Qytetarët e Nju Jorkut të mërkurën po mbanin zi për tetë të vdekur nga një sulm terrorist në Lower Manhattan ndërsa pyesnin se sa të prekshëm ata dhe familjet e tyre mund të jenë, edhe pse mblodhën vetën, siç bëjnë njujorkezët, dhe vazhduan jetën.
Disa prej tyre në mënyrë të pashmangshme u kthyen në një tjetër ditë të bukur të vjeshtës në Lower Manhattan, më 11 shtator 2001. Pas asaj dite, ata kujtuan, që ata dhe kombi i tyre u drejtuan në zi dhe drejt unitetit, nga një president që ndau pikëllimin dhe e kuptoi rolin e tij.
Presidenti aktual amerikan reagoi ndryshe.
“Një bukuri alla Chuck Schumer”, zoti Trump shkroi të mërkurën, duke fajësuar një program vizash emigrantësh, të nënshkruar në ligj nga Presidenti George H.W. Bush dhe mbështetur nga Senatori Schumer, për faktin se një i dyshuar për terrorizëm, një emigrant nga Uzbekistani, ishte në këtë vend si banor i ligjshëm.
Trump mund të bashkonte në vend të kësaj kombin. Por ai nuk mund të rezistonte duke u mbështetur në fantazinë e fushatës së tij që mbyllja e kufijve të kombit ndaj atyre që ai synon në mënyrë selektive, është zgjidhja gjithëpërfshirëse ndaj dhunës terroriste.
Brenda një nate ai dhe mediat vendase u kapën me programin – Llotaria e Vizave të Diversitetit – për ta paraqitur atë si një privilegj “politikisht korrekt” që minonte vendin, në vend që të afirmonte vlerat e tij themelore.
“Tingëllon mirë,” tha z. Trump për programin, i cili është i hapur për rreth 50,000 aplikantë në vit nga kombet që tradicionalisht dërgojnë pak emigrantë këtu. Por “nuk është e bukur”, këmbënguli ai. Ai i bëri thirrje Kongresit që ta përfundojë atë.
I nxitur nga një pyetje nga një gazetar, presidenti tha se ai do ta “konsideronte me siguri” dërgimin e të dyshuarit Sayfullo Saipov në burgun ushtarak në Gjirin e Guantanamos, Kubë. Kjo do të ishte marrëzi polemike dhe kundërproduktive, duke pasur parasysh rastin penal që autoritetet tashmë po ndërtojnë në Nju Jork.
I akuzuari thuhet se la një shënim që shpreh simpati për Shtetin Islamik. Autoritetet e akuzuan atë për ligjet terroriste, pasi hetuesit u përqëndruan në atë nëse ai kishte lidhje të rëndësishme me ISIS ose organizata të tjera terroriste.
“Mendoj se nuk është shumë shpejt për të politizuar një tragjedi,” tha zoti Schumer në reagim ndaj akuzës së presidentit se ai po “ndihmonte për të importuar problemet e Evropës.” “Presidenti Trump, ku është lidershipi juaj?”
Schumer tha në Senat duke theksuar se buxheti i propozuar i presidentit do të ulë rreth gjysmë miliardë dollarë nga programet antiterroriste.
Shtrembërimi i sulmit të z. Trump, në të cilin 11 persona u plagosën, ishtë në kundërshtim me reagimin e tij ndaj sulmit në Las Vegas më 1 tetor, kur 58 vetë u vranë dhe qindra u plagosën.
“Ka një kohë dhe vend për debat politik, por tani është koha për t’u bashkuar si një vend”, deklaroi Sarah Huckabee Sanders, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, duke ndalur diskutimet për ligjin e armëve një ditë pas të shtënave.
Këtë herë, zoti Trump postoi një tweet ngushëllimi për viktimat dhe familjet, por të mërkurën përmendi sulmin si provë kryesore për propozimet e tij për të shkurtuar emigracionin e ligjshëm në gjysëm për vitet e ardhshme dhe për të kufizuar aftësinë e muslimanëve për të hyrë në vend.
“Duke qenë politikisht i saktë është e mirë, por jo për këtë!” Presidenti shkroi në twitter, dhe më vonë bëri thirrje për emigracionin “bazuar në merita” dhe jo në “Sisteme të Lotarisë së Demokratëve”.
Presidenti, duke sugjeruar që ai mund të konsideronte dërgimin e të pandehurit në Gjirin e Guantanamos, me entuziazëm e karakterizoi sistemin gjyqësor federal si një “shaka” dhe një “tallje qesharake”.
Të pandehurit e terrorizmit kanë nevojë për “dënim që është shumë më i shpejtë dhe shumë më i madh se ndëshkimi që këto kafshë janë duke marrë tani”, tha ai.
“Ata do të kalojnë nëpër gjykata për vite me radhë, ndërsa në fund do të jenë..” – këtu presidenti ndaloi, duke arritur ndoshta kufijtë e kuptimit të tij për një sistem të provuar – “kush e di se çfarë ndodh?”
Në fakt, ajo që ndodh është se prokurorët kanë fituar qindra dënime për të pandehurit e terrorizmit në gjykata që nga 11 shtatori – përfshirë Dzhokhar Tsarnaev, një nga bombarduesit e Maratonës së Bostonit, i cili u dënua me vdekje në vitin 2015, dy vjet pas krimeve të tij.
Ndërkohë, 16 vjet pasi burgu i Gjirit të Guantanamos u hap, asnjë i pandehur i 11 shtatorit i mbajtur aty nuk është sjellë në gjyq, përfshirë Khalid Shaikh Mohammed, organizatori i shpallur i sulmeve. Kur është fjala për arritjen e drejtësisë, Guantanamo është gazi i vërtetë i botës./The Washington Post – Lexo.al/
Ky eshte fatkeqesia me e madhe qe po i ndodh Amerike pas 11 shtatorit.
Cdo president republikan ben qe paraardhesi republikan i tij te te duket shume i mire. Si nuk vene mend ndonjehere?!!!!
O liberalet qaramane.
Po pse nuk permendni faktin qe diten kur u be tragjedia mijera qytetare te NY festonin Halloween neper rruget e blinduara me kamione me rere????????????????????