Krerët e SHISH/ Të gjithë të Gazidedes: Ajazi dhe Bendo, rekrutë të vitit ‘90

30 Tetor 2017, 20:26Politika TEMA

I pagëzuar edhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese me emrin Shërbimi Informativ i Shtetit, duket se edhe për shumë kohë në kujtesën qytetare shërbimin sekret vendas do ta ndjekë edhe emri i mëparshëm, si SHIK-u.

Siç rezulton pas viteve ‘90 shumica e drejtorëve të SHISH janë shkarkuar dhe vetëm dy prej tyre janë dorëhequr, që janë Irakli Koçollari dhe Visho Ajazi Lika.

I diplomuar si dy nga paraardhësit e tij në shkencat ekzakte, Visho Ajazi Lika, sapo ka lënë auditorët e ka nisur karrierën si pedagog në fushën e informatikës. Pikërisht si mjeshtër në këtë fushë ai hyri në shërbimin sekret kur ishte 38 vjeç dhe kur drejtimin e këtij institucioni e kishte Bashkim Gazidede.

Me një jetë mes emigracionit nga Greqia në Kanada, nga informatika tek diplomacia, Visho Ajazi Lika u rikthye në strofullën e sekreteve 20 vjet më vonë.

Pas shkarkimit të bujshëm të Bahri Shaqirit, Lika mori drejtimin e Shërbimit Informativ në gusht 2012, si akti i parë formal i Presidentit të sapozgjedhur të kohës, Bujar Nishani.

Në një nga daljet e tij të pakta publike, Lika firmosi një marrëveshje mes Llallës dhe Tahirit si një përpjekje të institucioneve për të forcuar luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pati pikëpyetje gjate këtyre pesë viteve në detyrë a kishte përgjuar apo jo SHISH edhe politikanë, ndërsa Visho Ajazi Lika doli para një komisioni si dëshmitar për një çështje tjetër; atë të “Imsi Catcher”, një histori përgjimesh edhe kjo, por e pavërtetuar.

Në kohët e fundit, SHISH u përfshi në debatin për kanabizimin, dhe aktualisht një dosje e tij për përfshirjen e mundshme të policisë, është pjesë e një hetimi penal.

Pas dorëheqjes, numri dy i sherbimit sekret, Helidon Bendo, 46 vjeç gjendet në tryezën e Presidentit.

I propozuar si pasues i Visho Ajazi Likës, Helidon Bendo e ka nisur rrugëtimin e tij në shërbimin sekret si agjent i thjeshtë. Çka e bashkon me Visho Ajazin, është pikënisja e përbashkët në shërbim, pikërisht në kohën e Gazidedes.

25 vjeç në atë kohe dhe i sapodiplomuar për matematikë, Helidon Bendo sapo kishte lënë Greqinë, ku ka jetuar në mënyrë të shkëputur si emigrant, një vend ku ai edhe u pagezua në traditën e gjithë emigrantëve në vendin helen me emrin Johan.

Siç tregon CV e tij Helidon Bendo ka ndjekur për mëse dy dekada në SHISH formulen e hapave të vegjël. Vit pas viti nga agjent ai më tej ka ngjitur shkallët si drejtor në rrethe të ndryshme, ndërsa prej prillit 2016 ai ishte zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit sekret vendas, ose ndryshe njeriu në hije i Visho Ajazit…deri të hënën, kur zëvendesoi atë në postin e kreut të SHISH./TCH

3 komente në “Krerët e SHISH/ Të gjithë të Gazidedes: Ajazi dhe Bendo, rekrutë të vitit ‘90”

  1. ''askush nuk urrehet me shume se ai qe thote te verteten...........[PLATO]! says:

    …..dhe mbi te gjitha,korrake sunite! fatale,me keta njethundrake nuk behet shtet………

  2. lato says:

    Po pse 20 vjet e kishjte mandatin Visho?Ne vend qe te priste fundin e mandatit,5 dite para se te shkarkohej,dha doreheqjen teatrale.

  3. Po si munde o Medo Baze, qe ky Institucion i rendesishem te drejtohet (me shumice) nga ish-studente te Fakultetit te Shkencave te Natyres. Cfare “profesionalizmi” kane Keta ish- te Fak. Shkencave te Natyres, per te sherbyer ne krye te Sherbimt Sekret (Inteligjent) Shqiptar. Disa “Kurse” jashte Shtetit nuk jane gjithcka per te arritur ne nivelin e Drejtorit te Sherbimit Sekret te Shtetit. Dicka e ZEZE deri ne te “mistershme” mbulon Institucionin e SHISH me te tille Drejtues, duke filluar nga Krye-Krimineli (gjithmone pas Sali Berishes nje shkalle) Gazidede, por dhe njeriu me i besuar i Gazidedes, Visho Ajazi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje