Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin, që Kremlini të përdorë influencën e tij për të lejuar krijimin e korridoreve të ndihmës humanitare në Sirinë e shkatërruar nga lufta.
Kërkesa e tij u bë gjatë një bisede telefonike të premten.
“Qasja humanitare duhet të garantohet sa më shpejt që është e mundur, veçanërisht në Ghouta Lindore ku qindra mijëra njerëz janë në ankth të madh”, tha zyra e Macron në një deklaratë.
Rusia, Irani dhe Turqia ishin në bisedime për të krijuar, organizuar dhe koordinuar të paktën katër zona “të lira” në Siri.
Por ndihma humanitare, e cila është subjekt i autorizimit nga autoritetet siriane, po has vështirësi në arritjen e kësaj zone.
Rajoni është një nga fortesat e fundit të rebelëve që luftojnë regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad që nga viti 2011.