Rrëfimi i Visar Zhitit: Kur Edi Rama përlotej dhe i bërtiste operativit për mua. Më vinte natën në shtëpi, kur sapo isha liruar dhe më kishin braktisur

1 Nëntor 2017, 11:56Kulturë TEMA

Visar Zhiti ka botuar një libër të ri, me titullin “Si na erdhi ai, i ndaluari…”

Të të tregoj për një bërtitje të Edi Ramës për mua, e kam futur edhe tek libri ‘Ferri i çarë”, shkruan Visar Zhiti në librin e ri.

Zhiti kujton kohën kur sapo ishte liruar nga burgu dhe punonte në fabrikën e tullave në Lushnjë.

Ishte ende diktaturë dhe Zhiti kujton se në atë kohë ishin të paktë ata që i vinin në shtëpi.

Edi më vinte… mbrëmjeve vonë…lexoja poezi të miat, nga të fshehtat, dhe Mondi thotë se e ka parë të përlotej…”, shkruan Zhiti në librin e ri.

Por nuk është vetëm ky moment që Zhiti kujton në raport me Edi Ramën.

Në atë kohë, Edi Rama bënte një afresk në murin e muzeut të qytetit….

“…Pikërisht në këtë kohë,  Sigurimi i Shtetit prapë më ishte qepur keqas dhe donte të më bënte bashkëpunëtor…

Unë nuk po pranoja vendosmërisht.

Dhe një paradite, teksa po pinim kafe andej nga “Blerimi”, Bujari, Mondi, Edi, Ladi më kishin marrë edhe mua, ‘me biografi të keqe, armikun’, isha ndërresa e dytë, pasdite duhej të shkoja në fabrikë ku u shfaq operativi i Sigurimit të Shtetit, ai që më përndiqte, u ul diku përballë, që ta shikoja dhe të më shikonte, ngultas si në filmat sovjektikë, sikur donte të më hakërrehej; eeej, e njeh veten ti, i porsadalë nga burgu, me kë rri, çdo këtu?….

Dhe u ngrita rrëmbimthi, ika befas nga bari.

-Ç’pati? – kishte pyetur Edi, më tregon më pas.

-Shiko andej, i treguan operativin.

Dhe, i gjatë sa dukej sikur shmangeshin shandanët e rinj për t’i hapur rrugë, dhe gjithë nerva, i bërtiti operativit:

-Çdo këtu ti që tremb njerëzit, kush je ti që s’i lë të pinë as një kafe të qetë?…”, shkruan Zhiti në librin më të fundit.

Pjesë nga libri i Zhitit, ku përmendet Rama:

…Të të tregoj për një bërtitje të Edi Ramës për mua, e kam futur dhe te libri “Ferri i care”. Sapo isha liruar nga burgu dhe punoja si skllav në fabrikën e tullave në Lushnjë, ishte ende diktaturë… të paktë ishin ata që guxonin të rrinin me mua e më të paktë ata që më vinin në shtëpi… Edi më vinte… mbrëmjeve vonë… lexoja poezi të miat, nga të fshehtat, dhe Mondi thotë se e ka parë të përlotej…

Në këtë kohë, Edi bënte një afresk në murin e muzeut të qytetit, si Pikaso, thoshin, moderniste. Ata të partisë, veteranët, kërkonin të shembej muri, ka sjellë liberalizëm, atje në Tiranë, ku është pedagog në arte, le të bëjë si të dojë ai, po jo këtu, apo u bën qejfin të internuarve, nejse, pikërisht në këtë kohë, Sigurimi i Shtetit prapë më ishte qepur keqas dhe donte të më bënte bashkëpunëtor. Metoda sovjetike, staliniste, tortura psikologjike, kërcënime, s’e di a kishte ndonjë poezi me këtë temë Jevtushenkoja. Unë nuk po pranoja vendosmërisht.

Dhe një paradite, teksa po pinim kafe andej nga “Blerimi”, Bujari, Mondi, Edi, Ladi, më kishin marrë dhe mua, “me biografi të keqe, armikun”, isha ndërresa e dytë, pasdite duhej të shkoja në fabrikë, kur u shfaq operativi i Sigurimit të Shtetit, ai që më përndiqte, u ul diku përballë, që ta shikoja dhe të më shikonte, ngultas si në filmat sovjetikë, sikur donte të më hakërrehej: eeej, e njeh veten ti, i porsadalë nga burgu, me kë rri, ç’do këtu?… dhe u ngrita rrëmbimthi, ika befas nga bari.

Ç’pati?, kishte pyetur Edi, më tregon më pas. Shiko andej, i treguan operativin.

Dhe ai, i gjatë sa dukej sikur shmangeshin shandanët e rinj për t’i hapur rrugë, dhe gjithë nerva, i bërtiti operativit: ç’do këtu ti që tremb njerëzit, kush je ti që s’i lë të pinë as një kafe të qetë?

Vonë, tani afër, do të më jepej rasti të bisedoja me Edi Ramën për Shën-Peterburgun, ku ai kishte qenë për një vizitë me familjen e tij, kërkonin një grua, një lidhje e hershme… dhe kishte mbetur i mahnitur nga “Venecia e Veriut”. Çfarë qyteti, më tha, sa art, sa shije, sa poezi ka ai vend…

Edhe Moska… Isha përzishëm, ndërkaq arrija të ndiqja rrëfimin e tij, po më fliste si mik, si dikur, nuk më shikonte, teksa lëkundej mbi poltronën kryeministrore, vazhdonte të vizatonte, sigurisht mbi ndonjë shkresë, shkëmbente ngjyrat, edhe tonin në të folur, ishte dhe s’ishte aty, skica po përplotësohej, mbase ishte gati tani për të shkuar pas të tjerave në ndonjë ekspozitë në Berlin a Firence, ndërsa në gazetat e huaja dilnin titujt… vizatimet e një Kryeministri… dhe m’u nëpërmend, s’di se si, se pikërisht ai për mua kishte bërtitur prapë.

12 komente në “Rrëfimi i Visar Zhitit: Kur Edi Rama përlotej dhe i bërtiste operativit për mua. Më vinte natën në shtëpi, kur sapo isha liruar dhe më kishin braktisur”

  1. ajnshtajni says:

    epo edhe ktu paska bo “krim” ai sigurimsi a?
    e ca ka qe ai paska shku n kafene dhe osht ul n tavolin? pa thon asgjo pa bo asgjo!
    kurse edi I qenka hakerry sigurimsit .
    sigurimsi shkret s paska bo asgjo.
    dhe thon qe sigurimi paskerka qen I tmerrshem. ca lesh tmerri ka pas bo ai ne popull kur populli I gerthet ne mes te kafenes vetem pse sigurimsi ulet me pi kafe!!!
    shko sot ne kafene dhe hakerreju dikujt qe po pi kafe perball tavolines tande,pa shkak,pa t fol,pa t bo asgjo ty!!
    nese do ta”fajsojm” sigurimsin pse paska shku me pi kafe n klub dhe osht ul perball te perndjekmit,vaj halli se cfar duhet tu bejm sot ktyne organeve qe perndjekin njeres kur ata I pergjojn,i filmojn,i hyn m hu,i arrestojn ,I kontrollojn banesat,i vrasin edhe me plumb n mes te bulevardit madje!!!!
    kjo histori midis ed romes dhe sigurimsit e nxjerr ed ramen agresiv dhe sigurimsin ne pozita te terhequra .. aspak agresive dhe aspak diktatorjale

    1. Tan_Tironci says:

      Sigurimsi ishte ne orar te punes, mor bir. Kafene ta pij ne shtepi, ose para se te filloj puna.
      Visari se la shkruar kete liber per Ty. Ske IQ ti per let.
      Mban mend Prefektin? Mono, mka vrejt 3 here sira!
      Ku merr vesh ti nga shikimet!!!

  2. Plato says:

    boll lepit bythe o debila se u bete bajat

    1. qoka bo nomi says:

      i njejti mendim edhe na…. hahhhhhha, na doli biri komunistit ma demokrat se “Papa”

      _ shqyptar o shqyptar pse jena kaq ca..r…

  3. Gjini gunëbardhë says:

    Më së shumti këtë Thesar – Visarin e ka ndihmue Preç Zogaj, nuk e di nëse e ka përmendur në librin e tij të ri, që thotë se paska botue. Apo e ka “harrue” pse Preçi tashti është me “hije në biografi”?! Më së shumti duhet të përmendë e tua njohë nderet atyre që sot nuk janë në majë të Fikut, por poshtë ke bytha e fikut.

  4. A.Aleksi says:

    Ke vuajtur vella,e po vuan.Pak kam qene prezent ne ditet e tua ne fabrik,ku nuk te pashe kurre pa nje liber nen sqetull.Isha i bindur pa to jeta jote nuk kishte kuptim.Me dhimbje duhet te duroje shokun e klases ne gjimnas( E.BITI) tek te kontrollonte poshte transportjereve nese po lexoje ne orar te punes.A ke lexuar ti ndonje rrjejsht nga ato qe mbane shoku jot i klases me vehte ,i them nje dite tek me bertiste se duhet te te kontrolloja me shume.Ju ktheva ,nuk te vjen zor qe flet ashtu ? E kam me te mirin dhe ndihem me fat qe lexoj ndonje rrjesht prej tij.Ti hap syte me tha,e bej kete qe them une ‘n.q.se do te jesh ne rregull me Partine! Sa afer e kemi pasur e e kemi njeriun. e mire e te keq.Visar:- Keto jane dy rreshta ne vend te kafese se munguar.Ti ke qene gjithmone i forte,por tani kur te mungon pjesa me e shtrenjte e shpirtit tend i kthyer ne enjgjell duhet te behesh me i forte,se pena e mendja jote dhe e Edit i duhen me shume se kurre ketij Kombi.Qofsh me shendet vella.A Aleksi

    1. lulja says:

      Te lumte goja, sa bukur e ke thene A.Aleksi!

  5. pam says:

    Me pare I peruleshe Berishes, tani Ramsesit te pare, tipike orientale, katundare:adhuroni pushtetin dhe kemben qe ju shtyp. Na vjen per te vjelle nga lepirjet pa fund dhe gjerat teper personale qe doni te na I servirni si heroizma gjenish. Jeni fryer aq shume sa shpejt do pellcisni me shume zhurme.

  6. Lirija says:

    Zoti A. Aleksi, te lumte per fjalet e bukura qe ke shkruar. Bravo, per keto ai sot me shume se kurre ka nevoje.

  7. mistreci says:

    Nese eshte ai A.Aleksi qe kam njohur une, nuk mund te them tjeter, veçse : turp te kete per kete hipokrizi qe shpreh. Nje maskara, qe fshihej pas sloganeve dhe nuk dinte te bente asgje tjeter, veçse te spiunonte dhe te hiqej si parimor ; nje dembel qe e shtynte diten me mbledhjet e partise dhe te rinise ; nje servil i atij E.Bitit qe e shan sot ; nje vemje qe i dukej vetja i madh.

  8. Celo Ziu says:

    Po te isha une Edi Rama
    do ta emertoja Visar Zhitin direkt ne Amerike…
    Vetem Amerika e qeteson Visarin…
    Me kete rast shpeton edhe Bujari!

    Eh, i ziu njeri, s’di nga tja mbaj, s’di me ke ta kete mire: me Salen, me Edin apo me Liro Floririn si skraparlljot…
    Berisha kujton mburrkat e Visarit per te, kur ishte….dhe qeshet vesj me vesh: E di une Visarin, une ia di atij…!

    Vetem Salen nuk e gacmon Visari…

  9. Asd says:

    Nuk e ke kuptuar o Visar. Ai nuk eshte perlotur per ty, por i pelqen te ushtroje dhune. Po te ishin te verteta fjalet e tua do ta shikonim te perlotur ne shume raste gjate ketyre viteve si politikan ku raste ka patur boll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje