Kryeministri Edi Rama ka komentuar shkurtimisht përmes faqes së tij në Facebook raportin e Guardia Di Finanza-s italiane për kultivimin dhe trafikun e hashashit në Shqipëri.
Rama thotë se deklaratat e bëra nga italianët nuk lënë vend për dyshim:
“Kur faktet flasin vetë dhe kur fjala sukses nuk vihet dot në dyshim”, shkruan ai mbi videon e publikuar ku drejtues të policisë italiane japin rezultatet në lidhje me luftën antihashash.
Raporti i misionit të monitorimit ajror për vitin 2017-të u prezantua në prani edhe të ministrit të Brendshëm italian, Marco Minniti, i cili ndodhej në Tiranë në një vizitë zyrtare.
“Ne këtë vit kemi kryer fluturime në 23.77% të territorit shqiptar në zona me risk ku mund të kultivohej kanabis. Kemi kryer 53 misione ajrore ose e thënë ndryshe 129 orë fluturimi.
Në 2016-ën konstatuan rreth 2 mijë plantacione me më shumë se 700 mijë rrënjë ndërsa për 2017-ën, pra këtë vit janë konstatuar 88 plantacione me rreth 5 mijë rrënjë. Reduktimi është i dukshëm”, tha Stefano Skrepanti, shef i repartit 3 të Guardia di Finanza.
Suksesi i droges ne gjithe Shqiperine, kush dyshon?
Epo hajde dhe thuaja LULZIMES,,,ai thote qe me parate e droges keni blere guardia di finanza,,,si i behet kesaj pune ti besojme lulzimes apo guardia di finanza,,,un them lulzimes,,,se keta pepinot jan pak genjeshtar,,,kurse lulzimja thot gjithmon te verteten dhe vetem te verteten,,,,hahaha,,,O PD E MJERA PD,,,KENI IKUR TE GJITH PER LESH MBAS QIRJOS SALI,,,,
Ore nuk diskutohet fare sukesi i kesaj qeverie — Eshte sukses i papare dhe i padegjuar ndonjehere , vetem ndonje qorr nuk e shikon
Biles , suksei po vjen me Patente vapori ……..hahahahaha
looooooooooooooooooooooooolhahahahahahaa
O ka sukses kjo qeveri ,o s’ka ne Europe —
-Kjo qeveri e papare dhe plot suksese te fuste ne burg per 30 dollare mos pagim fature dritash
nderkaq qe milionereve ju falte mos pagesen me 1 , 2 miliard dollare —-Ky eshte suksese qe duhet futur ne Libren e Guinness
Ne kete qeveri, gjithe minsitrat punojne :..Bamp, dhe me i suksesheshmi punon edhe me makine, edhe me gomone, edhe me jahte …edhe me vapor biles se kapatente 100 toneshe
Shifni mor njerez ca suksese ka kjo qeveri —————-Edhe natyrisht taksat do i ngreje perseri, sepse eshte qeveri e suksesit
Vecse ka nje specifike se kjo qeveri suksesin e mat me xhepat e Saje qorrit, nuk e mat me njerezit qe nuk kane te hane buke dhe marrin ruget per Greqi e deri ne Angli —Edhe ky ne fakt eshte nje sukses