Në shtëpinë e Saimirit…

30 Tetor 2017, 21:21Politika TEMA
Në shtëpinë e Saimirit…

Top Story u zhvendos këtë të hënë në shtëpinë e vënë në qendër të vëmendjes, jo vetëm të medias, por edhe të Prokurorisë.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri thyen sërish heshtjen për dosjen “Habilaj”, për Audin e famshëm, për raportin tashmë të ndryshuar me Edi Ramën, Partinë Socialiste dhe karrierën politike.

Tahiri e nisi rrëfimin e tij me ndjesinë që pati kur në shtëpi hynë për kontroll prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore. Ai thotë se e parashikonte këtë.

Ndjesi e sikletshme por jo e paparashikuar për mua, pavarësisht se detyra më ka bërë që të shikoja anën e atyre që hynin në shtëpinë e njerëzve. Kuptova që është procedurë goxha e vështirë, veçanërisht për familjarët. Kam kuptuar të gjithë ata që janë ndjerë disi të dhunuar nga policia dhe u kam dhënë më shumë të drejtë atyre që në kohën kur më ankoheshin ndoshta i neglizhoja pak”, deklaron Tahiri.

Tahiri thotë se familja e ka pritur me shumë stres.

Askush nga ata nuk e ka menduar që politika në Shqipëri mund të ketë këto kosto. Kjo e ka kthyer politikën deri diku në një instrument që u është neveritur njerëzve. Ka shkuar përtej limiteve, por mua nuk më është neveritur, sepse mendoj që periudha të tilla për mua, ndoshta shërbejnë që të tjerë pas meje mos e kalojnë padrejtësisht”, thotë ai.

1 komente në “Në shtëpinë e Saimirit…”

  1. .. says:

    Kjo eshte shtepia “modeste” e ish ministrit.
    Si ka mundesi nje 35 vjecar te ket te tille luks jetese, kur qindra mijera Shqipetar robtohen per te siguruar ushqimin.
    C’fare rroge kishte ky kalamani qe ka krijuar keto kushte ne nje vile dhe jo ne nje shtepi 60m2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje