Ikja e një historiani universal, i cili i shihte shqiptarët si pasardhës të trakasve

4 Nëntor 2017, 19:47Kulturë TEMA

Në moshën 88-vjeçare ka vdekur Gottfried Schramm, njëri prej historianëve më të mëdhenj gjermanë. Ai ka shkruar një libër me vlerë mbi fillimin e krishterimit ndër shqiptarë dhe ishte autor i hipotezës se shqiptarët rrjedhin nga populli trak i besëve.

Nga Enver Robelli

Gottfried Schramm ishte historian i shkollës së vjetër. Domethënë: historian që nuk vraponte pas çdo mode të kohës. Po të ekzistonte një çmim për prozë akademike, ai do t’i takonte Schrammit, shkruan gazeta «Süddeutsche Zeitung» me rastin e vdekjes në moshën 88-vjeçare të historianit të njohur gjerman. Njëri ndër librat e tij më të popullarizuar mban titullin: «Pesë udhëkryqe të historisë botërore». Brenda 400 faqeve Schramm arrin t’i krahasojë dhe trajtojë pesë kthesa të historisë botërore: lindjen e monoteizmit mozaik, shpalljen e fesë së krishterë, reformacionin e Lutherit, themelimin e demokracisë amerikane dhe revolucionin rus. Kritikët e kanë vlerësuar këtë vepër si madhështore.

Schramm, babai i të cilit ishte hulumtues i Mesjetës, madje njëri më të mëdhenjtë në Gjermaninë e shekullit ’20, studioi sllavistikën dhe historinë e Europës Lindore. Me këtë bazë akademike ai tërë jetën i zgjeroi horizontet e dijes, duke e lidhur historinë e gjuhës dhe të letërsisë me historinë sociale, një ndër disiplinat mbretërore të historianëve gjermanë.

Kritiku Gustav Seibt shkruan në «Süddeutsche Zetung»: «Një libër tjetër i mrekullueshëm (i Schrammit) e karakterizonte letërsinë ruse të shekullit të ’19 në kontrast të letërsisë së asaj kohe të kombeve perëndimore. Vërtetësinë dhe radikalizmin e klasikëve rusë që nga Pushkini Schramm e shpjegonte me izolimin e tyre social në një vend kryesisht analfabet. Kush shkruante në Rusi, këtë e bënte për llogari të veten, jo si pjesë e klasës së kultivuar. Kjo dhe shumë studime të tjera, mes tyre një vepër e madhe mbi reformacionin në Poloni, e përgatitën Schrammin për veprën e tij të vonshme dhe epokale».

Schramm u mor edhe me origjinën e shqiptarëve. Në veprën e tij mbi gjenezën e krishterimit të shqiptarëve dhe konvertimin e hershëm të besëve («Anfänge des albanischen Christentums. Die frühe Bekehrung der Bessen und ihre langen Folgen»), Schramm hodhi poshtë tezën se shqiptarët janë paraardhës të ilirëve. Më 1994 ai prezantoi hipotezën se populli trakas i besëve pasi ishte kristianizuar në epokën e vonshme antike, ishte dëbuar nga bullgarët paganë dhe në fillim të shekullit të ‘9 kishte ikur pranë Adriatikut. Profesori Oliver Jens Schmitt thekson se Schramm nuk ka dëshmi për hipotezën e tij, por po aq e vërtetë është se për vazhdimësinë iliro-shqiptare ka indikacione, por jo dëshmi. Mbi prejardhjen e shqiptarëve në përgjithësi ekzistojnë tri teza, të cilat Schmitt i përshkruan kështu: a) shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe është autoktone; b) shqipja rrjedh nga trakishtja, e cila në kohën e lashtë ishte e pranishme në Ballkanin lindor. Paraardhësit trakas të shqiptarëve janë shpërngulur në drejtim të perëndimit; c) shqipja nuk është zhvilluar as nga ilirishtja, as nga trakishtja, por nga një gjuhë tjetër e vjetër ballkanike, e cila mbetet e panjohur.

Teza e parë mbështetet kryesisht nga historianët gjermanë si Georg Stadtmüller, i cili vendlindjen e hershme të shqiptarëve e shihte në Luginën e Matit. Mungesa e fjalëve që lidhen me botën detare tregon ose së paku është shenjë se paraardhësit e shqiptarëve nuk jetonin në det në kohërat antike, rrjedhimisht bëhet fjalë për një popull malësorësh.

Kontributi i Gottfried Schramm mbetet i rëndësishëm dhe ka përkrahësit e tij edhe në mesin e studiuesve shqiptarë. Teza e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët është gjerësisht e pranuar nga shkenca moderne shqiptare, por ajo nuk mbetet e pakontestuar. Veprën e tij mbi gjenezën e krishterimit të shqiptarëve dhe konvertimin e hershëm të besëve («Anfänge des albanischen Christentums. Die frühe Bekehrung der Bessen und ihre langen Folgen») Schramm ia ka kushtuar tri personaliteteve të rëndësishme, të cilët janë marrë me shqiptarët: Shtjefën Gjeçovit, Millan Shufllajt dhe Norbert Joklit. Populli trakas i besëve, sipas Schramm, kishte gjuhën e vet kishtare. Invadimi sllav i Ballkanit në shekujt ‘7 dhe ‘8 shtoi presionin ndaj besëve. Një pjesë e tyre u sllavizuan, një pjesë tjetër rezistoi dhe iku në kodra, ku ruajti infrastrukturën fetare. Besët u vendosën në një vend të quajtur Arbanon, i cili shtrihej nga liqeni i Ohrit deri te lumi Shkumbin.

Schramm u lind në vitin 1929 në Heidelberg. Pas doktoratatës, të cilën e mbrojti më 1954, dhjetë vjet më vonë habilitoi mbi reformacionin në Poloni dhe nga viti 1965 filloi të punojë në Katedrën e sapothemeluar të historisë së Europës lindore në Universitetin e Freiburgut në Gjermaninë jugore.

20 komente në “Ikja e një historiani universal, i cili i shihte shqiptarët si pasardhës të trakasve”

  1. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    nje ”hasan shqipfoles” pasardhes i thrakeve……….!!!!!???? o Zot,cfare tjeter do te na shohen site…………….!

  2. karakas says:

    thuaj me mire popull majmun halabak qe nuk e di as vete nga e ka preardhjen

  3. HAJDUTI says:

    RIP..NJERI I MIRE DHE I DASHUR

  4. Humbamani says:

    Iliret nga ishin apo nga edhen , she nga shkuan ku perfunduan , durresi Apollonia Butrinti jane me te vjetra se krishterimi , vetem Lezha eshte Qytet 2000 vjecar daton nga lindja e krishtit dhe ne cenkam bullgar te shekullit te nente , hajde histori hajde , edhe gjyshi i Sali Berishes ka lindur ne shekullin e 8 te

  5. Raimond vlonjati says:

    Ja ta hedh poshte une teorine e ketij historianit re fameshem gjerman , me vetem nje pyetje :

    Po nqs Beset jane vendosur ne zonen midis Shkodres dhe deri poshte , kur erdhen sllavet ,
    atehere , po emrin i detit Jon qe esht me i lashte se lashtesia vete , sic thote Historia e Antikitetit grek ,si ka mundesi te jete aty ?

    Sepse Latinet , qe kur u krijuan ne Itali , pothuaj 2 mij vjet para Krishtit , Detin Jon e quanin Mare Nostrum .

    Kjo do te thote se Latinet e kane perkethyer emrin e detit Jon duke mare per baze gjuhen shqipe

    Pra mjafton enri i detit Jon dhe bije poshte teoria e ketij historiani

    Ne fakt ky historian niset nga zbulimi qe ja bere Jirecek , i cili ka gjetur ne germimet arjeologjike ne Bullgari , nje zone ku ushte shkruar fjaka Besoi dhe qe ishte nje fus besimtar
    Dhe Jirecek konkludpi se aty be kashtesi kane jetuar popullsi qe flisnin shqip
    Dhe natyrisht kjo esht e vertete , por konkluzioni duhet te jete qe
    edhe Thrakasit edhe Iliret kane folur te njejten gjuhe , perderisa ne favor te popullsise shqip-folese ne rajonin e ultesires se Myzeqese ekziston emri detit Jon qe nga Lashtesia Para-Homerike ….

    Sic duket gjermani nuk i ka pare hartat e Latineve ku deti Jon quhet Mare Nostrum

    Po nuk ka faj , sepse kete fakt duhet ta vinin ne dukje hustorianet tane

    1. @ says:

      @Raimondo di Valona
      Kliko ne internet “mare nostrum” dhe mos fantazo “si e ema zeqos maje thanes”. Mare Nostrum eshte perdorur nga Latinet si emertim per detin Mesdhe dhe me pas detin Tirren. Nuk ka lidhje fare me detin Ionian.

      1. Raimond vlonjati says:

        At genjejne ne Wikipedia,sepse Deti Mesdhe aty ne harte quhet Mare Internum,jo Mare Nostrum

        Ne fakt para nja 6 vjetesh aty ka qene emertimi perDetin Jon : Mare Nostrum-, ne hartat e lashtesise
        Une kam biseduar me ata ne Wikpedia po para 6 vjetesh, ne lidhje me Detin Jon,meqe nuk kishin te dhena se nga ridhte emri i ketij deti

        Dhe une ju thashe kete teorine time qe Mare Nostrum paraqet perkethimin e emerit te Deti Jon
        , qe ta vendosnin aty ne Wikipedia,por ata nuk pranuan, duke mos dhene shpjegime

        Sc duket,tani po e shof ,qe ata kane bouar kete teorine se gjasme ne ate kohe gjithe DetiMesdhe quhej Mare Nostrum, dhe megjithate ajo harta e vjeter qe kane botuar ata aty, nuk e quan Mare Nostrum Detin Mesdhe , e quan MARE iNTERNUM dhe e kane hequr harten qe tregon DETIN JON me emrin Mare Nostrum

        Ata q e e mirembajne keto faqet e antikiteti jane pro greke ne pergjithesi —

        Megjithate ajo qe them une vertetohet shume lehte po te lexoni ne Bibloteka per kohene Latineve

  6. Arjani says:

    Shmidi apo Shmuti eshte nje bajge qe i eshte dhene teper hapsire e panevojshme nga mediat dhe institucionet shqiptare.

    Eshte nje medioker qe flet pa baze.

    Eshte vertetuar tashme nga genetika qe shqiptaret jane pasardhes te Ilireve , biles pasardhes te fiseve specifike.

    Shqiptaret kane plot fjale vendase per detin.

    Kush e ka hedh kete tezen per mungese te ketyre fjaleve?

  7. Marku says:

    Historianet albanologe gjermane dhe austriake ne pergjithesi e Kane stjudjuar dhe dokumentuar historine e kombit
    Shqipetare ne menyre te pa influencuar nga politikat ditore . Pa as me te voglin dyshim kombi shqipetare eshte I vetmi komb autentik I gadishullit ilirik ( emri original). Jane politikat diskriminuese dhe raciste te europes se hershme
    te cilat te bazuara ne injorancen e neveritshme te aristokracise europiane krijuan shtete fallco ne tokat shqipetare duke favorizuar Keshtu formimin e shteteve si Greqia, Serbia, Mali I zi , dhe shume me vone ate cfare sot quhet maqedoni. Historite e antikitetit grek smund te tregohen pa permendur arvanitasit ( pra shqipetaret ) qe ishin shumica kombeformuese dhe shtet- formuese. Kombi fisnik shqipetare eshte I vetmi ne rajon qe me kuptimin e plote
    te historise,, gjuhes, folklorit, kultures, tradites dhe zakoneve fisnore , mund te quhet komb. Ndersa ” kombet” qe
    Jane krijuar shume me vone ( apo akoma skane arritur te formohen) e Kane perdorur elementin fetar ( element shume I vonshem) ne favor te ndertimit te ” shtet -kombeve” fallco.

  8. lis dushku says:

    Ti o Rajmond ke 10 vjet me kete historine e detit Jon.Dy experte te gjuhesise dhe historise si prof.Nelson Cabej dhe historiani Moikom Zeqo ta kane spjeguar tek gazeta Dita qe peremri pronor Jone dhe emri i detit Jon kane dy etimologji te ndryshme,histori te ndryshme dhe kuptime te ndryshme.Ne gjuhesi quhen Homonime. Psh Bari-bime me te cilen ushqehen bagetite dhe Bari-coban i dhenve.Nuk ka te bej me fjalen bar,por vjen nga folja me bart.Ai qe bart dhente ne kullote. Romaket Mare Nostrum kane quajtur detin Mesdhe dhe jo detin Jon.Fisi thrak i Beseve ka jetuar ne lashtesi midis Dardaneve Ilire dhe Dakeve Thrake,diku nga Rumania dhe Bullgaria e sotme dhe s`ka te beje me Shkodren fare.Ky Schramm nuk ka qene aq budalla,sepse ka 1 mije arsye,prova materiale dhe gjuhesore,qe te cojne ne gjykimin se shqiptaret e sotem rrjedhin nga thraket dhe jo nga Iliret.Spjegimi i emrit te maleve Karpate ne Rumanine e sotme me shqipen Karpe=shkemb,gur.;spjegimi i emrit te qytetit Bukuresht me shqipen bukur,spjegimi i emrit te prijesit te Beseve, Burridava me shqipen burre,gjetja e statujes se perendise ilire te ujrave Bind edhe ne Bihac ne Bosnjen ilire edhe ne Bullgari te sotme tek fiset thrake te Myzeve dhe Beseve,tregon per nje nderthurje te fiseve ilire dhe thrake qe ne lashtesi.Tezen e prejardhjes thrake te shqiptareve e mbajti per here te pare Weigandi dhe e kundershtoi Cabeu me 5 pika te famshme,qe studentet e gjuhesise,duhet ti mesojne si muslimanet,kuranin.

    1. Raimond vlonjati says:

      Nuk eshte e verete ajo puna e Deti Mesdhe qe quhej Mare Nostrum

      Edhe aty ne Wikipedia kur flasin dhe thone kete teorine tuaj per Detin Mesdhe ata japin nje harte te asaj kohe me emrin e Detit Mesdhe ne ate kohe, dhe aty kane bere Autogol

      Se[se po ta zmadhosh ate harte shikon se Detin Mesdhe romaket e quanin Mare Internum , jo Mare Nostrum

      Pra ajo qe thuhet tani ne Wikipedia, nuk eshte e vertete, Ata e kane ndryshuar mendimin e pare –Dhe une e kam shpjeguar pse-ne tekkomenti i mespierm

  9. Alban Hamzai says:

    Asnje studim gjenetik nuk eshte bere per te parcaktuar lidhjen shqiptaro-ilire . Emertimi “Jon” pershtatje shume e vone nga latinishtja ,e cila edhe ajo nga ana e saj e ka marre nga greqishtja _Ionios .Ka edhe komentues si Humbamani qe nuk dine as gjerat me elementare :qe te gjitha qytetet ne bregdetin dhe fushen perendimore te Shqiperise dhe ne Shqiperine e sotme jugore jane Koloni Greke . Iliret nuk kishin pare det me sy -atyre u mungonte fjalori detar ;iliret nuk kishin pare fusha me sy-atyre u mungonte fjalori bujqesor,ate e morren nga sllavet . AKOMA nuk eshte percaktuar prejardhja e shqiptareve . Nuk eshte gjetur asgje nga iliret ,pavaresisht se disa poeto-historiane shqiptare shkruajne plot hartime per prejardhjen nga iliret .Gjeniu E.Cabej shkruan se per iliret nuk kemi asgje ,nga gjuha thrake kemi disa emertime te gjetura ne ultesiren perendimore te Shqiperise… . Sa per kuriozitet fiset qe quhen me emrin “Ilire” ne kohet antike nuk e dinin se kishin edhe kete emer te perbashket ,pra nuk kishin dijene per emrin “Ilir” .Sot kete emer ne e dime vetem nga autoret greke . Ju lutem shume botoni komentin tim !

    1. undefined says:

      Gjemiu Canej ka shkruajtur edhe qe….nje pjese e gjuhes shqipe vjen nga Egjeu i koheve te lashta…..prandaj me ngadale me hipotezat e b…kopil 300

    2. Moisi Golemi says:

      O Hamza palla. Ionios, me cfare kuptimi? Per fiset Ioniane? Po hap nje harte o qurrash dhe shiko se ku gjendeshin Ionianet dhe ku gjendet Deti Jon.

  10. King says:

    Shqiptaret jane pasardhes te Ilireve dhe Epiroteve dhe kjo pune ka Marr fund.

    Tashme e verteton edhe genetika.

    Shqiptaret jane popull arjan.

    Nuk jane jevgj si neo greket.

    Neo greket jane bastarde qe u krijuan si popull nga fuqite cifuto perendimore 180 vite para.

    Kane veshje dhe kercime shqiptare dhe jane krijuar mbi historine e shqiptareve.

  11. elton says:

    Shqiptaret jane pasardhes te Ilireve dhe Epiroteve.

    A ka vertetuar tashme genetika kete gje.

    Por edhe gjuha dhe kultura shqiptare jane nje shembull i kesaj gjeje.

    Nga ana tjeter Shqiptaret jane pasardhes te paster te Pirros gjithashtu.

    I kane dhene botes me shume politikane dhe gjenerale se gjithe ballkani se bashku.

    Shqiptaret jane arjane dhe komb gjaku dhe jo jevgjit rrac perzier si neo greket e sotshem.

  12. Plaku Xhuxhumaku says:

    …atehere i bie qe shqiptaret nuk jane autoktone ne Kosove, sepse kane ardhur mbas sllaveve.

  13. Poli says:

    Po kjo dihet o plaku ,ka pasur shqiptare por jo ne ato numra qe kerkojne ti nxjerrin disa filozofe

    1. undefined says:

      Ka pasur shqiptare…..kurse serbet jane ardhur….ashtu sic jane te ardhur jevgjit e Anadollit qe sot na bejn “helenin” kjo eshte verteta shqiptaret kane qene ketu te tjeret kane ardhur

  14. Hello there,

    My name is George and I’d like to know if you would have some interest to have your website here at gazetatema.net promoted as a resource on our blog georgemartjr.com ?

    We are updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    George

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje