Skenar filmash: Kryeministri libanez jep dorëheqjen, nga frika se mund të vritet

4 Nëntor 2017, 19:28Bota TEMA

Kryeministri libanez, Saad Hariri dha dorëheqjen gjatë një prononcimi televiziv nga Arabia Saudite, ku tha se i rrezikohet jeta, e për këtë arsye edhe ka vendosur të lërë postin.

Hariri sqaroi se i druhet një komploti për vrasjen e tij dhe akuzoi Iranin se po ndërhyn rrezikshëm në rajon.

Sipas kreut të ekzekutivit libanez, Republika Islamike kontrollon rajonin dhe vendimmarrjen në Irak e Siri.

“Po jetojmë në një situatë të ngjashme me atmosferën e krijuar përpara atentatit ndaj martirit Rafik Hariri”, shtoi ai, duke iu referuar kështu të atit të vrarë me autobombë 12 vite më parë në Bejrut.

Saad Hariri sulmoi në fjalën e vet edhe lëvizjen shiite “Hezbollah”, që ka një fuqi të zgjeruar në Liban.

Kur mori çelësat e zyrës së kryeministrit në vitin 2016, Hariri pati premtuar një “erë të re për vendin”, në vazhdën e nje stanjacioni dyvjeçar politik.

2 komente në “Skenar filmash: Kryeministri libanez jep dorëheqjen, nga frika se mund të vritet”

  1. dhe c’lidhje ka nji lajm i tille me Shqiperine ?!
    kush e menxhon kte medie nga me shkerdhatat ne ate vend .Greku apo putana e tij berisha .
    yyyyyyyy rbt. degjenratat e njerezimit , s’ngeli qen ne xhiro pa ju pallu o rrospi muzllumute

  2. Laveri says:

    Edhe ky si baba vet , e ka krrujt me gjethe fiku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje