë për gjakmarrje. Ky fakt afërmendsh nuk e çnderon Azem Hajdarin. Por aq më pak e heroizon.

68 komente në “Muç Nano: Ça heroi është Azemi, atë e vranë për gjakmarrje. Ishte një frikacak, që poshtërohej nga Berisha dhe nuk reagonte”

  1. ela says:

    je ok ti o muc po te kuptojne duan 100 vjet maloket te vin ke ty

    1. fieraku4u says:

      O MUC, UN MENDOJ DHE GJITHMON KAM MENDUAR SE TI KE QENE, DHE JE AKOMA, DHE DO JESH NE TE ARTHMEN KOKRRA E IDIOTIT. POR PER KETE KETE TE JAP TE DREJTE. AZAEM HAJDARI ISHTE NJE BARBON I QELBUR, NJE PIJANEC, MUTI. NJE RRUGAC RRUGESH, DHE FRIKACAK QE DHISTE BREKET NGA SALIU.

      1. Mandakalli says:

        As gruas e femijeve nuk u behet vone per Azemin e jo me te tjereve. Shkojne e i puthin doren Berishes qe ja u nxorri Azemin ne prite.

        1. Edkari says:

          Ne realitet Azemi u vra per gjakmarrje
          mbasi ra ne gjak me komunistet.
          Mqs eshte gjakmarrje demokrateve
          i lind e drejta t/ja marrin gjakun
          dhe ka plot ku munden.

    2. ''askush nuk urrehet me shume se ai qe thote te verteten...........[PLATO]! says:

      ”………frikacak,i pabese,sherrxhi,i vogel dhe i pa afte……….prototipo korrak!

      1. Zigur Qarri says:

        Fiks i pershtatet figures se prototipit te ashtuquajtur te grekeve te sotem

    3. I.Hoti says:

      Ela ,trumcake’ ! Pirdhu mor e pafetyre ne fakt e pa tru, qe merresh me ‘maloke’ ! E dhier,perlyer pa tru e pa shprese ! Njeri bajgash e erresire ! Shqiptaret me mire se shume kombe te civilizuara, jane komb me compakt, ku dallimet mes krahinave , dialekteve jane vec bukuria e kombit tone,…PA DEGETE FUQISHME(krahinat,dialektet) NUK KA PEME TE FUQISHE ,qe te qendrojne gjate….e te ushqeje vete deget>>> KOMBI YNE ESHTE NE RRUGE TE DUHUR, krimbat vec tentojne te demtojne,por perfundojne tek mbeturinat ! Ne EUROPE nuk po quhet kush ……… KY ose kjo vuan nga kompleksi i inferioritetit ! Megjith ate i-e uroj sherim! Me Mucon jam 100 % i nje mendje MINUS—-MOS tento te krahasosh Buletinin e Rrustemin me Azemin….qe nuk ka luftu as me pushtues as me komunizmin sic e thate me lart!! Muco duket se ka degraduar,rrjellur… me kalimin ne moshen e ….. Muco je mi halesh te permendesh I.Boletinin Mos ki merak nuk te akuzoj ‘serb’ se te behet qefi !!

    4. Visconti says:

      O MUC DHE MUCKONJA AZEMIN E NJEJ KOHA JO PER KETO GRIMCA BALTE QE SHKRUHEN KETU, PO PER FAKTIN SE GJITHE KETA BYTHQIRA QE DERDELLISIN TANI NUK KUSHIN KURAJO DHE PSE REGJIMET KOMINISTE KISHIN FALIMENTUAR TE BENIN MINIMUMIN JO TE DILNIN NE SHESH SI DOLI AZEMI ME ZE DHE FIGURE. NE SUTENTEVE NA THANE CA STUDENTE TE VJETER MOS HYMI NE KLASE SE DUHET TE MBESHTESIM STUDENTET E MEKANIKES TE QYTETI I STUDENTIT. ATY SA PER TE KUJTUAR ATYRE QE HARROJNE SE ISHIN KTHYER NE NEB KLASE E PERILUR E SHOQERISE POTHUAJSE SI POPULLI KORESE SE VERIUT QE ISHIM DHJERE MORALISHT FIZIKISHT DHE PSIKOLOGJISHT. AZEMI ISHTE AI TIP QE I NGRENTE TURMAT ME KKURAJON E ORATORIT QE NUK KA NEVOJE PER TRAINIM SEPSE ISHTE MJESHTER I TURMAVE DHE THEKSOJ PRAPE I JOTI I IMI DHE I TE GJITHE BYTHQIRAVE QE HANIN THONJT SE NUK KUSHIN KURAJO QE TE THOSHIN NJE FJALE. DHE ATA QE ERDHEN ME PAS DUKESHIN SI QYRRESA SE I MERESH GOJA NE SHESH DHE I DESHEN 26 VJET QE TE THAHEN QURRET DHE TANI KANE KURAJO TE LLAPIN. AI DO KUJTOHET SE ISHTE I VETMI QE SIMBOLIZOI GJITHE VUAJTESIT URREJTJEN E MBYTUR BARKBOSHET DHE TE PAVESHURIT QE SKISHIN KURAJO DERI SA AI FOLI I PARI. KUPTOHET QE ROLI I STUDENTEVE ESHTE MASIV PER NGA NUMRI I MBESHTEJES QE PASOI PO KETO JUSTIFIKIMET PSE U VRA AZEMI DHE PSE TI APO UNE E NJOFIM NDRYSHE NUK KANE VLERE. BUSTI I TAKON ATIJ PER ATO DITE TE DHJETORIT DHE SIKUR TE ISHTE GJALLE.

      1. muli says:

        Une mendoj se edhe saliut i takon nje bust mo i madh dhe ta fusish mren…

    5. Che Guevara says:

      Azem Hajdari ka qene nje kriminel,qe i vuri zjarrin Shqiperise!
      Sa per dhjetoristet,ata ishin tre gjithe bij komunistesh,pra ishin te organizuar nga Sigurimi i Ramiz Alise!
      Fakti qe pas rrezimit te socializmi nuk erdhi ne Shqiperi demokracia,por fashizmi i zi,tregon se ata qe e rrezuan ate sisrtrem nuk menduan per popullin por kunder tij!
      Azem Hajdari ka qene me kriminel dhe antishqiptar se Hamit Matjani,Isa Toska,Muharrem Bajraktari,Gjon Marka Gjoni,Prek Cali etj!
      Ai e ka vendin ne plehrat e Sharres!

    6. Zike Ajazi says:

      Nje Azem I Dyte eshte Muli i Nokajve. Po pa shkop dhe pa permendore, akoma. Rrofte e qofte magari, se kjo kohe tregoi se minister e hero mund te behet edhe nje cope Kari.

    7. Amy says:

      Edhe une jam me Mucin, eshte fiks nje e vertete qe njerezit hipokrite apo mashtrues nuk e pranojne, por kjo eshte e verteta ne driten e diellit. Te lumte MUC NANO je aq i sakte dhe i sinqerte sa askush tjeter,

  2. denisi says:

    Mustafai ka meritë për këtë status, është mëse e vërtetë ku i gjith gjith opinioni dhe e vërteta është se Azemi u vra siç po vriten akoma për gjakmarje, nëse kanë b….ë familjarë a kushdo që fshihet prapa hijes Azemit le ta hapë gjyqin dhe do mësojnë njerëzit për dallaveret që bëheshin në atë kohë me malin e zi,për trgëti të zezë. Nuk ka merit Azemi për të qënë dëshmor se tallim veten.

  3. Nik says:

    Ne thelb jam dakord me Z. Nano.
    Nik

  4. Shqiptari i ILIRISE. says:

    I ke rene pikes e Mustafa!
    Tamam! Popull koti!
    Ka mbushur Shqiperine me monumente per nje bashibuzuk!Pika…..!!

  5. nue pidhnori pri bathori says:

    e po bjeri shkurt dhe troc dhe thuj se azemi ishte nje rrot kari,por pak me I madh se gjith t tjeret.
    te tjeret ishin si bicim loqesh bolesh dhe disa u ben edhe bibilusha.
    azemi ishte kar komplet.
    kar vitrine pornografike mo.
    dhe si kar do rrij atje ne ato shtatoret..
    po,nje popull bole sic jemi ne shqiptaret,sigurisht qe pas nje kari do rendim.
    a nuk I bejn sehir bolet karit kur ai esht me “misjon”?
    edhe shqiptart kshtu I shkojn nga pas azem hajdarit si ne t gjall edhe tash ne t vdek.
    se kari historic esht ai qe edhe kur vdes mban bole mas vetes.

    1. avduli says:

      je i fort i ke thene te gjitha

  6. Llustra aga says:

    hahahaha,je i madh Muci!

  7. Arlind says:

    Nuk e di eshte apo nuk eshte hero Azem Hajdari.
    Nuk e di ka qene apo jo inteligjent.
    Nuk e di ka bere te mira apo te keqija.
    Por nje gje e di qe e kam pare me syte e mi
    ne vitin 93-94 kur vinte cdo jave ne nje hotel ne golem
    te kavajes me dy tre femra te ndryshme, me pak fjale
    ishte kurvar.
    Per gjerat te tjera nuk di.

    1. Blendi says:

      Nuk i kane lene bire te fisit pa ia shkrrdhyer

  8. Saliu says:

    Me kujtohet nje nga heroizmat e Azemit.Serat e divjakes me xham ishin te sapo ngritura dhe me te mirat per kohen.Nje vizite beri Azemi e mblodhi gjithe kokleshet,hajdutet dhe rezultati pas nje ore gjithcka u shkaterrua. Pra Azemi ishte hero por per te prishur shkaterruar vjedhur.Beri ceshte e mundur por Saliut e Zenit nuk ia kaloj dot.

  9. tropojani ne UK says:

    ky eshte vertet analize e goditur.

  10. Meta ik says:

    Ne Shqiperi edhe krimineli eshte hero, jam me NANON????

  11. .. says:

    Brabo z. Nano, kur do ta marri vesh ky popull “bageti” qe Shqiperia nuk ka nevoj per “heromj” te rem dhe partiak, nuk ka nevoj per monumente aventurieresh dhe sharlatanesh.
    Bravo per guximin qe trajton gjithmon tema kaq delikate dhe tabu.

  12. Samiu says:

    Po Sali Berishen pse e mbajne mik shtepie… dhe i servilosen keta familjare te degraduar si qenie humane….. Ja cfare ka thene Saliu, qe krahasuar me Nanon ,,, eshte 100 here me keq..

    GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
    FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT
    « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit,
    një shërbëtor i Ramiz Alisë
    . Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit dhe 2 prillit 1991, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të rrugacit Azem Hajdari… »

  13. mirel says:

    Mos thuaj frikacak, po nje rrugac ordiner. Kriminel i bere trim nga bandat e Berishes, qe e vrau dhe i beri gruan me karri ere te forte

  14. Dan says:

    Eshte I njejti mentalitet o Muc qe kishim 50 vjet ne komunizem + 500 vjet nen Otomanizem…… Kush ka bustin me te madh eshte heroi me I madh….ska problem se ai “hero” ka qene nje kondrabandist armesh, droge, prostitutash e kushedi sa e sa gjera te tjera te zeza qe po I vuajne dhe do ti vuajne Shqiptaret ne breza……

    Ai duket si monumenti I Mujo Ulqinakut….e kishim nje I beme dy….

  15. rilindja says:

    or muc or Gomar ne ate kohe kur ju dhe shume te tjere kishit frige te flisni kunder Ramiz Alise ishte mu Azemi ce i kundervihej

    1. albaniafirst says:

      rilindja-Azemi fliste se ishte vene nga Sigurimi i Ramizit qe te fliste. Ai ishte nje bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit komunist. Ideja e Alise qe te sillte Berishen dhe ca tropojane te tjere si Hajdari, ishte sepse ai mendonte qe ta sabotonte levizjen studentore nga brenda; sic edhe beri. Saliu, kur e pa qe kishte mundesi qe te merrte pushtet absolut, ja drodhi Ramizit. Kush kishte sy ta shikonte e di mire se cfare ndodhi dhe cfare “heroi” ishte Hajdari apo Berisha.
      Eshte hera e pare qe zoti Nano ka thene nje te vertete te madhe.

    2. O ti Rilindja, o gomar tropoje , Mustafaj ka thene nje te vertet dhe kete te vertet e dine 90% e popullit.Gruaja e Azemit dhe femijet kane mohuar Azemin duke peranuar privilegjet nga Saliu si kusht te mos flasin kunder tij.

  16. mirel says:

    Po jy car, si krahason Avni Rustemin dhe Isa Boletininme plerat si Hajdari.
    Po Myslym Shyri pse e bezdis kete kerpudhe te pas 90es. Do te shtiret si historian origjinal i shkeputur nga komunizmi.
    Bajge.

  17. Babuç says:

    Myslym Shyri si partizan i thjesht e hero qe dha jeten per vendin e tij dhe jo e vodhi si ai patrioti jot e meriton jo emrin e rruges po dhe me shum mbase . Ca jan kta emrat e tjere qe permende ti si Cajupi , Frasheri , De rada , Fishta e te gjith me radhe jam i sigurt ju njifet emri diku , si ne shkolla rruge apo institucione te tjera qendrore dhe zdo te thot pse ka qen partizan i thjesht mos te meritoj as gje ? Po per ushtarin e pa njohur qe ka bust gjithashtu ca mendimi keni meqense snjihet fare se kush ishte ? Ti je kokra e injorantit re palle , ti je me fat qe te mori komunizmi nga anes e anes e te shkolloj te dha dy fije mend qe ben sot bla bla bla por i mencur e i zgjuar nuk je se nje njeri i zgjuar nuk shan figurat kombetare te vendit tij prandaj ik se na ke care k…. me kto pallavrat e tua dhe kta plerat e tjere qe te kushtojn vemendje ty . Je nga ata plera qe flet pa fakte vetem per vemendje . Ata qe te degjojn ty jane b.th lepirsa si puna jote .

  18. Populli says:

    Mustafa Nano ketu, vetem ketu ke dale ne harmoni me veten tende, me formimin tend, me kulturen tende, me ndjeshmerite e tua, me njohjet dhe pervojen tende. Ketu ke shkelqyer. Ketu i ben nder vetes, por edhe kombit me idete dhe guximin per t’i shpalosur idete. Ketu je i vertete, i besueshem. i vleresuar, bindes, shkurt ketu je Mustafa Nano. Pergezime per kulturen, kurajon dhe karakterin. Populli.

  19. skluptori says:

    per azemin populli shqiptar ishte nje milion spiun nje milion komunista dhe nje milion hajduda ky ishte perceptimi i tije per popullin shqiptar Ne shqiperi nuk duhet te ngrihen buste te njerzve qe nuk gezojne reputacion te gjere se ndryshe perfundojne per skrap muci ka te drejte ai njeri u evidentua me shkaterimin e shqiperis ne te gjitha nivelet gje qe e beri me nje zell te math ai ishte nje misionar i shkaterrimit Ai ne politik ishte si majmuni ne dyqanin e porcelaneve

  20. Jimi says:

    Dikur quhej Tropoje! Mbas vrasjes se heroit te maleve, u quajt qyteti i Bjram Currit! Mbas vrasjes se “Gjergj Elez Alise” dhe ngritjes se bustit me te madh se te Bjram Currit, tani e tutje do te quhet qyteti i “Azem Hajdarit”! jo ai Hajdar qe mendoni juve, mos u keqekuptoni!

  21. po c’keni qy e ngacmoni mucon mo maloke .
    e di c’ju ban mucuo jueeee yyyyyyyyyyyy
    bjeri muco xerroja statujen .
    ajo o nji -fake statuje-
    sharlatan lind e sharlatan vdes

  22. Beni says:

    Azem Hajdarin e ka pare nje Lushnje e tere ne mes te dites me Losh Sulen duke vjedh banken….Nese nuk e dini kush ishte Losh Sula….mjafon te pyesni…Une nuk do i lejoj Kurre femijet e mi ne histori te Shqiperise ti ‘japin’ leksion per nje cope rrugaci e idioti!!!

  23. Lorenc Fishta says:

    Zoti Nano, gjithsekush eshte i lire te kete mendimin dhe optiken e vet, por qe studentet ne dhjetor 1990 dhe shkurt 1991 “vetem sa i dhane nje dore” regjimit qe po binte vete, sikur nuk eshte e drejte. Atehere pse qytetaret e mbledhur ne Qytetin Studenti me 18-20 shkurt 1991 brohorisnin “Studentet jane heronj”! Meqe ra fjala, Azemi nuk mori pjese ne Greven e Urise, por shkoi ama te Ramiz Alia me 11 dhjetor 1990 per te kerkuar pluralizmin, qe shume shqiptare ne ate kohe nuk besoj se ia kishin idene se cfare do te thonte, as cfare ere apo ngjyre kishte. Azemi, Shinasi Rama, Pal Serreqi, Arben Lika, Akli Fundo, Arben Sulo, Myftar Gjana, Moza Zhamo e plot djem e vajza te reja gjeten guximin, u ngriten dhe disa prej tyre e pane edhe vdekjen ne sy, por ja qe andej nga Corovoda ato gjera e perballje per jete a vdekje nuk para dalloheshin edhe aq qarte… Dhe ata studente nuk u ngriten per vete, por per gjithe shqiptaret. Cili eshte perkufizimi juaj per heroin ju lutem, se te flasesh tani pas 26 vitesh, sidomos kur jeton ne ish-Bllokun famekeq, eshte shume kollaj? Cdonjeri ka te mirat dhe te metat e tij njerezore…,, por Shekspiri dikur ka shkruar: “Mjere ai qe nuk e di vendin e vet ne kete bote”! Studentet u ngriten per te rrezuar e shembur nje here e pergjithmone mitet dhe idhujt e rreme (dhe Azem Hajdari, mire apo keq, ishte njeri prej tyre) dhe jo per t’i zevendesuar me figura te genjshtra dhe pa pike vlere. Kaq! Shume e thjeshte ceshtja, por le t’ua leme historianeve pas nja 100 vitesh ta gjykojne, sepse heroi nuk matet as me gjatesine e shtatoreve qe mund t’i ngrene, as me fjalet e qendisura bukur si “trimi pas lufte” apo intervistat e pashtershme gurgulluese, por me madheshtine dhe jetegjatesine e vepres! Fundja kjo eshte liria dhe demokracia e vertete… secili me bindjet, kendveshtrimet dhe lavdine e vet…

  24. shushica says:

    O Nano ,Shyri ishte nje djale i shkolluar Tirane,nje nder partizanet e pare ,kur ra heroikisht ishte komisar batalioni ne Brigaten e pare sulmuese .Per nga veprimtaria luftarake ,historia e kesaj Brgate heroike ,me komandant Mehmet Shehun dhe komisar Tuk Jakoven eshte nje nga njesite me fitimtare krahasuar me repartet partizane ne te gjithe Europen .Edhe ne shkollat ushtarake te lindjes aktiviteti i Brigates se pare vleresohej si nje rast i jashtzakoneshem suksesi ,ne kushtet e tmerreshme qe zhvillohej lufta kunder nazisteve .Por ndersa vlereson drejt rastin e kryebanditit Hajdari ,i cili mund te krahasohet vetem me Salvadore Xhulianon ,banditin e famshem sicilian qe vrau me mitroloz arbereshet ne Piana dei albanesi ,moe hy thelle per te bere krahasime historike sepse ky eshte nje terren i minuar per kulturen dhe ndregjegjen tende gazetareske .Me pak fjale ,mos kalo kufirin e mundesive te tua.Do te jete me mire per ty ,besome.

  25. Peshqesh nga Sali says:

    Pyetje e thjeshte per nje tropojan :
    A ndjehesh i perfaqesuar nga Azem Hajdari?

  26. KORÇARI says:

    Po çuditem me vehten sepse s’besoja kurrë që të isha dakord me MUÇIN për diçka ,por për çudi këtë herë jam 100 % DAKORD ME MUÇIN ,SI PËR HAJDARIN ASHTU DHE PËR EMRAT E RRUGËVE.
    MUÇI TË LUMTË , MË NË FUND THE DHE DIÇKA ME VËND.

  27. Lalai says:

    Fiks M.Nano……
    Azemi nje Koqe Gomari ka qënë.

  28. Maloku says:

    Azemi u vra nga Sali Berisha me doren e Fatmir Haklajt. Kjo eshte e verteta. Turpi me i madh eshte familja e tij qe i puth doren vrasesit te te atit/djalit/burrit.

  29. betixho says:

    Jam plotësisht dakord me z.M.Nano.Pothuajse i pa cenueshëm në të gjithë arsyetmin e tij.Kam shumë mos dakordësi me trajtimin e disa çështjeve që ka ngritur dhe e kam shprehur mendimin tim modest,por,për këto që thotë për Azem Hajdarin nuk mund ti kundërshtosh veçse të biesh dakord me të.
    Dhe z.Nano nuk e shan, por me arsyetimin e thellë që bën, e mbron,pra thotë një të vërtetë për të,dhe të thuash të vërtetën, do të thotë ti mbrosh integritetin e tij për ato që ka bërë, nga cenimi që i bëhet figurës së tij reale duke sajuar një personazh të pa qënë që bie në kontradiktë me opinionin mbarë shqiptar per Azem Hajdarin,që natyrisht e ka një vlerësim për Të.
    Është shumë i goditur mendimi i z. Nano -dhe këtu nis mbrojtja e tij për Azem Hajdarin-se Hajdari e meriton vërtet një statujë që e identifikon atë në ballë të skulpturës me grupin e studentëve për guximin e tyre,guxim që Azem Hajdari e ka manifestuar dhe jo vetëm njëherë.
    Por kaq ama,deri këtu është plotësisht e justifikueshme dhe reale -për këtë flet Nanua,
    Dhe unë jam plotësisht ma Nanon.Ndjej simpati për Azem Hajdarin,më tej dashur pa dashur veprimet manipulative për figurën e tij më ngjallin neveri dhë më shtyjnë në të kundërtën, në antipati,dhe këjo jo për faj të Azem Hajdarit.
    Ka burra Shqipëria,dinë të vlerësojnë dhe të mos mohojnë vlerat e atyre që e meritojnë për çështjen kombëtare,janë të ndjeshëm ndaj bëmave për kombin e tyre,por ata-shqiptarët- kanë masë,propocion,vërtetësi,kufi,po u shkele këto, shqiptarët rezervohen,nuk të mbështesin por edhe mund të mos të ta vënë në dukje duke të dhënë të kuptosh që e ke tepëruar.
    Dhe ky është një rast i tillë.

  30. Josifi says:

    Me xhenazen e tij u dogj Tirana!Me statujën në Tropojë duan të bëjn me dije se po të preket nga Vetingu tropjani Sali Ram Berisha digjet Shqipëria.

  31. Shkodrani says:

    Pooo Azemi ishte vecse nje vagabond ordiner , e qe Berisha e legenosi e beri qesharak , por me e bukura eshte tek familja e tij , kur vinte Fatmira ne Shkoder e bente vejushen e pervuajtur per IDEALE tek restaranti e hateli i Merzuk Lushes , edhe ky nje brac ordiner e qe Shkodra e njeh mire , nje fundrrin e ndyre ne Shkoder , le pastaj Mustaf Lici e Gjergj Livadhi e Zef Gjoni , o Zot kto ishin e jan ” demokratet ” qe kan marre peng bashke me KARAKURVEN – ZHOZEFIN , TURP per Shkodren qe e pranon tash 27 vjet kete flliqesir njerzish !

  32. Gjeneral Telini says:

    Kete, here te jap plotesisht tè drejte, o Muci .ska turp me tè madh tè shpallesh hero, nje trafikant, nje kriminel ordiner, si zemka.

  33. Ylli says:

    Mustafa Nano dhe mustafet e tjere te PS kryesisisht nga Zona e Pare Operative dhe disa veriore ,te ashtuquajturit “malok te mire” ,ne korridoret e PS ,jane thjesht perverse antikombetare dhe pushta patollogjik.
    Azem Hajdari ,ishte hero.Ti Muc Nano je thjesht Mut Nano ,d.m.th nje Mut i Shkurter i jashteqitjes socialiste.
    Azemi ishte student i epokes komuniste.Ndoshta i kufizuar ne formim ,per shkak te edukimit komunist te imponuar nga klasa e pare deti te Shkolla e Famshme e Partise ne Laprake.
    Azemi zgjodhi te ishte me popullin.Me popullin e tollonave ,e rradheve per qumesht ,kafe ,buke ,mish ,vaj ulliri ,cope kadife per pantallona ,autorizim per televizor apo frigorifer ,populli i nje kostumi apo populli i triskes per diten e 5 majit.Azemi ishte per popullin e Spacit ,Qafe -Barit ,popullin e internimeve ,Azemi ishte per rinine qe degjonte Celentanon ,Luca Batistin ,Beatles e Rrolling Stones ,Azemi.ishte per fshatin qe prodhonte grure dhe hante buke misri.Azemi instiktivisht ishte per Perendimin ,per USA ,per Kosoven e Cameri .Azemi ishte per Shqiperi te NATOS e per BE.
    Azemi Hajdari ishte gjithcka Perendimore dhe asgje Lindore.
    Azem Hajdari do fshinte bythen me Ty o Urrejtes Primitiv ,o zgjatim i jashteqitjes komuniste dhe socialiste ,Azemi do te meshironte o kapsllek vullnetar i shtrengeses patollogjike .Azemi zgjodhi te ishte luftetar ne vijen e Frontit dhe jo lider ne barake pulash komuniste kanabiste socialiste.
    Je per meshire o Mut Nano ,por meshira eshte virtyt kristian dhe ti si ateist qesharak nuk meriton meshire por vetem perbuzje.
    Ti je nje fshatar sharlatan ,qe vite te tera nuk i kushtoi askush vemendje lehjeve te tua ,derisa sa zgjodhe te besh AntiBerishin ordiner.Me vone zbulove corapet e kuqe dhe xhaketen e verdhe qe ne nje surrat fshatari
    duken si muskujt ne nje trup sumqiri.
    Zbulove Kuranin dhe Biblen ne moshen kacafiu ,per te luftuar injorimin rredh teje .U more me Vojsaven e Mesjetes per te justifikuar krimet serbe te Modernes.
    Tani na zbulove Azem Hajdarin.????
    O i vobekte .Per heronjte kombetare ,nuk mund te shkruajne inferioret provincial.
    Pak fjale per Azemin.Nuk ishte i persosur por ishte i perkryer atdhetar dhe antikomunist.
    Ishte Azem Hajdari qe mbrojti luften partizane te paperlyer nga tipa si Tomor Dosti.Eshte legjendare shpulla qe i dha ketij te fundit.
    Ishte i vetmi qe nuk i thoshte shok Ramiz Alise.Nuk kemi ardhur per vaj dhe sheqer i thote ,por per Shqiperine o moterqir komunist Ramiz .
    Nuk kishte frike Berishen ,por e kunderta.Nuk mbrojti Berishen por PD nga viti komunist 97 o fshatar injorant me banim artificialist ne Tirane.Kuptoi qe Berisha nuk ishte asgje perball shtetit te Sabit Brokajt kurvarit ,Fatos Nano pijanecit ,Skender Gjinushit perversit etj etj.
    Nuk zgjatem me ,por per Azemin historia beri bustin .Te gjate apo te shkurter ,koha eshte vertetuesja me e mire.
    Per ty Muc Nano ,si i gjate dhe i shkurter nje perfundim eshte.SI MUT NANO E NISE ,SI MUT I SHKURTER E BITISE.
    P.S…..Azemi nuk mori zyre shteti sepse modeli jot or Mut eshte Elvis Rroshi dhe Arben Ndoka me IQ e tyre legjendare.

  34. Palpithnoka says:

    si ishte azemi e tregon gruaja e tije qe i ka bere buzet si byth dhe bythet si buze.

  35. Luli says:

    Bukur bukur. Po nje pyetje kam per Gazeten Tema: kur botoni shkrimet e asaj ngordhalaqes se Azemit, te bijen e tij Rudina gagacka, qe edhe shkolla ne USA nuk e ndihmovi te kaloje pengesat ne “inteligjence” dhe IQ qe ka trasheguar nga prinderit e vet analfabete, PSE nuk i lejoni komentet per te? Kurse ne artikujt e shkruara nga te tjere i lejoni te komentojne, sic lejoni edhe ca maloke qe vijne e shajne kedo qe ju kritikon horrin e tyre “hero” Azem Hajdarin.

  36. Teodori says:

    Ke plotesisht te drejte Z. Nano. Keto jane komedi qe luhen ne kurriz te histories te vendit tone dhe heronjeve te vertete.

  37. Vafankulo says:

    Nese familja e tij beson ne versionin e Berishes ne pidh te kurves vafshin te gjithe , sperma te shkuara dem te Azemit ne nje miter kurve!

  38. Azemi mori nje rruge tjeter nga shoket e tij si Neritan ceka. Arben Miami dhe te tjere qe Saliu nuk I dha asnje post ne qeveri. Azemi merrej me kondrabanden e naftes dhe gjera te tjera per tu pasuruar.z M Nano shkrimi juaj eshte shume i drejte eshte mbushur SHqiperia me statuja. Ahmet Zogu ka statuje por a eshte e drejte. Hymni yne kombetar thote nga lufta largohet vetem ai qe eshte lindur tradhetare.Ahmet Zogu u arratis dhe ka statuje.

  39. nikolla says:

    BRRAVO MUQ NANA JAM PLOTESISHT KORREKT ME JU AZEMI NJE HALABAK ORDINER BERISHA E VRAU DHE FAMILJA E AZEMIT SHKOJNE MAS BERISHES NJE KRIMINEL ORDIBNER GRUJA E AZEMIT BASHKE ME FEMIT E TIJ PA KARAKTER TE DEGJENERUM

  40. vathi says:

    rrafshuan shqiperine e bukur ky hale tropoje me kokleshet qelbak qe perves tritolit e fitilit zjarrpercjelles nuk kishin zanat tjeter ….rrafshuan mbi 500 fabrika e uzina se I priste ceku I bardh I dhjetistit azem hajni e gramoz pashko legenit qe u zhduk ne det…

  41. lulashi says:

    Ne vemendje te femijve te Azem Hajdarit, vecanarisht kesaj qyqares qe Saliu e ka bere deputete. E shikoni se kush ka qene babai juaj? Si nuk tha njeri nje fjale te mire per te? Mos pretendon kjo cupulina se e ka njohur babane e saj? Ate vetem Fatmira e ka njohur pjeserisht nga dajaku qe i ka dhene Azemi, por puna ia do te mos flase sepse humbet gjithcka qe ka vjedhur i shoqi dhe i ka dhene Saliu.

  42. Boby says:

    Muçi, mos u bëj xheloz, se edhe ty do të bëjnë një bust, në shurrtore, ku do ta lagin tullën të gjithë, plehër

  43. M says:

    C’far kan ber ata heronjte etu me shume se nje njeri i thjeshte qe dha jeten per atdheun apo jan te” degjuar”si puna jote, po i ben te gjitha corbe per dera, e pastaj u vihen rrugeve emra te vdekurish ( te gjyshit, gjyshes apo prinderve) te atyre qe ekishin ne dore, shikoni c’ beht ne jug, emra per njerez me vdekje biologjike pa asnje lloj kontributi per atdheunujan ven rrugeve
    Te perbysesh nje sistem nuk do te thote te perbysesh historine duke ibere te gjitha lemsh, kjo eshte demokracia??

  44. babo says:

    Muç Nano, je analisti më i mirë dhe ke “trimëri” intelektuiale, gjë që nuk e kanë të tjerët, që lëpijnë nga mëngjesi në darkë…! Por megjithatë statujat e “hajdarit” (me “h” të vogël), do të mbeten, duke vazhduar të ngopin me “përralla të bukura”, këtë popull mjeran… (që të themi të vërtetën, “i a do bytha”…) !!!

  45. historushi says:

    Or zoti Fatos Nano, a asht ky njaj qi ta ka zon pusine ke ura vajgurore kur ktheheshe prej Berati apo jo? Sa polica vrau atje, apo s´man men aq larg ti.

  46. besnik Salataj says:

    ne radhe te pare respekt per nje njeri,(ish dhjetorist,prind…..) por ky debat per mua eshte me se i goditur dhe ne kohe..mjaft me me simbolet kombetare,Hero kombetar,bust ketu bust atje…..jo me ,po shperbehemi si komb,seicili ka pjesen e tij ne kete vend,kush eshte nje pjese e tetij populli,(PD-ja) qe vendos buste vend e pa vend qe nuk kane efektin kohe,,,cfare fshihet pas ketyre veprimeve dashakeqese me te pakten,a ka dere ky shtet ku te respektohet ai qe lexon,,,,ai qe lexon,,,jo ate ,,,,,qe e ze libri…… ka thene i madhi i skenes tone nga Memaliaj.ketu te jap te drejte muc nano,nuk jam dakord me menyren se si dhe ku zhvillohet ky debatmduhej nje tavoline e rrumbullakte sot dhe jo neser ku ti jepet vendi seicilit dhe jo cdo gje ti lihet kohes,respekt per guzimin qe hap keto tema te nxehta ne kohera te nxheta,kjo eshte trimeri per mua,ta shikosh realitetin ne sy dhe te marresh perseper te besh dicka per vcendin tend si edhe e ndien,,,,

  47. Lu says:

    Nuk po i lexoj te gjitha komentet se qenkan shume por mendoj se nano e ka qelluar me kete lloj arsyetimi dhe fakte dhe ka plotesisht te drejte!sa per ca njerez qe bejne komente jo maloku,labi o laluci tregojne vetem inteligjencen e tyre te ULET.

  48. hipokriti says:

    MustafaNano! E ke qare.Me nje gur ke vrte dy zogj.Se pari,si dhe here tjeter, ke treguar para popullit tend se je njeri me nivel te gjere kulturor,trim dhe i civilizuar dhe pas humbjes se Ilia Stefanit para kohe, na frymezon me keto qe shkruan dhe i ve ne vend gjithe demodete e historise ,qofshin politikane si Kryemafiozi i PD-se qe e denigroi Azemin ne te gjalle,me pas organozoi vrasjen e tij pa lene gjurme,sic vrau dhe gjithe Haklajt ne Tropoje njeri pas tjetrit… dhe i ngre himne sot;Lulash kurva,pa shtylle kurrizore,qe s’e ka per gje te kepute kopace gjithe diten per konsum te te tjereve,duke qene i ndergjegjshem se genjen “dhe per oren”; Like sheiku e Mona cocsaina ,qe nga te majte te theksuar i bejne veri per aresye politike atij dhe qofshin gazetare,analiste etj etj. se dyti,percaktimi juaj eshte me se i sakte .Busti i tij i pamerituar eshte nje perdhunim i historise.Ai nuk ka asnje merite mer shume se te tjeret ,persa i perket levizjes studentore.U ndodh ne momentin e duhur ne vendin e duhur.Kaq! Ppor duke qene se ishte vagabond i klasit te pare,( i perjashtuar dy here nga shkolla e rezervave ne Tirane si pijanec e rrugac), i rekrutuar nga sigurimi ne Krume kur ishte ushtar nga ku edhe u lirua pasi nxorri raport mjekesor si “psikopat”(lexo intervisten e Izet Haxhiajt) dhe verdallosej tek qyteti i studentit (nuk e di a e mbaroi dhe shkollen e rezervave si debil qe ishte,pa asnje diplome shkolle,fillorist,se per shkolle te larte,vetem ne boten tjeter do te mund te mbaronte me mendjen qe kishte)dhe bridhte me studente te ndryshme.Pra u ndodh atje, iu bashkua “rremujes” se studenteve,qe u be levizje e gjere dhe shkak i permbysjes se sistemit dhe meqe ishte nga treopoja e kontaktuan dhe e ingranuan Berisha dhe tropojane te tjere ne levizjen e dhjetorit.Po,ishte i guximshem,si te gjithe vagabondat e asaj kohe,qe vepronin ne kundershtim me ligjin e kohes .Pastaj ngjarjet rrodhen qe u themelua PD-ja dhe ai u be kryetari i qindsheve te zeza te saj e levizte i armatosur e me shoqerues kriminele rreth tij neper shqiperi.Se cka ka bere ai palaco e dine te gjithe ata qe e kane njohur nga afer dhe kane jetuar ne ate kohe. Qe nga inkurajimi i cdo veprimi shkaterrues te prones se perbashket te shtetit,inkurjim e kryerje vjedhjesh,presionesh,shantazhesh,rrahje personash te ndryshem e deri dhe vrasje te ndryshme.Futja e tij ne politike se bashku me kermen e vjeter vicidoliane Berisha ishte nje fatkeqesi per kete vend.Nje pjese te cilesive te tij,per aresyet e tij,i ka shprehur dhe vete padroni i tij Berisha ne nje fjalim te tij botuar ne RD me 218 gusht 1995 ku e cilespon “spiun,mik te Irakli Kocollarit e te atyre qe i quan “80 lekshit”=sigurimsa,(per ata qe nuk e dine kete), vrases e organizator vrasjesh ne prag te zgjedhjeve te 22 marsit dhe te 2 prillit 1991, pijanec,duke e krahasuar me Rita Markon etj etj.
    Azemi ishte nje i ri i degraduar nga te gjitha drejtimet.Nuk kishte asnje konsiderate dhe per popullin te cilit i perkiste duke u shprehur per te se”ne shqiperi jane 1 milion spiune,1 milion komuniste dhe 1 milion hajdute”.Ky pra eshte ai te cilit me hipokrizine me te madhe i eshte ngritur dhe monument.Po krahasohet ky kriminel e vagabond,qe te iken truri kur e mendon,me Skenderbeun e MADH dhe eshte me permendore ne Shqiperi? Po me Ismail Qemalin e pavdekshem? Me ke ka luftuar ky qen rrugesh qe i bene dhe permendore dhe homazhe,me pulat? A po,ka luftuar me vajza te ndryshme kur i perdhunonte njeren pas tjetres.Sic thote dhe “Arlindi” ne 1993-1994 shkonte ne nje hotel ne Golem me dy-tre femra njeheresh…Ky eshte shembulli qe duhet te frymezoje nje Hero,nje Nder i kombit?Kuje per kete vend dhe per kete pisllek ku jemi katandisur!Turp dhe per gruan e vajzen e tij qe i lepihen Atij qe e “vrau”kur ishte gjalle dhe tallet me te tani qe ate e kane ngrene krimbat.Per medalje e permendore jane ata qe kane dhene gjakun per mbrojtjen e interesit te perbashket te popullit te tyre dhe te kombit,qofte ne lufte apo ne kohe paqeje,ata qe e kane ngritur dhe e ngrene lart emrin e kombit dhe popullit te tyre dhe qe pa urdher e interesa mbeten te pavdekshem ne kujtesen e popullit sic mund te them psh.Dritero Agolli,Vasil Laci,Avni Rustemi etj etj dhe jo vagabonde rrugesh qe i kujtojne vetem ata te sojit te tij dhe vetem per nje kohe te kufizuar dhe kujtohen per deme e per te keq.Ky po, mund te klrahasohet me te gjithe ata kryetare bandash qe jane akuzuar,denuar apo jo per vrasje ne kete vend si Zani,Gaxhai,Emiliano Shullazi,Lulzim Berisha etj.Zani psh dhe shoket e tij,ose sic quhen “banda e Ciles” u organizuan dhe luftuan kunder bandes se krijuar nga PD-ja,pra nga dyshja Berisha-Azem Hajdari dhe Zani eshte akoma dhe sot ne burg. Biles ky,pra Azemi,ua kalon ne kthese te gjithe atyre me biografine e ndyre qe ka patur,sepse ky organizoi gjithe kriminelet e shqiperise dhe i vuri ne levizje per ta cuar shqiperine ne zero,sipas teorise se Pashko-Rajersonit dhe per te asgjesuar cdo gje pozitive dhe cdo element te majte,”komunist” qe u prishte pune ne rrugen e tyre antikomuniste e destruktive.Ky veprim i theksuar politik eshte me te vertete denigrim politik i historise.Turpi eshte i atyre qe e bejne dhe i atyre qe per interesa te ngushta personale apo politike u bejne iso.Edhe nje here bravo Mustafa Nano!.

  49. Lloji says:

    E verteta dhemb, Nano ka thene vetem te verteten per brezin e sotem qe nuk e dine.
    Ne ish demokratet e viteve 90 e dinim qe Azemi (ndjese paste) ishte nje injorant i forte si shume te tjere…

  50. moderni says:

    Mier e ke thene o Muc, ai per gjykaten eshte vrare per gjakmarrje, po ku jane mesuar kafsheria te respektojne institucionet dhe vendimet e tyre. Nuk ka pse te behet hero nje figure qe se paku dueht these se eshte perfolur per perfshirje ne afera shume te pista, nga kontrabanda deri te vrasja. Ka shume shqiptare qe kane bere me shume per vendin tone, mbase ne heshtje, por me dedikim dhe ndershmeri qe nje i dyshuar kriminel si azemi as nuk i ka menduar. Ben mire qe perpiqesh ta mbash te paster historine nga intruzione kuterbuese si keto qe kerkone te imponoje Sali krimineli.

  51. Alban Dega says:

    Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM
    Subject: AZEM TI JE GJALLE …. !

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !

    POST SCRIPTUM: Nje mesazh edhe per te bijen e Azemit qe po orvaten ta keqperdorin njesoj si te jatin…. Edhe djalli shfaqet me fytyre njeriu, thote filozofia 5000 vjecare kineze.

  52. Iliri nga Gjermania says:

    Për mendimin tim,Statujën e meriton një njeri që ka dhën kontribut për Atdheu dhe Shtetin Shqiptar,për ta çuar përpara vendin nga ana Politike,Kulturore,dhe
    Sociale.
    Unë nuk shoh ndonjë nga këto vlera që i ka dhënè i ndjeri Azem Hajdari.
    Ai ka percjellur vetèm vlera vllavrasje, hakmarrje dhe vlera të personave me integritet shumë të ulët.

  53. vini says:

    trap,trap po ca gjera i thote sak ky m.. nano

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje