Sulmi vdekjeprurës në Nju Jork nga emigranti uzbekistanas me banim në Florida i ka dalë për shtat si argumenti themelor i presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund lotarisë së diversitetit, e njohur ndryshe si lotaria amerikane, aq shumë e pritur nga shqiptarët.
Lotaria amerikane zakonisht nis rreth muajit tetor dhe zgjat për rreth një muaj, e Ambasada amerikane në Tiranë gjithnjë ka bërë thirrje që aplikantët të mos e lënë për në ditët e fundit aplikimin, pasi ndodh që ngarkohen serverat dhe mund të mos merren në konsideratë aplikimet e vonshme.
Një defekt në serverat e lotarisë bëri që programi i diversitetit për vitin 2018 të mbyllej për pak kohë dhe të riniste, por tashmë, pas 8 viktimave të shënuar mbrëmjen e djeshme në Nju Jork nga uzbekistanasi që drejtoi kamionçinën e tij drejt këmbësorëve dhe çiklistëve, bën që administrata “Trump” të marrë në konsideratë mbylljen e lotarisë.
Veç kësaj, njoftimet e fundit nga Shtetet e Bashkuara flasin se Trump mund të konsiderojë edhe dërgimin e të autorit të sulmit të djeshëm terrorist në burgun e Guantanamos.
Nuk e mbyll dot … eshte kopetence e kongresit Amerikan
E mbyll ne cdo kohe ose e reformon (dicka te ngjashme me ligjin e emigracionit Kanadez). Eshte kopetence e plote e qeverise Amerikane.
Nese nuk e aprovon Kongresi ai Portokalli ne Shtepine e Bardhe leshon urdher administrativ, sic i ka hipur ne qejf te bej qe kurse ka ulur menderen ne ate karrige.
asnje koke njethundraku muslim ne token e bekuar kristiane……………………..AMERIKI , EVROPI!
Normal, tani me te thatin do digjen dhe te njomet. Amerika po mbyll dyert, gjithashtu dhe Evropa perendimore eshte drejt asaj rruge. Kufijte do mbyllen perseri per vendet e vogla si Shqiperia shkret. Lum ata qe hiken, kane qene me te zgjuarit. Nje jete kemi dhe ata qe hiken e jetojne lirisht e persmari. Mjer keta qe ngelen te perjetojne ferrin shqiptar cdo dite dhe sikur miliona te kesh.
Mire eshte , te mbyllen rruget e emigracionit per çdo myslyman , te çdo shteti . Madje edhe Europa duhet te beje te njejten gje .
“Portokalli” i Shtepise se Bardhe eshte mesuar tani te leshoje urdhera ekzekutive sipas qejfit.
Te shohim cdo beje ne kete rast nese Kongresi nuk ia aprovon.