Debatet në PD, reagon Astrit Patozi: Pushka top ju bëftë, o trima! Harrojeni Tahirin, armiku është tjetër...

31 Tetor 2017, 17:59Politika TEMA

Ish-deputeti Astrit Patozi ka komentuar zhvillimet e fundit brenda selisë blu.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se armiqtë brënda PD-së vijojnë të jenë deputetët që janë treguar kritik me lëvizjet politike të liderit të saj dhe jo çështja “Tahiri” dhe qeveria “Rama”.

HARROJENI TAHIRIN, ARMIKU ËSHTË TJETËR…

Ne mendonim se Lulzim Basha po i mbledh njerëzit këto ditë për t’i organizuar kundër qeverisë, sidomos tani që çështja “Tahiri” i ka rënë opozitës si dhuratë nga qielli. Që në mos e rrëzoftë dot, të paktën t’ia bëjë jetën e vështirë Edi Ramës.

Por edhe pse qeveria është me brekë nëpër këmbë dhe po përpëlitet, këta e paskan hallin në vend tjetër.

Ndiqni raportimet e shtypit për mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Shqetësimi nuk qenka, as droga, dhe as lidhjet e politikës me krimin, por si ta pastrojmë edhe më shumë partinë nga armiku i brendshëm. Pushka top ju bëftë, o trima!

Takova sot një deputet të listës “Basha” dhe i thashë me shaka se qeverinë edhe mund ta rrëzoni, kurse ne “armiqve” nuk na bëni dot gjë më.

Sepse nuk keni nga çfarë të na shkarkoni. Vetëm burgu dhe vdekja kanë ngelur, por ato, për fat, nuk i ka në dorë Lulzim Basha.

 

 

2 komente në “Debatet në PD, reagon Astrit Patozi: Pushka top ju bëftë, o trima! Harrojeni Tahirin, armiku është tjetër…”

  1. Adriatik says:

    Z. Patozi gjithmone traplliqe ke thene si ne parlament dhe tani , mos vazhdo me se I jep te drejte Bashes qe te ka lene jashte parlamentit, ose vazhdo se nuk eshte problem nje gomar me shume e nje me pak.

  2. Taras Bulba says:

    O Astrit breket te kane rene ty dhe gjithe pederave Ps eshte e forte dhe me e forte do behet se deri me 2024 e ka te sigurte per sa kohe do jeni ju ne politike duke filluar me dy kriminelet Berishe e Bashe e duke e mbyllur me budallenjte Flamur Noka ,Bumcin,Paloken,Halimin e shume e dhume budallenj te tjere ,z Redaktor pse nuk mi botoni opinionet e mia ,shohe qe shume emeravevi boyoni per dite ,me fal mos eshte me pagese e une nuk di gje ? me thoni ku te paguaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje