Rikthim tek libri, Kumbaro: Në 25 vite kemi humbur dy dekada lexuesish

26 Tetor 2017, 16:25Kulturë TEMA
Rikthim tek libri, Kumbaro: Në 25 vite kemi humbur dy dekada lexuesish

Mes lexuesish dhe autorësh në sallën gjermane të Bibliotekës Kombëtare, Ministrja e Kulturës u bëri një ftesë të hapur mediave, por jo vetëm, të bashkëpunojnë më shumë mbi shqetësimin që ajo ndau me miqtë e librit, jo vetëm si ministre por edhe si njeri i letrave.

Këtë vit nisma dedikuar librit “Tirana lexon” synon të çojë librin edhe në periferitë e kryeqytetit, si në Bibliotekën e Bathores, por edhe të kthehet në një traditë leximi, që të mbushë me lexues kafenetë e çdo qyteti.
“Tirana lexon” synon ta sjellë lexuesin jo thjesht të librit. Shumë nga ata që janë regjistruar sot në kafenetë e shumta të Tiranës do të kenë edhe krijimet e tyre dhe ndërkohë do të jenë të ulur autorë të njohur. Do të jenë që të gjithë edhe pak shkrimtarë, edhe pak lexues”, u shpreh Jonila Godole, Drejtuese e Institutit për Demokraci, Media e Kulturë.

Gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë do të shpërndahen për miqtë e librit kuponë dhuratë për blerje falas të librave online./ TCh

1 komente në “Rikthim tek libri, Kumbaro: Në 25 vite kemi humbur dy dekada lexuesish”

  1. Haka Tekizoti says:

    Ç’a thu mi ministre?!!!! Nuk kini humbur kokërr lexuesi, përkundrazi, qysh kur i dhatë çmim librit “VRIMA” ka plas leximi. Ndrysho deklaratën që të “përputhet” me realitetin, dhe përpiquni t’i siguroni popullit sa më shumë vrima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje