Çdo të enjte një nga deputetët që vuan më shumë është Flamur Noka.
Tashmë është kthyer në një traditë që seancës plenare të së enjtes të mos i mungojë Berisha me fjalën e tij për çështje që lidhen ose jo me rendin e ditës.
Por për shkak të planvendosjes në sallën e seancës plenare, sa herë që foltores i drejtohet Berisha, Flamur Noka detyrohet që të ngrihet nga karrigia.
Për respekt moshe apo pushteti, Noka gjithmonë kujdeset edhe për karrigen e Doktorit.
Më poshtë disa foto pikante të seancës së djeshme plenare.