Nga Pëllumb Kulla
U shua Mihal Luarasi, një ikonë tjetër e teatrit kombëtar
Ne, nxënësit e tij të hershëm të Shkollës së Lartë Teatrore “Aleksandër Mojsiu” – dhe këtu vetautorizohem të shpreh edhe mendimin e shokëve të mij – do t’i jemi përjetë mirënjohës Luarasit për njohuritë, me të cilat na paisi ai, për mësimet mbi aktrimin, të folurin e pastër dhe regjisurën.
Në praktikën e jetës dihet që roli i mësuesit në formimin e karaktereve në shtytjen drejt dijeve, në injektimin e frymëzimit tek nxënësit është jashtëzakonisht i madh dhe i rëndësishëm. Dhe kjo meritë i atribuohet çdo mësuesi e çdo pedagogu. Por ai rol bëhet edhe më i madh, kur vetë pedagogu është i madh.
Mihal Luarasi na mahniste me elegancën e tij, me kulturën e tij të thellë, me gojëtarinë e shkëlqyer dhe me zotësinë e argumentimit. Gjuha shqipe na dukej dhjetë herë më e bukur kur me të merrej zoti Luarasi, në lëndën e Të Folurit Skenik. Në atë lëndë që pikërisht falë pedagogut, na u bë e dashur, njërin nga instrumentet bazë të veprimit aktorial, gjuhën, ai e trajtonte jo vetëm në përkujdesjen e shqiptimit, jo vetëm në kontrollin e frymëmarrjes për të administruar forcën, apo pëshpëritjen e saj, por dhe drejtshqiptimin e saktë dhe të normuar, që shumë regjisorë e linin pas dore.
Mihal Luarasi la gjurmë të thella edhe në një dorë nxënësish nga ne, që më pas ushtruam regjinë skenike dhe televizive. Ne ndoqëm me shumë vëmendje punën e tij tërheqëse në një nga spektaklet e tij të para me dramën e Figuereidos “Dhelpra dhe Rrushtë”. Dhe e ndoqëm që nga këmbëngulja për të afruar aktorë të kalibrit të madh. Kadri Roshi dhe Margarita Xhepa ma do mendja se me atë vepër të hershme shënojnë dy kryerolet e tyre që i lozën me një pasion të paparë deri atëherë mbi atë skenë.
Një shkollë brenda shkollës ishte për ne dhe regjia e dramës së Pavel Kohoutit “Një Dashuri e Tillë” që ky regjisor i madh e realizoi me studentët e kursit tonë, por që shënoi një nga spektaklet më të bukur të historisë të shkollës dhe bile edhe të repertorit të shfaqjeve të atij sezoni të Teatrit Popullor. Ne patëm rast aty të shikonim edhe njëherë gjahtarin e pakrahasueshëm në gjuetinë e veprave letrare skenike. Ky “gjahtar” që në skenën kombëtare debutoi me kryeveprën e Shilerit “Intrigë dhe Dashuri”, gjuajti në shenjë edhe në fushën e dramaturgjisë kombëtare me drama të vlerta ku bëjnë pjesë dhe ato që shkroi vetë. Veçojmë “Njollat e Murrme” të Minush Jeros dhe “Moshën e Bardhë” të Dritëro Agollit, drama të letërsisë që idhullit tonë i sollën dhe dramat e jetës së tij personale, të cilat nuk ia lehtësonin dot krenaria dhe dashuria jonë, as edhe ndjesia e përgjithëshme se në teatrin brenda kufijve hermetikë të Shqipërisë, Mihal Luarasi më shumë nga kushdo, na pat sjellë përfytyrimin e modernes.
Ishim fatlumë me trupën pedagogjike që na udhëhoqi për katër vjet të tërë drejt portave të skenave dhe studiove, dhe kam mendimin se pak grupe të Shkollës së Lartë Teatrore i kanë dhënë jetës skenike aq shumë talente njëherësh, sa i dha kursi ynë i katër viteve 1960-1964. Talente si Robert Ndrenika, Viktor Zhusti, Vladimir Prifti, Ali Bega, Bukuroshe Kokalari, Shpëtim Shemili,, i përmend duke u munduar të cek majat, pa nënvleftësuar aspak që të gjithë shoqet dhe shokët e mrekullueshëm të kursit që bënë emër në të gjithë teatrot profesionistë të vendit. Dhe meritë e madhe për këtë “bollëk” të një laboratori të vetëm artistik, e them pa lëkundje, shkon drejt mësuesit të mirë, Mihal Luarasit.
Në një ditë fort të trishtë si kjo, ndërgjegjësohemi për meritat e këtij mësuesi të palodhur e këtij korifeu jetëgjatë të regjisurës, këtij teatrologu të spikatur, në pasurimin e dijeve tona, për kthjellësinë e pa zbehur që ai rrezatoi, dhe meditojmë mbi fashën e viteve që jetoi ai, me sukseset dhe kalvarin e pashmangshëm të atyre kohërave.
Të ndrittë shpirti artist i madh, profesor i vyer, dhe mos u shofshin kurrë kujtimet që na le.
Prehu në paqë, mësuesi im!
Nje shkrim i ndjere,i ngrohte e i sinqerte i embeli e i vertete,per nje artist te madh,per nje pedagog
mbreselenes e te haruar nga shtypi e media,per nje njeri,qe u be viktime e persepsionit dhe e exspresionit te bukur e te rralle artistik.
Ngushellime te thella familjes,i perjetshem kujtimi.
Ska njeri kohe te merret me Regjisorin e shquar. Po merren me Tahirin dhe Vishon.
RIP Mjeshter. Te qofte dheu i lehte
Ngushellime familjes, nderim dhe mirenjohje per punen dhe kontributin e madh te te ndjerit ne kulturen dhe artin shqiptar si dhe edukimin e nje brezi te shkelqyer aktoresh dhe rregjizoresh te skenes dhe filmit shqiptar. I perjetshem qofte kujtimi dhe nderimi. Zoti Kulla, kam nje sugjerim. Duhet shkruar dhe kujtuar ish drejtori I Theatrit Popullor dhe nje nga themeluesit e pedagoget e pare te Shkolles se Larte te Artit dramatic, njeriut te mire, shume te kulturuar, Xhemal Brojes, qe eshte lene komplet ne harese
I nderuar z. Kulla! A nuk veren nje paradoks ne vendin tone per vleresimin e figurave te shquara e te cdo fushe?
Mbase rastesia e deshi qe ne nje distance kohore prej dy ditesh te ndodhin. Te mos keqkuptohemi se nuk kam asgje me vajzen! Largohet nga jeta nje gazetare e re, e cila per vete moshen ende nuk kishte fituar eksperiencen e mjaftushme. Aktiviteti i saj ende nuk ishte ne ate nivel sa qe te kishte mundesine per tu evidentuar si nje fenomen, megjithese nuk e perjashtoj edhe qe ne perspektive ajo te ishte nje e tille. C’ndodhi me medien e shkruar e ate vizive ? E ndjera ende pa dhen shpirt ,lajmi mori dhen!? Faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve nuk rreshten per dite te tera e deri me sot se bombarduari: Se u nda nga jeta nje fenomen i rralle, qe zor se do ti vije ketij vendi per dekada te tera!? Gazetat nuk rreshten se shkruari, madje edhe duke perseritur vetveten, pothuajse cdo dite! Ekranet e televizioneve filluan te qemtojne fragmente te tera nga aktiviteti i saj ne televizion dhe gazetari, a thua behej fjale per nje Merilin Monro!? Lum komentesh nga artiste profesioniste e amatore, nga gazetare amatore e punetore, cuperlina te cilat kerkonin ti ngjanin, por me shum per sharrmin e saj! Kur i shikoje dhe i lexoje te gjitha keto te dukej se dicka e jashtezakoneshme kaishte ndodhur dhe jeta per nje momen kishte ndalur rritmin e saj!?
Ku qendron cudia? Per profesorin Luarasi nuk mund te flas me shume, pasi ti ne menyre koncize portretizove profilin e tij, por eshte e dhimbeshme qe po keta njerez te medieve te shkruara e vizive nuk treguan se paku te njeten ndjeshmeri sa ajo qe treguan per humbjen e vajzes!? A nuk e merritonte profesori qe ne fushen e vete beri epoke ne artin dramatik nje vemendje te posacme per gjithe kontributin dhe vlerat qe i la ketij populli ne art!? Mbetem me shpresen se shoqeria jone ne ditet ne vijim do te dije ti jape ate qe merriton. Nderim per vepren dhe sakrificat i paharruar Profesor!